Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ligji që i mbyll derën përfundimisht Haki Çakos në polici

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ligji që i mbyll derën përfundimisht Haki Çakos në polici

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako tashmë ka mbyllur kapitullin me organet drejtuese të këtij institucioni. Në bazë të  Kushtetutës, ai nuk mund të luaj më role drejtuese në polici, ndërsa nuk i ndalohet   mundësia për të dhënë këshilla dhe konsulencë, kur këto janë në dobi të  interesit publik.

Kjo tregon se ai mund të kryej punë këshillimore, ndërsa rruga për t’u rikthyer në krye të Policisë së Shtetit është mbyllur përfundimisht. Sakaq, mbi bazën e ligjeve mbi Vettingut ku policia ka pranuar se ka problemet e veta ligjore, tashmë edhe në pikat e tjera të nenit 15 mbi Policinë e Shtetit, thuhet se “Drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe sigurisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, në faqen zyrtare të kryeministrisë është shpërndarë arsyetimi ligjor për këtë veprim me firmë të kreut të ekzekutivit.Vendimi i Këshillit të Ministrave, për shkarkimin  e Çakos është i bazuar në nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndërsa ai është bërë edhe në bazë të nenin 15 të ligjit në lidhje me Policinë e Shtetit.

Në bazë të nenin 15 të Policisë së Shtetit, pika 3 theksohet “Lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës  3,  të nenit 15, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi  z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”-theksohet në vendimin e shpërndarë.“Në projektligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit dhe në gardë, policia pranon se ka probleme me korrupsionin, krimin dhe formimin e pamjaftueshëm profesional, që sjellin siguri të brishtë. Duke kopjuar afërisht ligjin për Vettingun në gjyqësor, edhe projektligji në Policinë e Shtetit mbështetet në tre komponentë, pastërtia e figurës, pasuria dhe vlerësimi profesional. “Është e vërtetë”, thuhet në relacionin shoqërues se ka mjaft policë të thjeshtë që janë proceduar për shkelje, por fare pak prej tyre janë zyrtarë të lartë të policisë që kanë pasur të njëjtin fat”-shkruan Top Channel.

Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm do të jenë organet e reja, që sipas projektligjit të Vettingut në polici, do të kalojnë në sitë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.Aty përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Përveç tyre, Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

Tags: Çakoderënligjiperfundimishtpolici

TË LIDHURA

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin
Aktualitet

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Next Post
Memushaj zgjedh Serinë B para Superligës shqiptare

Memushaj zgjedh Serinë B para Superligës shqiptare

Mediu, Bashës: Kopjo Berishën, na rikthe në pushtet

Mediu, Bashës: Kopjo Berishën, na rikthe në pushtet

Vettel: Dua të fitoj titullin me Ferrarin

Vettel: Dua të fitoj titullin me Ferrarin







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi
Rajoni

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

by mirseda
19:54 | 15/11/2025
0

Mijëra qytetarë marshuan sot në Shkup duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e 16 marsit në Koçani, ku...

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

19:28 | 15/11/2025
Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

19:01 | 15/11/2025
Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

18:51 | 15/11/2025
Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

18:36 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com