Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gj*ku!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gj*ku!

Nga: Pëllumb Kulla

Mbrëmë kam bërë një marrëzi, që them se më ishte e nevojshme për t’u bindur përfundimisht: Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat te ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD.

Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje. Dhe këtë bindje kam frikë se shqiptarët do ta shohin edhe ata, edhe për shumë mbrëmje që vijnë.

Mbrëmjen e shkuar ishte kjo temë e nxehtë që e sillte më kollaj në sy standartin e këtij lloj shou televiziv: Gjysmën e kohës flisnin njëkohësisht jo më pak se katër të ftuar. Në një të katërtën e kohës flisnin paralelisht dy prej tyre dhe në një të katërtën tjetër të saj flisnin që të gjashtë! E këtu pa llogaritur drejtuesin e emisionit që, si gjithmonë, mori pjesë bashkë me ta në të gjithë hapësirën kohore.

Tema në dukje ishte e udhëhequr nga një motiv i madhërishëm, nga një ideal frymëzues, historik, kombëtar e planetar- po të doni!, – aq i njohur gjatë shekujve, i ngjeshur në mijëra këngë me “eja, mblidhuni këtu-këtu!” dhe “bashkouni, o shokë, me ne në çetë!” Është motiv që thërret thellësitë e ndjenjave njerëzore dhe prodhon lotë, poezi, patriotizëm dhe sidomos demagogji të cilësisë më të lartë.

Këtë mbresë nuk ma jepnin ata gjashtë zotërinjtë në fjalë, – u kërkoj ndjesë që ze në gojë ata, – se sa përfituesit kryesorë që i janë përveshur kësaj ndërmarrje dhe ata që nuk duan të përjashtohen prej saj.

Nuk është e mundur kurrsesi që të arrihet kurrfarë bashkimi, teksa kujtohen reciprokisht mëkatet, e citohen të ndërsjellta shprehje që meritojnë ndëshkim penal, si ajo thënia e njërit: “Unë kam vjedhur vota për të dhënë fitoren ty, mor maskara!” (Dhe këtë e thotë ai njëri, që po mbush një vit që mban në gojë fjalën “masakër”!)

Ja, vota… Vota që thirret si ndihmësja më e thjeshtë për të zgjidhur e për të sqaruar vendin që zemë në shoqëri. Përmendet shenjtëria e votës, teksa në atë vend të rraskapitur gjatë 30 vjetëve, lutet Zoti për vota të ndershme dhe të ndershme nuk gjenden dot. Në atë vend, ku gjatë 30 vjetëve votat “k*rva” na prodhokan gjithmonë dy palë fitimtarësh, nga të cilët, njëra palë gëzon pushtetin dhe pala tjetër qahet katër vjet rresht që është palë e vjedhur!

Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

Në ditët që vijnë e teksa do thirret bashkimi, hija e atij njeriu do të jetë në çdo shesh diskutimesh, në çdo tv shou dhe në çdo faqe gazete. Fati i tij, hej dreq, befas na u bë halli i të gjithëve! Vetëm përfytyroni sikur për të bashkuar njerëzit në këtë parti historike aq të brohoritur kur na erdhi, të ishte sot i përjashtuar, apo i vetëpërjashtuar ai! Është ai, që në viset shqiptare solli mosndëshkimin dhe korrupsionin.

Është menduar se e keqja e shoqërisë është korrupsioni, në një kohë që mosndëshkimi ështa babai dhe nëna e korrupsionit. Nuk ishte nevoja e Blinkenit dhe e amerikanëve për të ditur se ku duhet drejtuar gishti. Ai në konfliktin me ta kërkon provat e dëmeve, që i ka sjellë Shqipërisë!

Milionat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata që e duan, po t’i tundësh, t’i zgjosh e t’ua kërkosh kur janë duke fjetur, t’i rreshtojnë provat e tij, deri sa të vijë mëngjesi! Prania e tij nuk premton bashkimin që kërkohet. Uroj që përpjekjet të mos sjellin gjak, atë gjak që ka skuqur tërë rrugëtimin e kësaj kuçedre.

Tags: bashaPDPëllumb Kulla

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
“Sul Baholli s’po na lejon me festu Pashkët”, letra për Enverin

Zbulohet letra e Enverit: Mehmet, e lexova autokritikën tënde…

Shoqata e Infermierëve: Të përlyerit në korrupsion duhet të bëhen shembuj

Nga sot të gjitha urgjencat e C*VID-19, te ish-urgjenca kirurgjikale

Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Edhe Makiaveli shqiptar, Konica, nuk ka se çfarë t’i bëjë PD-së







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com