Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Listat e vdekjes, ja parimi që zbatonte Enver Hoxha në përzgjedhje

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Listat e vdekjes, ja parimi që zbatonte Enver Hoxha në përzgjedhje

Nga Kastriot Dervishi

Bazuar në direktivat për veprimet e organeve të MPB-së në kohë lufte, ministri i Punëve të Brendshme, nxori urdhra e udhëzime për personat që duhej të bënin pjesë në listat nr.1, nr.2 dhe nr.3. Referuar urdhrit nr.01-699, datë 14.7.1972 dhe atij nr.120, datë 8.5.1980 “Për kuptimin, kategorizimin dhe evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte”, përcaktoheshin këto parime:

-“Elementë armiq me rrezikshmëri të theksuar shoqërore” konsideroheshin ata persona që në të kaluarën dhe atë çast zhvillonin “veprimtari të mprehtë armiqësore”, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, për të cilët gjykohej se në një situatë të jashtëzakonshme paraqisnin rrezikshmëri aktivizimi.

-“Veprimtari e mprehtë armiqësore” konsiderohej: spiunazhi, terrori, diversioni, pjesëmarrja në organizata kriminale, grupe antiparti, komplote, puç ushtarak, etj. Studimi i “përcaktimit të elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”, konsiderohej “veprim me karakter të thellë politik” në zbatim të vijës së PPSH-së. Studimi dhe kategorizimi bëhej nga kryetari, zëvendëskryetari, shefi i sektorit të përgjithshëm, shefi i seksionit të sigurimit dhe punëtori operativ. Në fund i jepeshin për mendim sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së së Rrethit.

Evidencimi në lista bëhej në dy ekzemplarë dhe dërgohej në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila përgatiste praktikën për miratim nga ministri. Pas miratimit, një ekzemplar i dërgohej degës së punëve të brendshme, ndërsa tjetrin e mbante drejtoria në fjalë. Lista punohej në vazhdimësi, bëheshin shtesa ose hiqeshin emra, sipas së njëjtës procedurë. Kategorizimi i listave nr.1 e nr.2 në kampe e burgje, bëhej nga kryetari, zëvendëskryetar i degës së punëve të brendshme dhe operativi i vendit ku buhej dënimi.

-Lista nr.1 përbëhej nga:

Elementë të deklasuar, ish çifligarë, bejlerë, agallarë, bajraktarë, tregtarë të mëdhenj, pronarë fabrikash, etj.

-Oficerë të lartë të kohës së Zogut dhe të luftës.

-Kuadro të shërbimeve sekrete.

-Agjentët e kohës së luftës.

-Drejtues të organizatave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, Socialdemokrate (Musine Kokalari), “grupit të deputetëve”, “grupit tekniko-intelektual”, “bashkimit shqiptar”, “komitetit të maleve”, “frontit të rezistencës”, “silogut vorio-epirot”, si dhe pjesëtarët të familjeve të tyre.

-Kuadro të zbulimeve të huaja.

-Të riatdhesuarit që kishin kaluar në kurse e shkolla zbulimi.

-Agjentë të zbulimeve amerikane, sovjetike, angleze, italiane, greke, jugosllave, etj.

-Elementi antiparti dhe pjesëtarët të familjeve të tyre (p.sh. Liri Belishova, Pandi Kristo, Koço Tashko, Todi Lubonja, etj)

-“Elementi armik” në përpunim për veprimtari të mprehtë armiqësore për spiunazh, terror, diversion, organizim, etj, kur kjo dilte e provuar.

-Të dënuarit politikë me rrezikshmëri të theksuar.

(Nga grupet e sipërme, përjashtoheshin ata që kishin ndihmuar luftën ose ndenjur indiferent gjatë saj por mbanin qëndrim të mirë pas lufte)

-Lista nr.2 përbëhej nga:

-Pjesëtarë të familjeve që “kanë tradhtuar atdheun” dhe shërbenin si kuadro aktive të zbulimeve armike.

-Familjarë të të arratisurve që kishin vepruar si “diversantë”.

-Elementë që kishin strehuar e ndihmuar “diversantë”.

-Të gjithë të dënuarit për krime kundër shtetit e pa aktivitet armiqësor.

-Familjarë të personave të pushkatuar për arsye politike.

-Të dënuarit për krime kundër shtetit, por edhe të tjera të një shkalle më të vogël.

-Lista nr.3 përbëhej nga:

-Të dënuar që nuk përfshiheshin në listat nr.1 e nr.2

Për të maskuar korrespodencën, lista nr.1 quhej “C”, lista nr.2 quhej “D”. Për “elementin armik në kampe e burgje për listat 1, 2, 3 përdorej maskimi “DH”, “E”, “F”.

Tags: e vdekjesenver hoxhalistatparimipërzgjedhje

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
SHBA/ Policia qëllon për vdekje reperin me ngjyrë që flinte në makinë

SHBA/ Policia qëllon për vdekje reperin me ngjyrë që flinte në makinë

Gjylameti kapet keq me Daden: Gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje

Gjylameti kapet keq me Daden: Gazeta e djalit tënd më ktheu në tabelë qitje

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës
Bota

Meksika hedh poshtë planin ushtarak të Trump kundër karteleve të drogës

by mirseda
10:56 | 09/08/2025
0

Meksika ka thënë se ushtria amerikane nuk do të hyjë në territorin e saj pas raportimeve se...

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com