Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Liria e besimit fetar në Shqipëri dhe provokimi i rëndë i Mustafa Nanos

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Liria e besimit fetar në Shqipëri dhe provokimi i rëndë i Mustafa Nanos

Nga Dr. Arben Ramkaj

Mustafa Nano është një polemist i njohur në këtë vend. Atij cilit i pëlqen shpesh të provokojë opinionin publik me idetë e tij kontroverse mbi politikën, kulturën, historinë e Shqipërisë.

Por monologu në fillimin e emisionit të tij të fundit në televizionin MCN me emrin e diskutueshëm “Arnautistan” (një reference e Shqipërisë në gjuhën turke, plus një paragjykim ndaj disa vendeve të tjera myslimane), shkoi përtej provokimit.

Ai ishte një sulm i padenjë ndaj komunitet më të madh fetar në vend, që u shoqërua me një thirrje skandaloze ndaj publikut, që të ngrihet dhe të reagojë për “Shqipërinë që ai ka humbur”. Siç e pranoi edhe vetë, Nano u frymëzua në këtë sulm të pakuptimtë nga fotoja e qindra grave myslimane që falën Namazin në qendrën e qytetit të Elbasanit ditën e Fiter Bajramit, pas mbarimit të Muajit të Ramazanit.

“Kjo foto me jep trishtim. Me duket sikur Shqipërinë ma kanë vjedhur. Shqipëria që unë njoh nuk ekziston më. Kjo nuk është një foto tipike shqiptare. Lutja në sheshe duhet ndaluar me ligj. Ajo fyen pjesën tjetër të shoqërisë?!”- u shpreh ndër të tjera gazetari i njohur.

Po çfarë Shqipërie i kanë vjedhur zotit Nano? Shqipërinë e komunizmit, si të vetmin shtet ateist në botë pas vitit 1967? Një rekord, që mjerisht e mbajmë ende sot në analet e historisë botërore?

Pas shembjes së atij regjimi brutal, Shqipëria ka nënshkruar një aktmarrëveshje të shprehur edhe në nenin 3 të Kushtetutës, ku njerëzit dhe grupet e interesit janë të lirë të shprehin vullnet e tyre lirshëm dhe pa frikë.

cna lajme politike

Dhe këtu përfshihet dhe e drejta dhe liria e ushtrimit të besimit. Fiter Bajrami është një feste fetare. Pas agjërimit 1-mujor besimtarët kryejnë lutjet e përbashkët drejtuar Zotit për paqe, mirësi dhe begati, jo vetëm për vete për të gjithë shoqërinë në përgjithësi.

Në lutje marrin pjesë burra dhe gra, dhe gjatë ritit gratë duhej të jenë të mbuluara. Lutja në sheshe apo ambiente publike nuk është një betejë për dominancë. Beteja jonë e vetme ka të bëjë me lutjen ndaj Zotit për veten dhe gjithë shoqërinë.

Praktika e lutjes masive, buron nga një tradite fetare e lashtë, ku në rastet kur xhamitë nuk i akomodojnë dot të gjithë besimtarët, mund të përdorin ambiente publike, ashtu si në tubimet publike. Në raste festash edhe komunitetet e tjera përdorin ambientet publike.

Kështu, meshat në raste festash në shumë vende të botës, shoqërohen me një procesion që përshkruan pjesën kryesore të qytetit. Njerëzit janë të lirë t’i bashkohen ose jo, por nuk mund të konceptohen sulme verbale apo fizike ndaj meshtarëve dhe pjesëmarrësve në ceremoni.

Ç’është më e rëndë, Nano e degradon më tej diskursin e tij me tone të ashpra islamofobie, me një deklaratë që cënon shumë rëndë dinjitetin e vajzave dhe grave myslimane. Ai arrin deri aty sa i cilëson ato si “skllavet e vitit 2022”!

Po ku e gjen kurajën ai të diskriminojë një komunitet të tërë me një term të tillë kaq pezhorativ? Një fyerje që për më tepër gjen jehonë në valët e një televizioni në kryeqytet? Një fyerje që fton dhe nxit urrejtjen dhe jo harmoninë ndër-fetare?

