Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lobimi/Politikani britanik: Ju rrëfej si e përdorën rusët Lulzim Bashën!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lobimi/Politikani britanik: Ju rrëfej si e përdorën rusët Lulzim Bashën!

Ish-politikani i Laburistëve Denis MacShane thekson se Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha u përdorën nga rusët për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një analizë të gjatë për “The Indipendent”, MacShane i është rikthyer historisë së lobimit të kompanive fantazmë të lidhura me oligarkët rusë pro Putin në favor të Lulzim Bashës.Ish-deputeti i parlamentit britanik saktëson se u paguan plot 875.000 dollarë tek një lobist amerikan, që Basha të dilte një foto me presidentin Trump gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh.

Ai nge pyetjen se “kush i pagoi 875000 dollarët?”

Sipas tij, hetimet nga “Mother Jones”, BIRN dhe “Herald Tribune” në Gllasgou, tregojnë se janë të gjitha para të oligarkëve rusë pro-Putinit, të kanalizuara përmes një kompanie në Edinburg për kompanitë lobuese në Uashington.

 “Pra gati brenda natës, u vunë thuajse 1 milionë dollarë në dispozicion të përpjekjeve të Partisë Demokratike Shqiptare, për t’u afruar me administratën amerikane, me shpresën se votuesit shqiptarë pro-amerikanë, do ta mbështesin partinë që shihet si më e afërt me Trump. Sikur Partia Demokratike të kishte mundur nën zgjedhjet e vitit të kaluar socialistët në pushtet në Shqipëri nën drejtimin e Edi Ramës, do të kishte një përplasje të plotë me Brukselin, me shpresën Shqipërisë për anëtarësim që do të veniteshin”, shkruan McShane.

Ai nënvizon më tej se “kjo i përshtatet përpjekjeve të Rusisë, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm që të jetë e mundur, dhe për të parandaluar Brukselin që të normalizojë rajonin”

Shkrimi i plotë, nga Denis MacShane, “The Indipendent”

Duke parë ndikimin shumë të pakët të Perëndimit në Siri, Vladimir Putin, po e kthen vëmendjen e tij tek njëri nga fiksimet e të përhershme: minimin e kohezionit gjeopolitik evropian.

Ashtu sikurse e shpalli ideologu kryesor ndërkombëtar i Rusisë, Sergei Karaganov: “Për të paktën dekadën e kaluar, bota ka qenë dëshmitare e fundit të lojës të hegjemonisë 500-vjeçare të Perëndimit”.

Rusia është e vendosur ta përshpejtojë këtë fundlojë, duke inkurajuar çdo lëvizje që dobëson kohezionin e Bashkimit Evropian. “Der Spiegel”, raporton se shërbimi i inteligjencës gjermane BND, ka dëshmi se rusët mbështetën fuqimisht separatistët e Katalonjës.

Një përçarje e Spanjës, ashtu si Brexit, e dobëson unitetin e BE-së – një objektiv kyç i politikës së jashtme të Kremlinit.

Pasi shtypi gjermanët në vitin 1945, dhe shtiu në dorë gjysmën e Evropës, Rusia ndjeu se ishte më në fund fuqia hegjemonike në oborrin e saj evropian. Por NATO nuk ishte aq e rëndësishme sa integrimi ekonomik evropian që filloi vitet 1950, dhe që përfshiu gradualisht të gjitha shtetet evropiane deri në vitet 1990.

Arsenali bërthamor i Bashkimit Sovjetik, tanket dhe anijet e ndryshkura, dhe gjeneralët plot medalje nderi, nuk mundën ta ruanin perandorinë sovjetike, pasi Europa komuniste e pa prosperitetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të Bashkimit Europian, dhe vendosi se ishte kjo ajo që ata donin.

Rusia mund të merrej vesh me SHBA-në e largët në baza dypalëshe, por nuk ishte e qetë nga ideja e një Evrope të bashkuar, e cila në Krime, duke vendosur sanksione mbi Gazprom apo duke mbështetur Britaninë për helmimet në Salisbëri, foli me një zë.

Putin preferon marrëdhëniet dypalëshe me kombet individuale në Evropë, dhe nuk pranon idenë e 28 shteteve-kombeve për të rënë dakord mbi çdo lloj politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Kjo është arsyeja se përse Kremlini, i ndihmoi partitë anti-BE si Front Nacional në Francë, dhe synoi të manipulonte mediat sociale gjatë fushatës Brexit. Shpërbërja e Evropës në shtete të ndara kombëtare – që do t’i nënshtroheshin presioneve, dhe në mënyrë që bilateralizmi të zëvendësojë multilateralizmin e BE-së – është një objektiv kryesor i politikës ruse.

Beteja e ardhshme do të jetë Ballkani Perëndimor, ku Brukseli ka deklaruar tani se pas gati 2 dekadave qëndrimi në “dhomën e pritjes”, 6 vendet, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, duhet të presin mundësinë për t’iu bashkuar unionit më 2025-ën. 

Popullsia e tyre e përgjithshme, është vetëm 18 milionë banorë – thuajse po aq sa Austria dhe Hungaria të marra së bashku. 

