Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Leksionet” e zgjedhjeve nga Kosova, i kemi grisur vetë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Nga: Mero Baze

Ka një entuziasëm fallco për disa aspekte të zgjedhjeve në Kosovë, siç është numërimi i shpejtë i votave, (në fakt jo dhe aq i shpejtë, se akoma s’kanë mbaruar), pranimi i humbjes nga partia në pushtet, mungesa e incidenteve, apo sistemi elektoral.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, numërimi i shpejtë i votave bie vërtet në sy për mirë, por problemi nuk është as tek KQZ e Shqipërisë, as tek ndonjë mekanizëm vjedhjeje, por tek një ndryshim dramatik i ligjit elektoral në zgjedhjet e vitit 2003, i cili imponon numërimin në qendër të KZAZ, të gjithë qendrave të votimit.

Ndryshimi u bë pas këmbënguljes dhe vetos së Sali Berishës në reformën e atëhershme zgjedhore, pasi kishte pretendimin se votat që numërohen në qendrën e votimit, siç numërohen në gjithë botën, janë nën presion dhe mund të vidhen.

Në rrethanat e zgjedhjeve të Ilir Metës të vitit 2001, që ishin të dhunshme dhe ku u përdorën policë e banditë për t’i vjedhur votat, kërkesa kishte kuptim.

Në vitin 2019 është një situatë krejt tjetër. Votat mund të  numërohen lirshëm në çdo qendër votimi dhe Shqipëria në orën 20:30 ka rezultatin e votimit në gjithë vendin.

Nuk ka nevojë për numërues, nuk ka nevojë për para shtesë, por për pak komisionerë dhe nga një smartphone në çdo qendër votimi, që raporton.

E ka pasur këtë më ‘91, ‘92, ‘94 , ‘96, ‘97, ‘2000 e ‘2001. Prandaj këta të habiturit nga përfundimi i shpejtë i zgjedhjeve në Kosovë, që në fakt akoma s’kanë mbaruar, duhet të shikojnë arsyen pse ndodh kjo, dhe jo të bëjnë hartime patetike, duke krahasuar dy sisteme, që nuk janë të njëjta.

Mungesa e incidenteve në këto zgjedhje në Kosovë ishte vërtet arritje dhe kjo ka ardhur nga fakti, se gara ishte e copëzuar, kishte shumë parti që garuan vetëm dhe nuk kishte protagonizëm blloqesh të sigurta.

Në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë ka pasur “vjedhje industriale” votash, siç i ka përshkruar ambasadori amerikan zgjedhjet e vitit 2012, apo incidente pa fund më 2017, pasi blloqet politike ishin të pozicionuara mes tre palëve. Në këto zgjedhje Vetëvendosja ishte vetëm, LDK vetëm, dhe ish- partitë në pushtet në tre pjesë.

Nëse do të kishim koalicionet parazgjedhore të vitit 2017, siç ishte PAN, zgjedhjet do kishin tjetër rezultat. Me aq vota sa kanë marrë partitë e ish- PAN, sot do kishin marrë 37 për qind dhe do ishin fituese të zgjedhjeve.

Ndarja e tyre në tre pjesë ka ulur PDK në 22 për qind dhe ka lënë parti të parë Vetëvendosjen, e cila po ashtu ka rënë me 2 për qind nga 2017. E vetmja parti që është rritur në këto zgjedhje është LDK, falë Vjosa Osmanit.

Mungesa e përballjes së koalicioneve të forta e ka bërë më qytetare fushatën, pasi dhe protagonizmi ka qenë shumë i shpërndarë në disa parti.

Lidhur me pranimin e rezultatit, e vetmja shenjë ishte deklarata e Kadri Veselit dhe Hardinajt për pranimin e humbjes, por nuk është se kanë pasur ndonjë mundësi tjetër.

Në rastin e Haradinajt, kur merr 10 për qind, nuk ke çfarë pret të kontestosh.

