Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lëvizjet kundër seksizmit në Hollivud, gratë në aksion

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Lëvizjet kundër seksizmit në Hollivud, gratë në aksion

Prej fillimit të lëvizjeve “MeToo” dhe “TimesUp” shumë filma kanë sjellë personazhe femërore më të përpunuara dhe histori me në qendër gratë. Por aktivistet e këtyre lëvizjeve thonë se duhet bërë më tepër për trajtimin e barabartë të grave në Hollivud. Korrenspondetja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou ka biseduar me disa aktiviste, producente filmash e aktore, lidhur me përpjekjet për fuqizimin e pozitës së grave në industrinë e filmit.

Wonder Woman”, “A Wrinkle in Time”, “The Beguiled“, janë disa nga filmat e kohëve të fundit me autore gra dhe kushtuar grave. Ato janë shumëfishuar që nga fillimi i lëvizjes “MeToo”, që vë theksin tek seksizmi dhe abuzimi seksual si fenomene të përhapura në këtë industri. Lisa Koch pedagoge në universitetin “George Mason”, thotë se numri i grave që po bëhen bashkë po rritet gjithnjë e më shumë dhe se ato po mbledhin shumë para për financimin e lëvizjes së tyre:

“Lëvizja nisi me 300 gra në Hollivud, por është zgjeruar fuqishëm. 700 mijë gra që punojnë në ferma kanë premtuar mbështetjen e tyre dhe ky është vetëm një shembull. Brenda 60 ditëve të para të lëvizjes u krijua një fond prej 21 milionë dollarësh.”– thotë ajo.

Femrat po flasin hapur

Në Hollivud, regjisore dhe aktore me ndikim të madh po flasin hapur në emër të grave të abuzuara në të gjithë spektrin social-ekonomik. Një prej tyre është fituesja e çmimit Oscar Jane Fonda, e cila dëshmoi në Kongres në emër të grave, lidhur me të drejtat e tyre.

“Nëse duhet të ballafaqohemi me këto çështje të grave, për hir të dinjitetit dhe sigurisë së tyre nga ngacmimet seksuale në vendin e punës dhe çështjet ekonomike dhe seksuale janë tepër të lidhura me njëra-tjetrën, duhet t’u qëndrojmë pranë, t’i duam dhe të jemi aleate të motrave tona në të gjithë sektorët.”– thotë aktorja.

Aktivistja dhe producentja Shannon Lee thotë se në industrinë e filmit grave po u ofrohen më shumë vende pune, paga të barabarta dhe më tepër mundësi për të krijuar.

“Ava DuVernay për shembull, që ka një kompani për shpërndarjen e filmave ka urdhëruar që të gjitha regjisoret e filmave që ajo shpërndan, të jenë gra,”– thotë aktorja.

Por ajo thotë se seksizmi ndaj grave në vendin e punës është shumë i përhapur ndaj dhe situata nuk mund të ndryshojë menjëherë.

“Atje ku mungon ekuilibri në pushtet ka edhe abuzim me të”– thotë ajo.

“Vetëm 18 për qind e atyre që merren me prodhimin e filmave, producentë, regjisorë, skenaristë, kineastë, montazhierë, janë gra”- thotë Lisa Koch.

Por gratë thonë se synimi është që shifra të shkojë në 50 për qind deri në vitin 2020.

Mijëra vetë kanë shkuar në Qendrën Kombëtare Ligjore të Grave në Uashington DC, për të kërkuar ndihmë ligjore ndaj ngacmimit dhe diskriminimit seksual. Drejtoresha ligjore e qendrës Sunu Chandy thotë se lëvizje si ajo “MeToo” dhe “Time’s Up”, falë të cilave abuzues seksualë si Bill Cosby u ndoqën penalisht dhe u dënuan, janë hapa të rëndësishëm ligjorë që ndihmojnë në vendosjen e barazisë gjinore në Hollivud dhe gjetkë.

“Punësimi i grave në pozita që tradicionalisht kanë qenë për burrat, është pikërisht ajo që synojmë”, – thotë zonja Chandy.

Por sipas zonjës Chandy megjithë përparimin e bërë, duke i ofruar grave ndihmë dhe mbështetjen ligjore që meritojnë, mbetet ende shumë për t’u bërë, për të sjellë ndryshim e nevojshëm në vendin e punës, qoftë në fabrikë, në fermë apo në skenën e një filmi të Hollivudit.

 

Tags: aksiongratëHollivudkunderLëvizjetseksizmit

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Next Post
Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në fund të nëntorit

Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në fund të nëntorit

Politikanët maqedonas të frikësuar, Prokuroria vazhdon ‘gjuetinë’

Politikanët maqedonas të frikësuar, Prokuroria vazhdon ‘gjuetinë’

‘Agjentja sekrete’ me 25 emra, ende nuk i di të gjithë

‘Agjentja sekrete’ me 25 emra, ende nuk i di të gjithë







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?
Showbizz

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

by mirseda
00:14 | 19/04/2026
0

Një moment i veçantë ndodhi gjatë finales së Big Brother VIP 5. Të dy opinionistët e këtij...

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Surprizë emocionuese për Mateon, finalisti takohet me babanë e tij në studio: Dasmën e madhe ….

Surprizë emocionuese për Mateon, finalisti takohet me babanë e tij në studio: Dasmën e madhe ….

22:54 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com