Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lidhjet e Bashës me njeriun e Trump që po hetohet nga FBI

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lidhjet e Bashës me njeriun e Trump që po hetohet nga FBI

Një shkrim i Martin Banks, i publikuar në eureporter.co, flet jo vetëm për javën e bisedimeve të kryeministri Edi Rama në Bruksel, por edhe për mënyrën se si fushata zgjedhore e PD-së do të influencojë negativisht në takimet e tij.

Më tej Banks, shkruan lidhur me kontratat fiktive të PD-së me kompanitë lobuese me seli në SHBA. Sipas tij fotografia e Bashës, e bërë para zgjedhjeve të 25 qershorit me Presidentin Trump, është financuar nga një biznesmen turk emrin Kamil Ekim Alptekin, mik i kryedemokratit.

Por biznesmeni turk, kishte bashkëpunuar me ish-këshilltarin e Trump Michael Flynn, i cili tashmë është nën hetim, pasi kishte shitur informacion për Rusinë gjatë zgjedhjeve të SHBA-së.

 “Pas një sërë zbulimesh të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë të enjten (30 nëntor) tha se prokurorët e rrethit të Tiranës kishin hapur zyrtarisht një hetim mbi llogaritë e Partisë Demokratike rreth asaj se sa kishte shpenzuar në kompanitë lobuese të SHBA. Sipas raporteve të BIRN, lobistët, të lidhur të gjithë me partinë republikane amerikane, u ofruan kontrata me vlerë afërsisht 1 milion dollarë, shumica e të cilave u kaluan përmes entiteteve në det të hapur dhe nuk u regjistruan si shpenzime partiake sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë”.

Lidhur me këtë rast prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim dhe falsifikim.

“Prokuroria e Shqipërisë javën e kaluar konfirmoi se po heton mashtrimin ose falsifikimet e mundshme në pasqyrat financiare të partisë opozitare. Kreu i Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, Petrit Fusha, i tha BIRN-it se po mbledhin dokumente mbi kontratat lobuese të partisë në Uashington. Kërkesat për informacion ishin dërguar në parti dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Por lidhur me fushatën elektorale të PD-së, për zgjedhjet e 25 qershorit bëri bujë dhe fotoja e tij me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Prokurorët u alarmuan pasi BIRN zbuloi se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike nënshkroi dy kontrata me lobistët amerikanë Stonington Strategies për të siguruar takime me figura të larta në administratën e Presidentit Donald Trump.

Kompania tha se mori dy pagesa nga PD me vlerë 525,000 dollarë amerikanë plus një pagesë e tretë prej 150,000 dollarë amerikanë nga “Biniatta Trade LP” – një kompani e regjistruar në Skoci, nën pronësinë e dy kompanive Belize.

Pak përpara zgjedhjeve, Basha postoi një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, por tani raportohet se fondet për mundësinë e tij të fotografisë me Trump erdhën nga një biznesmen i dyshuar turk me emrin Kamil Ekim Alptekin, thuhet se ishte një mik i Bashës”.

Por biznesmeni turk në vitin 2016, kishte një kontratë lobimi që implikon dhe këshilltari i mëparshëm i sigurisë, Michael Flynn, i cili tashmë është nën hetim nga prokurori, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, i ka dhënë akses Rusisë.

“Në vitin 2016, Kemal kishte një kontratë lobimi që implikoi ish-këshilltarin e Presidentit, Trump, për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, për të rrëmbyer liderin fetar, që jeton në SHBA Fethullah Gylen, për t’ia dërguar atë qeverisë turke, e cila e cilëson Gylenin si të dyshiarin kryesor që qëndron pas  grushtit të dështuar të shtetit.

Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr, u takuan me zyrtarët e qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurimit kombëtar – dhe thuhet se ata kanë diskutuar “mundësinë e transportit të Gulenit në një avion privat në burgun turk , në ishullin e Imrali “.

Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr, u takuan me zyrtarët e qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurimit kombëtar – dhe thuhet se ata kishin diskutuar “mundësinë e transportit të Gulenit në një avion privat në burgun turk , në ishullin e Imrali”.

Flynn është personi i parë brenda administratës së Presidentit Donald Trump që  ndaj tij do të kryehet një hetim i posaçëm  nga Robert Mueller.

Sipas një deklarate të FBI, Flynn komunikoi me ambasadorin e atëhershëm rus në Sergej Kislyak, pasi u pyet nga një zyrtar i lartë i tranzicionit Trump, kishte për të zbuluar se si qeveritë e huaja qëndronin mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Izraelin. TIRANA TODAY

Tags: BashësFBIHetohetLidhjetnjeriunTrump

TË LIDHURA

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos
Aktualitet

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos

12:48 | 29/01/2026
KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë
Aktualitet

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

12:21 | 29/01/2026
Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë
Aktualitet

Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

12:18 | 29/01/2026
Next Post
Deputeti i PD-së: Ja prova se banorët e përmbytur nuk do kompensohen

Deputeti i PD-së: Ja prova se banorët e përmbytur nuk do kompensohen

I ‘zbrazi’ bankomatin kushëririt, ndalohet i riu

I ‘zbrazi’ bankomatin kushëririt, ndalohet i riu

Video/Goditet banda shqiptare e klientëve VIP

Video/Goditet banda shqiptare e klientëve VIP







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos
Aktualitet

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos

by mirseda
12:48 | 29/01/2026
0

Forcat e Sigurisë së Kosovës, FSK, do t’i vijë në ndihmë ekipit shqiptar për gjetjen e trupit...

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

12:21 | 29/01/2026
Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

12:18 | 29/01/2026
Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

12:15 | 29/01/2026
Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan

Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan

12:06 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com