Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Leku e hedh ujin përpjetë”/Peshk për 1 vend pune, avokatja përfundon në spital

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Leku e hedh ujin përpjetë”/Peshk për 1 vend pune, avokatja përfundon në spital

Në kohën kur pritet që Gjykata e Posaçme të caktojë masat e sigurisë për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani, një incident ka ndodhur në seancë. Florida Beu është ndjerë keq gjatë seancës, dhe një ambulancë e ka transportuar në spital. Kjo e fundit akuzohet se i ka dhënë ish-zv/ministres 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.

Nga përgjimet e SPAK-ut doli se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e kësaj të fundit në Ministrinë e Brendshme.

Marrja e eurove dhe të mirave materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë përvetësuar në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Florida Beu është një avokate dhe biznesmene në Durrës, e cila prej 2019 menaxhon së bashku me vëllain e saj, një kompani peshkimi.

Mendohet se arka me peshk të freskët deti, është dhënë tek zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, pikërisht në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.

Ish zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, do të përballet me provat e prokurorisë dhe do të japë parashtrimet e saj në lidhje me atë ç’ka disponon Prokuroria e Posaçme në dosjen hetimore, për veprën penale të ngritur ndaj saj, “ushtrim ndikimi i paligjshëm”.

Sipas SPAK, në cilësinë e zv/ministres së Brendshme, Voda ka pranuar dhe ka marrë para dhe përfitime të tjera materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të cilat po ashtu ndodhen në masën e “arrestit në shtëpi”.

Peshk dhe celular për një vend pune

Duke iu referuar përgjimeve të SPAK, më 13 shkurt 2020 avokatja Florida Beu dhe Rovena Voda zhvilluan një takim. Beu i kërkoi Vodës që ta favorizonte atë, për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme. “Nuk të bëjë dot shefe, por mund të të fus specialiste diku”, mësohet t’i ketë thënë Voda. Më pas ajo ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste.

Më tej në lojë është futur avokatja nga Durrësi, Majlinda Hasani, e cila ka folur me Floridën dhe sipas SPAK-ut, Beu i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf dhe 1 mijë euro të tjera më pas. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës se i ka ngelur mendja se mos duheshin më shumë para, për t’i siguruar një vend të mirë pune.

Nga përgjimet e SPAK-ut, dëgjohet se pas këtij momenti Majlinda të ketë thënë “se leku e hedh ujin përpjetë”, dhe se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”.

Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk. Sipas SPAK, Rovena ka marrë dhe një aparat telefon.

Tags: Florida BeuMajlinda HasaniRovena Voda

TË LIDHURA

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
Aktualitet

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it
Ekonomi

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Next Post
Skuadrat shqiptare/ Sonte ndeshjet e kthimit në Conference League

Skuadrat shqiptare/ Sonte ndeshjet e kthimit në Conference League

Operacion anti-korrupsion në Korçë, arrestohet ish-zyrtari i lartë

Operacion anti-korrupsion në Korçë, arrestohet ish-zyrtari i lartë

Nxori këmbën jashtë dritares së makinës, gjobitet zyrtari 60-vjeçar

Nxori këmbën jashtë dritares së makinës, gjobitet zyrtari 60-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com