Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lleshaj: Policia e Shtetit s’ka ndërmend të mbrohet nga sulmet politike!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj: Policia e Shtetit s’ka ndërmend të mbrohet nga sulmet politike!

Me rastin e 106-vjetorit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka bërë një bilanc të historisë së uniformave blu. Ai garantoi se së bashku me kryeministrin Rama, do të vijojnë me mbështetjen e gjithanshme për të siguruar që Policia e Shtetit, të mund të dominojë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin. Që Forca e Ligjit të jetë e vetmja forcë që ushtrohet në vendin tonë, dhe që vendi të përmbushë me sukses objektivat në fushën e integrimit.

Ndër të tjera, Lleshaj tha se Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme. Ai iu referua kryesisht sulmeve politike, për të cilat tha se Policia e Shtetit nuk është, dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje.

“Në mënyrë të natyrshme, bashkë me lindjen e Shtetit Shqiptar, ndër institucionet e para që u krijuan ishin Forcat e Armatosura dhe ato të Policisë, të cilat i kanë përballuar së bashku detyrat për ushtrimin e funksioneve bazë shtetërore të sigurisë, funksione pa të cilat shteti nuk mund të kuptohet as edhe vetëm si përkufizim. Përgjatë me se një shekulli, forcat e rendit dhe të sigurisë publike, të organizuara kryesisht si xhandarmëri në dekadat e para, apo si Polici më pas, kanë përballuar një ndër detyrat më të ndërlikuara dhe të vështira në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kanë krijuar kushtet për zhvillimin e përgjithshëm të vendit në një mjedis të brendshëm dhe të jashtëm jashtëzakonisht të vështirë. Në përpjekjen e pandërprerë për vendosjen dhe mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia shqiptare ka paguar një çmim të madh përmes angazhimit, shërbimit, sakrificës, por edhe gjakut të anëtarëve të saj. Ky përvjetor është rasti më i mirë për të shprehur mirënjohjen më të thellë, për të gjithë ata mijëra burra dhe gra që përgjatë 106 viteve kanë shërbyer me nder në radhët e Policisë së Shtetit.

Por nderimi më i madh u përket natyrisht atyre që, gjatë këtyre viteve, kanë dhënë jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik. Në përvjetorin e sotëm, Policia e Shtetit ka rastin, jo vetëm për të bërë një bilanc të historisë së saj dhe për të nderuar të rënët, por edhe për të hedhur vështrimin përpara, drejt sfidave dhe detyrave të rëndësishme që qëndrojnë përpara saj.

Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë kushtet bazë të sigurisë, për të mundësuar zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe të shoqërisë tonë, të cilat janë në një fazë të rëndësishme të historisë, e cila, po të duhej të sintetizohej me një fjalë të vetme, do të mund të quhej integrim. Integrim rajonal, integrim europian.  Dhe integrimi është një proces që lidhet ngushtë me lirinë, lirinë e lëvizjes, lirinë e organizimit, lirinë e tregtisë dhe shumë e shumë liri të tjera, për të cilat Policia e Shtetit ka misionin e madh të ofrimit të garancisë bazë, që është Siguria.

Sa më shumë zgjerohen hapësirat e lirisë, aq më e madhe dhe më e ndërlikuar bëhet edhe përgjegjësia e Policisë për të garantuar që liria të funksionojë, përherë e më mirë.  Shtimi eksponencial i flukseve të lëvizjes së udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, shtimi po aq i shpejtë i shkëmbimeve tregtare, revolucioni teknologjik dhe lindja dhe shpërthimi i një realiteti të ri, siç është realitetit virtual, dhe shumë tendenca e fenomene të reja, kanë krijuar hapësira të pashmangshme që edhe e keqja, krimi, ekstremizmi apo terrorizmi të mund të shfrytëzojnë për qëllime të mbrapshta liritë e krijuara.

Dhe pikërisht, në mes të kësaj fushe tensioni antagonist, mes lirisë dhe të keqes kriminale, qëndron Policia e Shtetit me misionin për të garantuar të parën dhe për të shtypur të dytën.

Plotësimi i këtij misioni, që sa vjen e vështirësohet, kërkon që Policia e Shtetit të bëhet përherë e më e fortë, që për mua do të thotë përherë e më moderne.

Ajo duhet të ketë njerëz përherë e më moderne, procedura dhe standarde moderne, arsimim dhe kualifikim modern, pajisje, mjete dhe teknologji moderne.

Në shërbim të këtij qëllimi të madh, Qeveria e Shqipërisë, Kryeministri Rama dhe unë si Ministër i Brendshëm do të vijojmë më konsekuencë mbështetjen e gjithanshme për të siguruar që Policia e Shtetit të mund të dominojë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, që Forca e Ligjit të jetë e vetmja forcë, që ushtrohet në vendin tonë dhe që vendi të përmbushë me sukses objektivat në fushën e integrimit.

Përpjekjet për integrim do të ndjekin një qasje të dyfishtë: integrim rajonal dhe integrim evropian. Në funksion të integrimit rajonal, do të përshpejtojmë projektin për krijimin e një zone të lëvizjes së lirë, sipas standardeve ‘Schengen’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila shpresojmë të zgjerohet shpejt edhe me vende të tjera të rajonit.

Ndërsa në funksion të integrimit evropian, do të jenë përpjekjet për frenimin e emigracionit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe masa të tjera të rëndësishme, posaçërisht ato në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave të anëtarësimit, i cili ka objekt “sigurinë, drejtësinë dhe lirinë”, fusha në të cilat Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë një rol të dorës së parë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Një forcë policore që i ka dhënë Shqipërisë shërbime dhe sakrifica të jashtëzakonshme, një Polici që i ka dhënë lirisë dhe sigurisë së këtij vendi jetën e 224 punonjësve të saj që nga vitit 1990, është padyshim një garanci e padiskutueshme për besimin e qytetarëve tanë.

Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje që me angazhimin e përbashkët të mbajmë lart nderin e gjithë atyre që dhanë gjithçka për plotësimin e misionit të Policisë së Shtetit.

Shërbimi me nder, është e vetmja rrugë për të përballuar sfidat e të ardhmes. Nderi është rruga e vetme për të merituar besimin e qytetarëve, i cili është parakushti bazë për suksesin e Policisë së Shtetit.

Unë jam i bindur se qytetarët tanë do të vijojnë ta forcojnë më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin me Policinë e tyre, me besimin se vetëm së bashku mund të ndërtohet dhe mirëmbahet siguria jonë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Për shkak të natyrës së ndërlikuar të misionit që kryen, jo rrallë herë, Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme.

Sigurisht, ajo do të jetë në shënjestër të sulmeve të krimit, për të cilat është e përgatitur dhe e gatshme të përballet dhe të fitojë.

Por ka edhe një kategori tjetër sulmesh, kryesisht politike, për të cilat Policia e Shtetit nuk është dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje.

Policia duhet të jetë e rreshtuar në front përballë me krimin, ndërsa krahët dhe shpinën e saj duhet dhe do ta mbrojë politika e përgjegjshme, Qeveria, institucionet dhe mbi të gjitha qytetarët, aleatët e saj të përhershëm”, tha ai.

 

 

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
“Jepi o Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj”, del videoja më e re e polifonisë së studentëve

"Jepi o Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj", del videoja më e re e polifonisë së studentëve

Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

“Me uniformë të FNSH”, flet për herë të parë biznesmeni i grabitur në Durrës

"Me uniformë të FNSH", flet për herë të parë biznesmeni i grabitur në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com