Unë shpresoj dhe besoj se që AMA dhe Komisioneri i Diskrimit do të reagojnë dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur ndaj këtij rasti flagrant. Nano akuzon më tej pjesëtarët e komunitetit mysliman se me aktin e lutjes në një shesh publik, janë “janë duke mbjellë farën e përçarjes në shoqërinë tonë”.

Një akuzë tërësisht e pabazë dhe shumë e rrezikshme. Në fakt, më një deklaratë të tillë ai rrezikon të bëhet vetë mbjellësi i përçarjes. Nëse gazetari kërkon me të drejtë të ndihet i respektuar si qytetar në një vend demokratik, atëherë ai duhet të njohë dhe respektojë edhe të drejtat dhe liritë njerëzore dhe shpirtërore të të tjerëve.

Aq më tepër kur anëtarë të familjes së tij janë pjesë e komunitetit të besimtarëve mysliman. Mos-dakordësia e tij me zgjedhjen e tyre, nuk duhet që t’ia errësojë gjykimin si një zë i njohur dhe me peshë në media.

Ndër të tjera, gazetari tha se “ata po e shndërrojnë Shqipërinë në një El Dorado për të gjithë besimtarët fanatikë të botës”. Edhe ky një spekulim i ulët. Pasi dihet shumë mirë se vendi ynë vazhdon që të mbetet një model i harmonisë dhe bashkëpunimit ndër-fetar. Kjo edhe sipas raporteve ndërkombëtare më prestigjioze.

Nga ana tjetër, polemikat që provokoi Nano me monologun e tij, dëshmojnë edhe njëherë rëndësinë e që ka debati mbi lirinë e besimit. Në 3 dekadat e fundit Shqipëria ka firmosur shumë konventa ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.

Më e rëndësishmja ka qenë ajo e firmosur në kohën e administratës së Donald   Trump, që promovon lirinë e besimit fetar ne çdo cep të botës. Për shkak të rritjes së ndjeshme të anti-semitizmit por edhe islamofobisë në kontinentin tonë, OSBE ka vendosur ambasador të posaçëm që raporton periodikisht mbi qasjet islamofobe në vende të ndryshme të Evropës.

Nisma si Platforma për Lirinë për Paqe me seli në Norvegji, Klerikët për Ndërtimin e Paqes në Finlande etj, janë të angazhuara në luftën ndaj çdo lloj kufizimi apo diskriminimi ndaj lirisë së besimit dhe besimtarëve.

Diskurse si ai i Mustafa Nanos mbi besimtarët myslimanë janë kudo të dënueshme. Mjerisht, ato janë shtuar për shkak të debateve mbi emigracionin, që është tentuar dhe tentohet të shfrytëzohet nga partitë populiste të ekstremit të djathtë dhe të majtë në shumë vende të Evropës.

Unë dua t’i them miqësisht zoti Nano se Shqipëria nuk rrezikohet nga feja dhe besimet fetare. Ato jo vetëm në raste festash, por çdo ditë përhapin mesazhin e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin.

Kjo është fatkeqësisht në kontrast të plotë me tubimet politike, që mbahen në të njëjtat sheshe publike, nga ku derdhet gjuha e shpifjeve, urrejtjet dhe demonizimit të kundërshtarit politik.

Si një analist që si fokus kryesor ka politikën, nuk e kemi dëgjuar zotin Nano të kërkojë ndalimin me ligj të tubimeve të tilla, të cilat në 30 vite demokraci kanë prodhuar trazira, vrasje dhe shkatërrime masive. Modestisht, gjykoj se gazetari duhet të korrigjojë shënjestrën, dhe ta kërkojë dhe gjejë diku tjetër burimin e të këqijave të mëdha që vazhdojnë të pllakosin vendin tonë./CNA.al

Tags: besimi fetarmustafa nanoshqiperi

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Të varfrit në mbijetesë! Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24%

Të varfrit në mbijetesë! Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24%

Koreja e Veriut mbështet publikisht Moskën për l*ftën në Ukrainë

Koreja e Veriut mbështet publikisht Moskën për l*ftën në Ukrainë

Rusia hakmerret, s’ka në plan të mbyllë ambasadat në Evropë

Rusia hakmerret, s'ka në plan të mbyllë ambasadat në Evropë

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com