Pas marrjes së detyrës, kryeprokurorja Arta Marku ka vënë në lëvizje prokurorët në gjykatat e vendit. Një ndër to është edhe prokurorja Rovena Gashi, e cila është liruar nga detyra me urdhër të Markut. Kjo e fundit e ka apeluar vendimin e marrë, me pretendimin se nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Lirimin nga detyra i prokurores Rovena Gashi është i pa bazuar dhe pa motivacion ligjor”, kështu ë është shprehur avokati Çlirim Gjata.
Seanca gjyqësore Gashi-Marku po mbahet në Gjykatën Administrative, ndërsa urdhri i lirimit sipas avokatit të prokurores, nuk është në përputhje ligjore. Gjithashtu avokati i prokurores Gashi ka deklaruar se vendimi i kryeprokurores nuk i ka kompetencat për një urdhër të tillë.