Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Letërsia e regjimeve totalitare në Itali, Gjermani dhe Rusi

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Letërsia e regjimeve totalitare në Itali, Gjermani dhe Rusi

Letërsia, sikurse dihet, përfaqëson shprehjen maksimale të lirisë së mendimit njerëzor. Idetë, projektet, ndjenjat, historitë tregohen në mënyra të pafundme dhe me struktura narrative e stile që variojnë nga lirizmi klasik tek eksperimentet pararojë; ato kanë të përbashkët lirinë e ndjenjave të tyre, dhe dëshirën për ta ndarë atë me publikun e lexuesve.

Kjo aksiomë që sot duket kaq e qartë, të paktën në atë pjesë të botës së përkufizuar “të lirë”, ishte e  shtypur gjatë regjimeve autoritare që shpërthyen në Evropë gjatë shekullit të kaluar, të varrosura nën ortekun asgjësues të propagandës. Prandaj është interesante të mendohet se papritmas, e gjithë kategoria e intelektualëve do të ishte zhdukur nga obskurantizmi kulturor i një diktature; por në realitet nuk është kështu.

Edhe pse duke e reduktuar në minimum cilësinë artistike, letërsia vazhdoi të krijojë vepra të llojeve të ndryshme, në mbështetje të ideologjisë së regjimit. Për shembull në Itali, fashizmi fillimisht u përpoq të shpallte identitetin e përsosur të pikëpamjeve, me Futurizmin e Filipo Tomazo Marinetit, një lëvizje sigurisht revolucionare, në “shkëputje” të plotë me ideologjitë e mëhershme konformiste; shumë agresive dhe nacionaliste, që u krijua më shumë se çdo gjë për të shkundur dhe u bërë përshtypje mendjeve reaksionare dhe të ndryshkura të brezave të mëparshëm.

Në marsin e vitit 1925, kur tashmë ishte kaluar nga faza legalistike në atë totalitare të fashizmit, intelektualët e lidhur me lëvizjen, nënshkruan në Bolonjë në Manifestin e Intelektualëve Fashistë, në të cilën ata deklaruan se fashizmi ishte garantues i të gjitha institucioneve dhe traditave në Itali, duke u lidhur kësisoj me parimet dhe ideologjinë e regjimit.

Ky Manifest u nënshkrua nga emra të njohur të kulturës italiane si shkrimtarët Luixhi Pirandelo, Filipo Marineti, shkencëtari i famshëm Enriko Fermi etj. Dihet se disa prej tyre, të ndjerë të tradhtuar në idealet e tyre shumë humaniste nga brutaliteti i diktaturës, u distancuan nga pozicionet e tyre të mëparshme, duke ndërmarrë rrugën e vështirë dhe të dhimbshme të disidencës, ndërsa të tjerë mbajtën një marrëdhënie të paqartë me fashizmin, si Pirandelo dhe Ungareti. Të tjerët përqafuan me bindje fashizmin, duke harmonizuar idetë dhe veprat e tyre me propagandën, duke u bërë kësisoj përfaqësuesit më tipikë të regjimit.

Interesant është interpretimi i fashizmit nga Pirandelo, pas anëtarësimit në partinë fashiste, menjëherë pas vrasjes së deputetit socialist të opozitës Mateoti. Për të, fashizmi ishte një element i forcës jetësore, i aftë për të shkatërruar kristalizimet sociale, një lëvizje anarkiste, revolucionare.

Entuziazmi fillestar, u pasua nga zhgënjimi, që gjithsesi nuk e pengoi të vazhdojë krijimtarinë e tij teatrale, dhe nuk prishi marrëdhënien e tij personale me Musolinin, që do t’i japë fonde për të krijuar kompaninë teatrore të Operës së Romës.

