Shqipëria doli me një barazim 0-0 në Lituani ditën e djeshme, ashtu si bëri në Kazakistan vetëm 4 ditë më parë.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa gol në Ligën e Kombeve.
Ndaj Lituanisë, kombëtarja krijoi disa raste për shënim, por mungoi finalizimi.
Me gjithë zëvendësimet e bëra, ekipi i drejtuar nga tekniku Edi Reja, nuk arriti të fitojë.
Shqipëria shkon 5 pikë në 4 ndeshje, një ecuri tragjikomike në një grup që konsiderohej super i lehtë në letër.