Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Llalla-Gashi, skandalet që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Llalla-Gashi, skandalet që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë

Sot mbushet një muaj nga bërja publike e vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes së ish Kryeprokurorit Llalla, me motiviacionin se ka qenë i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni në detyrë.

Nga ai moment e deri më sot, Alpenews.al ka nisur serialin e botimit të provave dhe fakteve që e vërtetojnë akuzën e SHBA. Duke bërë të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të mësojë të vërtetat tronditëse të një zyrtari të lartë të shtetit, i paguar me paratë e taksave të qytetarëve që e paska përdorur institucionin e akuzës vetëm për pasurimin e shfrenuar të familjes së tij, por edhe të bashkëpunëtores së tij më të afërt, Rovena Gashi.

Çifti i pandarë që drejtoi për pesë vjet me radhë organin e akuzës shqiptare, njëri si kryeprokuror e tjetra si Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit, me bashkëshortin e saj Dritan Gina si Kryeprokuror i Qarkut të Elbasanit, ka bërë ligjin duke e drejtuar në mënyre krejt abuzive me sa duket institucionin.

Provat dhe deklaratat e këtyre ditëve zbulojnë se çifti deri dje i lumtur Llalla-Gashi nën mbrojtjen politike të shefave supremë të cilëve u shërbyen qorrazi në luftën ndaj kundërshtarëve, ka patur dorën e lirë ti shërbejnë krimit për ti mbuluar dhe mbyllur dosjet, në shkëmbim të pasurimit të tyre të paligjshëm. Ndoshta është kjo arsyeja qe dy njerëz që deri 5 vjet më parë në deklaratat e tyre të pasurisë nuk tregojnë asgjë e sot, janë bërë miliarderë duke shfrytëzuar postin.

Në emër të tyre, figurojnë pasuri të çmendura, për nivelin krejt modest të të ardhurave nga një pagë prokurori rreth 1 000 euro në muaj. Ndërkohë që lista e pasurive të detyre, të deklaruara apo të padeklaruara është me miliona e miliona euro.

Adriatik Llalla ka përdorur si skemë pasurimi, një formulë tipike për pastrimin e parave të pista; duke blerë pasuri të patundshme me çmime tepër të ulëta, e për ti rishitur ato brenda një kohe mjaft të shkurtër, ose rivlerësuar, në vlera dhjetëra e dhjetëra herë më të mëdha, duke dashur në këtë mënyrë të pastrojë paratë e fituara me korrupsionin e madh për të cilën e akuzon SHBA.

Ndërsa Rovena Gashi, është munduar të duket më e ndershme me letra për sa i përket pasurive që zotëron, duke përdorur një skmë më të sofistikuar fshehje, nëpërmjet mos deklarimit të pasurive të saj dhe mbajtjes së fshehtë pa i regjistruar dhe hipotekuar. Por, kur në emër të babait të saj që ka 25 vjet që figuron si i papunë, u zbuluan 16 libreza energjie elektrike për prona që mbaheshin të fshehura, skandali shpërtheu dhe ajo nuk ka bërë dot asnjë sqarim apo mbrojtje publike, duke e pranuar në këtë mënyrë autorësinë e superskandalit tronditës.

Pronat e ADRIATIK LLALLES:

Pronar i mbi 25 mijë metrave katrorë tokë.

Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat janë ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katrorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetëra herë më të larta. Sipas ekspertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parash të pista.

Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro (edhe këto nga të ardhura të transaksioneve të dyshimta), e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendëse prej një miliardë e gjysmë lekësh.

Llalla brenda dy muajve pranë përfundimit të mandatit të tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se janë para të pista.

Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojnë dukshëm mundësinë e të ardhurave zyrtare të tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur për shembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjtë, me çmimin e një vile.

Pronat e ROVENA GASHIT:

I ka vendosur pronat në emër të babait të saj 63 vjeçar, që figuron si i papunë që nga viti i largët 1992.

Babai i saj Nuredin Rexhep Gashi, figuron në regjistrat e qendrës kombëtare të Biznesit, vetëm në vitet 2003- 2006 i licensuar, por më pas i mbyllur për shkak se ka deklaruar që dilte me humbje.

Në emër të zotit Nuredin Gashi, janë zbuluar se figurojnë 16 prona, një pallati të tërë në zonë më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente tek Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina të mëdha biznesesh në Lagjen 14 në Shkozet.

Vetëm njëra nga dy pronat e fundit është rreth 4 000 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ku kryhet aktivitet fasonerie dhe 2 000 metra katrorë tokë.

Ndërkohë që janë në fazën e verifikimit edhe prona të tjera si toka, etj./Alpenews.al

Tags: e rremëLlalla-Gashimitinqë rrëzuanskandalettë çiftitte lumturtë Prokurorisë

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Merkel e pamposhtur, rizgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë

Merkel e pamposhtur, rizgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë

Plani i ri i Trump/Bëhet gati skenari për t’i treguar vendin Rusisë dhe Kinës

Plani i ri i Trump/Bëhet gati skenari për t’i treguar vendin Rusisë dhe Kinës

Njihuni me programin dhe anëtarët e bordit të “Fundjavë Ndryshe” (FOTO\VIDEO)

Floriana Garo bëhet nënë, emri dhe fotoja e parë e vogëlushes







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com