Ashtu si Irlanda, Portugalia dhe Greqia u transformuan duke u bashkuar me Evropën – dhe PBB-ja e Polonisë, e cila ishte 50 për qind e mesatares së BE, kur iu bashkua BE-ë në vitin 2004, dhe është 75 për qind sot – këto vende të vogla të Europës Juglindore, mund të shpresojnë në mënyrë të arsyeshme, se hyrja në union do të jetë transformuese për to.

Por gjëja e fundit që dëshiron Kremlini, është më shumë integrim evropian, dhe një zinxhir shtetesh anëtare pa ndërprerje nga Egjeu në Alpe. Tashmë, Kremlini po e përdor Serbinë si bazën e saj, duke mbështetur revanshistët serbë që refuzojnë të pranojnë pavarësinë e Kosovën.

Rusia ka luajtur me kartën sllave dhe ortodokse kundër shtetit të Kosovës me shumicë myslimane. Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, është e madhe në Beograd, dhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka ngritur një qendër të ndihmës humanitare në Serbi, me një personel të pajisur me uniforma që i bën të duken si ushtarë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, merr nga një leksion rus çdo mëngjes, teksa vizitoi shpejt Moskën pas inaugurimit të Putinit në mandatin e tij të ri. Tanimë Rusia e ka kthyer vëmendjen tek Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama, shpreson të fitojë nga BE-ja dritën jeshile të fillimit të shpejtë të bisedimeve të pranimit në BE.

Kërkesa kryesore nga Brukseli, është që Shqipëria të reformojë sistemin e saj gjyqësor, duke zëvendësuar gjyqtarët e akuzuar për korrupsion gjatë sundimit të gjatë të Partisë Demokratike, udhëheqësi i përhershëm i të cilës, Sali Berisha, ishte përgjegjës për kolapsin që pësoi ekonomia postkomuniste shqiptare, kur inkurajoi një skemë piramidale financiare që i kushtoi kursimet e jetës shumicës së shqiptarëve.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE, Frederica Mogherini, u sulmua nga pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha, kur këmbënguli në nevojën për të zëvendësuar gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në një marrëdhënie miqësore me politikanët e Partisë Demokratike.

Basha e akuzoi atë për “dokrra”, për këmbënguljen e saj në kërkesën e BE-së për një spastrim të gjyqësorit nga të korruptuarit. Në vend të kësaj, partitë e djathtë shqiptare shkoi në SHBA për të kërkuar mbështetje nga administrata Trump.

Plot 875.000 dollarë u paguan tek një lobist amerikan, që Basha të dilte një foto me presidentin Trump gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh.

Pyetja është, kush i pagoi 875000 dollarët? Hetimet nga “Mother Jones”, BIRN dhe “Herald Tribune” në Gllasgou, tregojnë se janë të gjitha para të oligarkëve rusë pro-Putinit, të kanalizuara përmes një kompanie në Edinburg për kompanitë lobuese në Uashington.

Pra gati brenda natës, u vunë thuajse 1 milionë dollarë në dispozicion të përpjekjeve të Partisë Demokratike Shqiptare, për t’u afruar me administratën amerikane, me shpresën se votuesit shqiptarë pro-amerikanë, do ta mbështesin partinë që shihet si më e afërt me Trump.

Sikur Partia Demokratike të kishte mundur nën zgjedhjet e vitit të kaluar socialistët në pushtet në Shqipëri nën drejtimin e Edi Ramës, do të kishte një përplasje të plotë me Brukselin, me shpresat e Shqipërisë për anëtarësim që do të veniteshin.

Kjo i përshtatet përpjekjeve të Rusisë, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm që të jetë e mundur, dhe për të parandaluar Brukselin që të normalizojë rajonin. Dje, krerët e BE-së u takuan me krerët e Ballkanit Perëndimor në Bullgari.

Brukseli dëshiron të shmangë ofrimin e çdo date konkrete të pranimit, derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “lidhshmërinë”, një fjalë e re e Brukselit për t’u rritur ekonomikisht. Ka shumë faktorë të tjerë në lojë, përfshirë mosmarrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit mbi emrin Maqedoni, që mund të ndalojë hyrjen në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por për Rusinë, mbajtja e këtij cepi të Evropës sa më të paqëndrueshëm që të jetë e mundur, është tani pjesë e politikës së tij mbi Evropën.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bashabritanikLobimioligarketpaguapolitikaniputinrusëvevegel

TË LIDHURA

Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari
Aktualitet

Të shtëna në ajër pas sherrit në zonën e Institutit

11:36 | 24/06/2025
“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO
Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

10:40 | 24/06/2025
Next Post
30 komando të rinj shqiptarë hyjnë në forcë: Gati për sulm!

30 komando të rinj shqiptarë hyjnë në forcë: Gati për sulm!

Foto/Georgina bën Ronaldon që të lër në plan të dytë finalen e Championsit

Foto/Georgina bën Ronaldon që të lër në plan të dytë finalen e Championsit

Historia e Benardit dhe Renës: Si e fituam lotarinë amerikane

Historia e Benardit dhe Renës: Si e fituam lotarinë amerikane

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari
Aktualitet

Të shtëna në ajër pas sherrit në zonën e Institutit

by mirseda
11:36 | 24/06/2025
0

Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Institutit në kryeqytet,...

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

10:49 | 24/06/2025
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

10:45 | 24/06/2025
“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com