Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ligji i armëve po e merr më qafë Amerikën

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ligji i armëve po e merr më qafë Amerikën

Nga Joel Mathis “The Week”

Mjaft! Kurrë më! Stop! Masakrat nga armët e zjarrit në SHBA, po ndodhin tashmë kaq shpejt, njëra pas tjetrës, sa që është e pamundur të shprehim si duhet pikëllimin dhe zemërimin tone për njërën, përpara se të ndodhë tjetra. Në vendin tonë ka një “sëmundje”, dhe kjo kërkon një reagim të menjëhershëm, të drejtë, dhe madje edhe radikal.

Ka shumë mundësi që si unë, edhe ju të keni shkuar për të fjetur mbrëmjen e së shtunës të shokuar dhe zemëruar nga lajmi, se një i ri 21 vjeçar, i infektuar nga ideologjia radikale e supremacistëve të bardhë, dhe i armatosur me një pushkë sulmi, hapi zjarr në El Paso të Teksasit, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë .

Dhe as që mund të merrnit me mend, që kur të çoheshin nga gjumi mëngjesin e së dielës, do të dëgjonit për një tjetër masakër të ndodhur, këtë herë në Dejton të shtetit të Ohajos. Raportet e hershme mediatike, sugjeruan se edhe në Ohajo pati shumë viktima, dhe videot filmike nga vendi i ngjarjes, tregonin një reagim të madh nga policia lokale dhe mjekët.

Dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi një tjetër i ri, një 19-vjeçar që ishte gjithashtu i fiksuar pas lëvizjes së supremacistëve të bardhë, dhe i armatosur me një pushkë, hapi zjarr në Festivalin  Gilroy Garlic në Kaliforni, duke vrarë 3 persona. O Zot na ndihmo! Në fakt është koha që të ndihmojmë veten.

Dhe mund ta nisim ta bëjmë këtë, duke e kuptuar dhe deklaruar se Amendamenti i Dytë i Kushtetutës, është një kryekeput një dështim. Dhe jo sepse armët e zjarrit, po përdoren kaq shumë nga qytetarët amerikanë, dhe me efekte të tilla të tmerrshme. Amendamenti i Dytë, është një dështim pasi e drejta për të mbajtur armë – që mbrohet me aq shumë pasion nga disa – supozohet t’i mbrojë amerikanët nga dhuna.

Përkundrazi, ajo po i rrezikon më shumë ata. Siç vërente revista konservatore “National Riview” vitin e kaluar, “përkrahësit e të drejtës për të mbajtur armë, i bazojnë argumentet e tyre tek një të drejtë e errët para-kushtetuese për vetëmbrojtje”. E drejta për të mbajtur armët, bazohet në parimin e vjetër anglez: Nëse dikush ju sulmon, ju keni të drejtën që të mbroheni. Dhe tek kjo nuk ka ndonjë gjë, që mund të vihet në diskutim, apo jo?

Gjuha e vetëmbrojtjes u bë e qartë edhe në çështjen gjyqësore DC vs Heller, me vendimin e Gjykatës së Lartë të 2008, që çimentoi drejtën individuale të mbajtjes së armëve. “Amendamenti i Dytë, mbron një të drejtë individuale, për të zotëruar një armë zjarri, që nuk ka lidhje me shërbimin në një ushtri”- shkruante gjyqtari Antonin Scalia, “dhe ta përdorë atë për qëllime tradicionalisht të ligjshme, siç është vetëmbrojtja brenda shtëpisë”.

Por në realitet, armët përdoren shumë më shpesh për sulme, nga djem gangster që kanë një qasje të kollajshme, dhe në një sasi të pamendueshme tek armët vdekjeprurëse të zjarrit. Të dhënat tregojnë se njerëzit që zotërojnë armë në mënyrë të ligjshme, kanë më shumë të ngjarë të vrasin veten, se sa të vrasin dikë tjetër që mund të hyjë me forcë në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë, njerëzit që posedojnë armë në mënyrë të ligjshme, kanë më shumë të ngjarë të vrasin një anëtar të familjes – qëllimisht apo aksidentalisht – sesa të vrasin një grabitës. Dhe njerëzit që posedojnë armë me ligj, nuk i përdorin aq shpesh për vetëmbrojtje. “Një person, nuk ka mesatarisht asnjë shans të përdorë ndonjëherë në jetën e tij një armë për vetëmbrojtje”- deklaroi vitin e shkuar për “National Rivieë” një studiues nga Universiteti i Harvardit

Sigurisht, ka edhe përjashtime. Të shtunën në El Paso, një ushtar i armatosur me armën e tij personale,  ndihmoi dhjetëra klientë të dilnin të sigurt nga supermarketi. Ky është një akt që duhet lavdëruar. Por kjo nuk mjafton. Në SHBA, armët shkaktojmë më shumë dëme, sesa shërbejnë për mirë. Dhe dëmet maten lehtësisht, ndërsa përfitimet janë kryesisht teorike dhe të rralla.

Kjo do të thotë që Amendamenti i Dytë, nuk po funksionon në bazë të logjikës së tij. Duke e pranuar këtë fakt, Amerika nuk ka pse të refuzojë në të ardhmen të drejtën e vetëmbrojtjes, apo të eliminojë plotësisht mbajtjen e armëve nga qytetarët. Por ka ardhur koha të rishikohet Amendamenti i Dytë, duke i ndihmuar amerikanët të jenë dhe të ndihen më të sigurt, dhe duke e vënë më pak theksin tek e drejta e zotërimit të një arme vdekjeprurëse.

Një kuptim i shëndetshëm i së drejtës për vetëmbrojtje, duhet të përfshijë pritshmërinë e arsyeshme për siguri, si në ambientet private ashtu edhe ato publike. Kjo do të thotë që amerikanët të jenë në gjendje të mblidhen në vende publike si kishat, shkollat, qendra tregtare dhe koncertet, pa pasur frikë se mund të jenë vetë objektiva të njeriut të fundit që i ka ikur truri, dhe që zotëron mjetet për të vrarë dhjetëra njerëz brenda disa minutave.

Derisa të vijë ai moment, fakt është që Amendamenti i Dytë ka dështuar me të gjithë ne. Ashtu siç dështoi, edhe me njerëzit e masakruar në El Paso. Ashtu siç dështoi edhe me viktimat në Dejton. Dhe ashtu siç do të dështojë edhe me viktimat e masakrës së ardhshme, që të gjithë ne e dimë se është e afërt./ TIRANA TODAY

Tags: amerikenLigji i armëvesulmi në El Pasoviktima

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni
Bota

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

12:06 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Next Post
“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”, Rama poston mesazhin e Bujar Asqeriut

“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”, Rama poston mesazhin e Bujar Asqeriut

Kryente vepra të turpshme para dy minoreneve, policia ndalon 73-vjeçarin

Anti-informaliteti/ 66 persona procedohen penalisht, ndër ta 1 drejtor i ALUIZNI-t

“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë
Showbizz

Reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë

by mirseda
14:05 | 03/06/2025
0

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar para disa ditësh nga autoritetet australiane për kultivim...

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

13:16 | 03/06/2025
“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

13:07 | 03/06/2025
​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

​Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

12:58 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com