Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lista Serbe insiston në ndryshime kushtetuese për Asociacionin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Lista Serbe insiston në ndryshime kushtetuese për Asociacionin

Për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, kërkohen ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës dhe të akteve ligjore, thonë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Igor Simiç, deputet i Listës Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit nuk mund të realizohet pa këto ndryshime dhe kjo sipas tij është pjesë e planit zbatues për formimin e Asociacionit.

“Absolutisht është e nevojshme që të ketë ndryshime jo vetëm kushtetuese, por edhe të gjitha aktet tjera ligjore, në mënyrë që të mundësohet përshtatja e kornizës ligjore të Prishtinës, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Kjo është mënyra e vetme që Bashkësia e komunave serbe të formohet ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel. Gjithçka tjetër, nëse nuk e kemi këtë hap të parë, nënkupton zvarritje të sërishme dhe probleme për formimin e saj”, theksoi Simiç.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë çdo mundësi që ajo të iniciojë ndryshime kushtetuese, të cilat siç thonë zyrtarët e Listës Serbe, do ta mundësonte themelimin e Asociacionit.

Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se që në marrëveshjen e parë të Brukselit për themelimin e Asociacionit, është arritur pajtimi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ta bëj vlerësimin nëse marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën, si dhe të bëj vlerësimin e përputhjes me Kushtetutën edhe të statutit të Asociacionit, e më pas të nis themelimi i tij.

“Sa i përket Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, konstitucionalizmi i Kosovës, përkatësisht në aspektin kushtetues juridik, kjo çështje tashmë është e kryer. Këtu, më duket që çdo pretendim më tepër ose për t’i kushtëzuar institucionet e Kosovës, mund të quhet vetëm një shantazh politik, përkatësisht një kërkesë, e cila vetëm sa e neglizhon krijimin e këtij Asociacioni dhe nuk e përshpejton atë”, tha Matoshi.

Por, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, thotë se marrëveshja e parë për Asociacionin, e arritur në Bruksel në vitin 2013, nuk mund të zbatohet pa ndryshime kushtetuese dhe ligjore.

“Në rastin konkret, ata (Lista Serbe) kanë të drejtë kur thonë se pa ndryshime kushtetuese dhe ligjore, pa e ndërruar kuadrin kushtetues dhe ligjor, nuk mund të zbatohet marrëveshja e parë. Po e them qëllimisht marrëveshja e parë, sepse marrëveshja e dytë ka qenë marrëveshje administrative, siç quhet në të drejtën ndërkombëtare, e cila zbaton një marrëveshje bazike. Marrëveshja e parë apo bazike, është marrëveshje, e cila e detyron Kosovën, sepse është obligim ndërkombëtar i zbatimit në mirëbesim të atyre detyrimeve që Kosova i ka marrë përmes përfaqësuesve të vet në dialog”, u shpreh Hasani.

Ai ka shtuar se deputetët e Listës Serbe kanë të drejtë legjitime që t’i iniciojnë ndryshimet kushtetuese, duke i respektuar procedurat që parashohin numrin e caktuar të mbledhjes së nënshkrimeve, të 30deputetëve të Kuvendit, për një çështje të tillë.

Por, Matoshi shpreh mendimin se marrë parasysh numrin prej 10 deputetësh të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ky subjekt e ka të pamundur mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme nga deputetët tjerë të Kuvendit, për të iniciuar ndryshimet kushtetuese.

“Lista Serbe në asnjë version nuk mund t’i mbledhë (nënshkrimet e nevojshme). Përveç kësaj, për ndryshime kushtetuese duhen dy të tretat e votave, përkatësisht shumica e kualifikuar, që nënkupton shumicën e përgjithshme të Kuvendit dhe shumicën e votave të pakicave. Kështu që, del se duhet t’i kenë 81 vota dhe për këtë arsye, realisht, nuk mund të ndodhë”, tha Matoshi.

Megjithatë, sipas profesor Hasanit, përfaqësuesit politik të serbëve, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe formimit të Asociacionit mbi këto baza, po përpiqen që brenda rendit kushtetues të futen si kategori speciale.

“Gjykata Kushtetuese ka thënë se Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes (së Brukselit). Sipas marrëveshjes nënkuptohet Asociacioni me autorizime, siç quhen, nga e drejta publike. Nuk është problemi nëse ka kompetenca nga e drejta publike apo jo. Por, problemi është se cili është statusi i komunitetit serb dhe i kuvendit të tyre (të Asociacionit) në rendin kushtetues të Kosovës. A është ai Kuvend kushtetues? Po të jetë ashtu, atëherë edhe komuniteti serb, si kolektivitet, ka të drejta speciale kushtetuese, të veçanta, që në një fazë të mëvonshme nënkupton edhe të drejtën për vetëvendosje të jashtme”, theksoi Hasani.

Profesor Hasani ka theksuar se në rast se Kuvendi i Asociacionit nuk do ta ketë statusin e kuvendit kushtetues, atëherë ndryshimet kushtetuese mund të bëhen brenda rendit dhe frymës kushtetuese që ekziston sot në Kosovë.

Sidoqoftë, në vitin 2015, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e dytë për Asociacionin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës./REL

Tags: Asociacionininsistonkushtetueselista serbendryshime

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Thaçi në Mal të Zi: Kosova do ta formojë ushtrinë e saj

Thaçi në Mal të Zi: Kosova do ta formojë ushtrinë e saj

Katedra e gjuhës shqipe: Përkthimi “Ilinditase” në kundërshtim me rregullat

Katedra e gjuhës shqipe: Përkthimi “Ilinditase” në kundërshtim me rregullat

E pëson keq shqiptari, bosi i bandës famëkeqe

E pëson keq shqiptari, bosi i bandës famëkeqe







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com