Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lista e shteteve/ Njohën Kosovën si të pavarur, por votuan kundër saj në Interpol

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Përpjekjet e fundit të Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar dje në Interpol, listat e votave pro, kundër e abstenimet u bën atraktive për t’u analizuar. Ato shpërfaqnin arsyet e dështimit të diplomacisë kosovare. Kishte shtete që e kanë njohur Kosovën e aty votuan kundër.

Disa prej vendeve aleate që supozohej ta ndihmonin Kosovën munguan. Ndërsa pati edhe vende si Hungaria që pak ditë më parë u dekoruan me medalje në Prishtinë, ndërsa në Dubai abstenuan kur u hodh në votim pranimi i Kosovës.

Nga 116 shtete që e kanë njohur Kosovën, në rundin e dytë, që ishte vendimtari, votuan vetëm 65 pro anëtarësimit në Interpol. Në të parin kishin votuar 76 shtete, që sërish paraqiste numër të vogël në krahasim me njohjet.

Në listën e siguruar nga Gazeta Express nga Ministria e Punëve të Jashtme, shihet se në rundin e parë, kanë munguar shtete si Britania e Madhe, duke zvogëluar kështu numrin e vendeve prej të cilave Kosova ka përkrahje.

As Hungaria nuk është në listën e vendeve që votuan pro.  Ky shtet abstenoi dje kur u votua për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Policisë.

Kanë abstenuar edhe shtete të tjera që e kanë njohur Kosovën, por neutraliteti i Hungarisë mund të jetë më i hidhuri për Qeverinë.

Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj e takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto. Madje atë e dekoroi me medaljen e Gjergj Kastriotit.

Ndërsa para një jave, kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing tregoi se i ka telefonuar ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për të lobuar te kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pasi, sic tregonte Haradinaj, ata të dy kanë raporte të mira. As intervenimi i Berishës s’kreu punë për ta marrë votën e Hungarisë, e cila e ka njohur Kosovën në mars të 2008’ës.

Gjatë ditës Gazeta Express ka raportuar për vendet që e kanë njohur Kosovën e që dje në Dubai ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Interpolit votuan kundër.

Diplomacia kosovare përveç që nuk ka arritur t’i bind shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ka dështuar të bind shtetet me të cilat ka marrëdhënie diplomatike që të votojnë pro anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare të Policisë.

Votat e shteteve që e kanë njohur Kosovën janë shpërndarë; Disa kundër e disa kanë abstenuar, duke e lënë Kosovën në fund me vetëm 65 vota pro

Në listën e shteteve që abstenuan hynë, përvec Hungarisë, hynë edhe Japonia, Republika e Koresë, Peru, Burkina Faso, Antigua S Barbuda.

Ndërsa nga  56 shtetet që të martën votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, rreth 10 prej tyre ishin shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Express/

Lista e vendeve që kanë votuar pro në rundin e parë:

Tags: e KosovësINTERPOLkunderlistanjohënpavaresineshtetevevotuan

TË LIDHURA

Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe
Rajoni

Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

17:01 | 10/06/2025
Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja
Bota

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

16:40 | 10/06/2025
I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres
Bota

I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres

14:41 | 10/06/2025
Next Post
Kontratë e padëgjuar, Liverpool detyroi Barcelonën që për tre vite të…

Kontratë e padëgjuar, Liverpool detyroi Barcelonën që për tre vite të...

Eksperti amerikan: SHBA-të të mos ia shesin Kosovën BE-së

Taksimi 100% i mallrave serbe, BE i jep ultimatum Kosovës

(VIDEO) Banorët e Astirit bllokojnë dy ambulanca me të sëmurë

(VIDEO) Banorët e Astirit bllokojnë dy ambulanca me të sëmurë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje
Aktualitet

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje

by mirseda
17:47 | 10/06/2025
0

Teksa lideri demokrat Sali Berisha ka demaskuar gjyqtaren me tre mbiemra, Irena Gjoka pas kallëzimit të kësaj...

ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur

ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur

17:32 | 10/06/2025
Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit

Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit

17:18 | 10/06/2025
Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

17:01 | 10/06/2025
Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

16:40 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com