Edhe në Gjermani, pati një bashkëpunim dhe bashkëjetese mes nazizmit dhe intelektualëve të ndryshëm. Veprat e Niçes u ripanë nën një dritë të re, duke vënë theksin tek parimet nacionaliste dhe raciste. Por ndryshe nga Italia, në Gjermani shkrimtarët e mirëfilltë pro regjimit qenë më të paktë, dhe thuajse asgjë s’ka mbetur nga pseudo-kultura e tyre letrare, duke u kufizuar në ekzaltimin patriotik-popullor të superioritetit racial, dhe justifikimin e një politike imperialiste që kërkonte hapësira të reja të shprehjes së vlerave dhe vitalitetit të tyre.

Mjafton të kujtojmë këtu shkrimtarin Hans Grim, që në romanin e tij “Popull pa hapësirë” (1926) ngjall nën kuptimin nacionalist konceptin hitlerian të “hapësirës jetike” për popullin gjerman. Ndërkohë, Rikard Bilinger, trajton një temë të dashur për ideologjitë autoritare dhe që synonte topitjen e masave, sikurse është vërejtur gjerësisht tek fashizmi: ruralizmi, lavdërimi i jetës së thjeshtë të botës fshatare, duke e lidhur atë me kulturën e demonizmit pagan në përmbledhjen poetike “Drapri qiellor” (1931) dhe dramat “Gjiganti” (1937) dhe “Paracelsusi” (1943).

Së fundi Jozef Vajnheber, i cilësuar si shkrimtari zyrtar i nazizmit, kremtoi pushtimin dhe aneksimin e Austrisë nga Rajhu i Tretë me “Himnin e Kthimit” (1938), në një kohë që përhapi idenë e tij për misionin historik të poetit në shërbim të nevojave të regjimit, nëpërmjet odeve “Mes Zotave dhe Demonëve (1938), “Muzikë Dhome” (1939) dhe “Kjo është fjala” (1944).

Të një lloji të ndryshëm, edhe pse me një kompleksitet analitik dhe sociologjik më të madh, janë temat e trajtuara në Rusi pas Revolucionit të Tetorit. Këtu, edhe më shumë se sa në regjimet naziste u zhvillua një reflektim i thellë mbi “rolin social” të artistit, duke u kufizuar tek rryma e Realizmit Socialist që për vlerën e tij si dogmë vërtetë e padiskutueshme, ndau në mënyrë të qartë lëvizjen artistike sovjetike nga ajo e bashkëkohësve në pjesën tjetër të botës. Formalisht i përcaktuar nën Kongresin e parë të Shkrimtarëve mbajtur në vitin 1934, Realizmi Socialist propozoi një përfaqësim konkret dhe historikisht përcaktues të realitetit, i aftë të nxjerrë në pah dhe lartësojë procesin revolucionar; një punë kolektive në të cilën artisti bëhej një pjesëmarrës i plotë.

Në thelb, që nga fundi i viteve 1920 dhe deri në vdekjen e Stalinit dhe procesin e de-stalinizimit, letërsia ruse nuk qe më një përfaqësuese e realitetit siç shihej nga autori, por siç shihej dhe interpretohej nga partia. Përsëri nuk do të mungonin shkrimtarët e mëdhenj, që e vunë veten në shërbim të propagandës së realizmit socialist.

Vladimir Vladimiroviç Majakovski, ishte një nga emrat më të shquar. Pas pjesëmarrjes plot entuziazëm në Revolucionin e Tetorit, dhe hyjnizimin e bolshevizmit si e vetmja fuqi transformuese dhe pastruese, ia kushtoi poezitë e tij funksionit social të zëdhënësit të luftës së klasave dhe etikës komuniste.

Ai formoi ndërkaq grupin pararojë të kubo-futurizmit, duke kopjuar pjesë të futurizmit të Marinetit, për t’i ndërfutur ato brenda letërsisë socialiste. Prodhimi i tij letrar dhe angazhimi revolucionar, e çuan në rangjet më të larta të inteligjencës sovjetike. Megjithatë Majakovski vendosi të ndërpresë jetën e tij në një mënyrë të dhunshme dhe në disa aspekte të dyshimtë, duke u qëlluar veten në zemër në 14 prill të vitit 1930. Ndër veprat e tij kryesore që mund përmenden poemat “Lufta dhe universi” (1916), “Njeriu”( 1917 ), “150 000 000” (1919),  “Për këtë” (1923), “Lenini” (1924).

