Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, pasi lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje. Uniformat blu kanë prangosur shtetasin me inicialet S.K., 17-vjeç, banues në Vlorë.
I riu është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarësia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake, dhe municionit”.