Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Letra prekëse e Hazard pasi iu bashkua Realit: Faleminderit që më ndihmuat të…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Letra prekëse e Hazard pasi iu bashkua Realit: Faleminderit që më ndihmuat të…

Eden Hazard është nga sot futbollist i Realit të Madridit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se belgu do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos” dhe do të prezantohet zyrtarisht më 13 qershor, pasi të ketë përfunduar angazhimet me Belgjikën, në eliminatoret e Euro 2020-ës.

Nuk janë bërë ende të ditura detajet e operacionit, por paraprakisht thuhet se klubi spanjoll ka derdhur rreth 100 milionë euro plus bonuset në arkat e Chelsea.

Ylli i ri i Realit të Madridit, Eden Hazard, është ndarë nga tifozeria e Chelseat me një letër të hapur, postuar në faqen e tij në Facebook.

“Për miqtë dhe familjen Chelsea,

Ju tashmë e dini që do të bashkohem me Realin e Madridit. Nuk është sekret që ishte ëndrra ime të luaja për ta që i vogël. Kam bërë maksimumin për të mos shpërqendruar veten dhe ekipin në periudhën e vështirë të spekulimeve dhe të vëmendjes mediatike, sidomos në 6 muajt  e fundit.

Tani klubet kanë arritur një marrëveshje dhe shpresoj që ta kuptoni se duhej të nisja kapitullin tim të ri, ashtu si çdokush prej jush do duhej të bënte, kur vjen shansi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Largimi nga Chelsea është vendimi më i madh dhe më i vështirë i karrierës sime, deri tani. Tani që nuk ka më dilema, do doja të sqaroja një gjë që ka qenë gjithnjë e qartë për mua: E kam dashur çdo moment te Chelsea dhe nuk e mora në konsideratë idenë se mund të luaja në një ekip tjetër.

Isha vetëm 21 vjeç kur u bashkova me këtë klub dhe jam rritur si njeri e lojtar me ju të gjithë, që më keni ndihmuar të bëhem kapiten i Kombëtares së Belgjikës. Ka pasur edhe momente të vështira, për skuadrën dhe për mua, por i tillë është futbolli. Sidoqoftë, futbolli për mua është të luash me top, të zbavitesh. Jemi me fat që e luajmë këtë lojë të bukur dhe kjo është gjithnjë këshilla ime për ata që kërkojnë ndonjë këshillë! Luani futboll dhe zbavituni.

Edhe kur nuk po luanim mirë, u mundova të bëj maksimumin dhe kjo ka ndodhur për shkak të mbështetjes suaj mahnitëse. Dëshira për të luftuar, shpirti i garës dhe refuzimi për t’u dorëzuar është pjesë e kulturës te Chelsea dhe e kam prej jush.

Kur mendoj momentet speciale me fanellën e Chelseat, ka shumë dhe jemi me fat që kemi fituar më shumë se ndeshje sesa kemi humbur. Kemi fituar shumë trofe ndonjë ditë do kem mundësi të ulem me një birrë përpara dhe të qesh me krenari për penalltinë time të humbur që çoi te goditja ime me kokë që na dha titullin ndaj Palace, apo golat ndaj Tottenham, Arsenal e Liverpool.

Kujtimet janë të gjalla sepse atmosfera që krijonit ju ishte fantastike dhe do ta kujtoj me krenari. Uroj të jeni zbavitur po aq sa unë. Chelsea dhe tifozët e Chelseat do jenë gjithnjë specialë për mua dhe sezonin e ardhshëm gjëja e parë që do bëj është të shoh rezultatin e Chelseat. Uroj të përballemi në Champions League, vitin e ardhshëm dhe çdo vit tjetër.

Ju falënderoj të gjithëve, ish-kolegët e mi, pronarin Abramovich dhe stafin e tij, që më ndihmuan të realizoj jo një, por dy ëndrra: së pari të bëhesha futbollist i Chelseat dhe sot, së dyti, të bëhesha futbollist i Real Madridit.

Ju uroj të gjithëve më të mirën e mundshme, miqtë e mi.

Eden”.

Tags: BashkuaFaleminderitHazardLetrandihmuatpasiprekëseRealit

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
“Ia di për nder Ilir Metës”, mesazhi i fortë i Ramës: Do ikin nga puna më 1 korrik

“Ia di për nder Ilir Metës”, mesazhi i fortë i Ramës: Do ikin nga puna më 1 korrik

“Këta nuk i duhen dreqit jo Shqipërisë”, Rama flet për 30 qershorin: Ka dy rrugë

"Këta nuk i duhen dreqit jo Shqipërisë", Rama flet për 30 qershorin: Ka dy rrugë

Investigimi/ Dosja voluminoze: Lidhja e PD me kushëririn e Putin dhe armët siriane

Investigimi/ Dosja voluminoze: Lidhja e PD me kushëririn e Putin dhe armët siriane







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com