Ndërkohë Maksim Gorki, cilësohet si krijuesi i letërsisë realiste dhe sociale sovjetike. Ai arriti të përziejë vizionin objektivist të realitetit dhe jetës së përditshme, me mundimet intime të heroit protagonist të veprave të tij, me inteligjencë dhe mendjemprehtësi artistike, duke shmangur kësisoj rrëshqitjet në retorikën partiake. Nga ai mbetën mes të tjerash romanet “Universitetet e mia” (1923), “Çështja Artamonov” (1925) dhe “Jeta e Klim Samghin” (1927-1936).

Shumë më të ndryshme dhe me një vlerë më të pasigurt propagandistike janë veprat letrare, që për së paku 30 vjet do të bazohen mbi një ideologjizim të fortë të realitetit. Kështu kalohet nga lufta heroike e Ushtrisë së Kuqe kundër Rusëve të Bardhë, tek industrializimi, festimet  madhështore të ndërtimit të fabrikave, dënimin e sabotorëve kundërrevolucionarë,

kolektivizimin e tokave, dhe ekzaltimin nga efikasiteti i kolkozeve dhe sovkozeve sovjetike, e deri tek eliminimi i kulakëve, fshatarët e pasur dhe armiq të proletariatit. Konfliktet familjare në vepra, reduktohen në çështje thjeshtë ideologjike ndërmjet baballarëve reaksionarë dhe sabotatorë dhe bijve heroikë, shembuj të ndritshëm revolucionarë që mbërrijnë deri tek denoncimi i prindërve të tyre, dhe që trajtohen si heronj.

Nuk mungojnë edhe dramat që përfshijnë të dy liderët karizmatikë Leninin dhe Stalinin (Ivani i Tmerrshëm, drama teatrale e Aleksej Tolstojit, flet në fakt për Stalinin). Me Luftën e Dytë Botërore, rindizet sërish ideologjia nacionaliste. Një seri veprash iu përkushtuan rezistencës heroike të ushtarëve rusë kundër pushtimit gjerman, si “Fronti” i Soloviev dhe “Populli rus” i Simonov.

Pas luftës, ndërsa ndryshoi ekuilibri botëror, mbetet i pandryshueshëm në mos edhe më i fortë kontrolli ideologjik mbi pronën intelektuale. Lindën tema të reja, si antagonizmi i Luftës së Ftohtë me Amerikën e korruptuar dhe kapitaliste (“Çështja ruse” e Simonov, “Luani në shesh dhe “Hija e tjetrit” e Ehrenburgut), një model që duhej neveritur dhe denoncuar.

Në përgjithësi, letërsia e krijuar dhe e lidhur me realizmin socialist, prodhoi shumë pak tekste të denja për t’u mbajtur mend. Vlen të përmendet se autorët e veprave të tilla, dolën të pacenuar nga spastrimet staliniste dhe kishin, pavarësisht cilësisë mediokre, reagime entuziaste të audiencës dhe kritika dashamirëse, pasi silleshin në përputhje me konceptet e lirisë sipas konceptimit të ngushtë ideologjik.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: gjermaniitaliletersiaregjimet totalitarerusi

TË LIDHURA

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2
Aktualitet

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
Next Post
Berisha: Nëse Basha humbet në 25 qershor, në korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së

Berisha: Nëse Basha humbet në 25 qershor, në korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së

Shtypi i ditës, 10 qershor 2017

Shtypi i ditës, 10 qershor 2017

Shtypi nga bota, 10 qershor 2017

Shtypi nga bota, 10 qershor 2017

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com