Në rastin e Veselit deklarata ishte një shenjë ç’tensionuese, por ishte personale, dhe jo e PDK. Partia e tij PDK, nuk e pranoi rezultatin dhe kërkoi rinumërim kombëtar të votave, pasi diferenca 3 për qind me fituesin, i ka futur në dyshime për manipulime. Kërkesa i është hedhur poshtë nga Paneli zgjedhor për ankesa.

Pra dhe në këtë rast nuk është se kemi ndonjë pranim të rezultatit, me aq dëshirë.

Në Shqipëri kultura e mospranimit të rezultatit është kulturë e Sali Berishës. Ai nuk ka njohur asnjë palë zgjedhjesh që ka humbur, ndërsa Edi Rama ka njohur dhe zgjedhjet që ja vodhën live në TV me dhjetë vota.

Sali Berisha nuk ka njohur as referendumin për Kushtetutën e vitit 1998, që më vonë e “mbronte”. Por dhe ky nuk është se ka shqetësuar njeri me këtë zakon, pasi është shumë i llogaritur në këtë pikë. Të gjithë e dinë që nuk e pranon humbjen, dhe aq.

Ai ka pas qenë zemëruar keq me Besnik Mustafajn dhe Sokol Olldashin, që pranuan me mendje të tyre humbjen me Ramën, dhe u ka mbajtur qëndrim për këtë. Madje tani siç e shikoni nuk pranon as humbjen e Lulit me mandatet që dogji, dhe e ka shpallur fitore, shkatërrimin e PD.

E vetmja gjë që duhet diskutuar me përgjegjshmëri nga përvoja e Kosovës, është sistemi zgjedhor.

Kosova ka propocional kombëtar, me preferencë për 5 kandidatë. Pra nuk janë lista të hapura, por preferenciale. Ti ke të drejtë të zgjedhësh pesë më të mirët, nga 100 që ka lista.

Greqia ka sistem më afër natyrës sonë, pra një sistem propocional rajonal, me preferencë, por me një “primë” për partinë fituese, që merr mbi 29 për qind, duke e çuar në 50 për qind.

Sistemi grek është sistem antikrizë, që nuk të lë në duar të partive gjobvënëse, dhe që respekton fituesin. Ai është më afër realitetit shqiptar dhe ka funksionuar prej tre dekadash.

Listat tërësisht të hapura, në një sistem propocional kombëtar, siç kërkojnë disa parti të vogla, është derë e hapur për çdo biznesmen apo bandit, që mund të sigurojë aq vota sa për vete, duke u kthyer pastaj në faktor politik.

Nëse ka sistem kombëtar propocional, duhet doemos të ketë një “primë” për të çliruar fituesin nga gjobëvënësit e vegjël. Në të kundërt, ky sistem që është, me preferencë deri në pesë përqind të listës për çdo qark, do ishte i mjaftueshëm.

Për mua më rëndësi ka aspekti teknik i reformës, numërimi i shpejtë në qendër votimi, depolitizimi i komisioneve duke vendosur nëpunës publik, si për shembull 3 mësues në çdo KZV dhe tre gjyqtarë në KZAZ, dhe kështu partitë shpëtojnë nga shpenzime dhe stresi i komisionerëve.

Një përpjekje për numërim elektronik do të ishte dhe më e mirëpritur, por dhe numërimi me dorë në qendra votimi e zgjidh situatën.

Shqipëria i ka pasur të gjitha sistemet zgjedhore. Më 31 mars të 1991, e kemi nisur me mazhoritar të pastër, kemi vazhduar me mazhoritar me korrektim propocional, pastaj me korrektim mazhoritar, e në fund me sistem propocional rajonal.

I kemi provuar të gjithë leksionet e sistemeve dhe nuk na e ka fajin sistemi, por kultura politike brenda partive, mungesa e demokracisë brenda tyre, dhe pamundësia për të reformuar partite, që janë teknikisht të gjitha të paligjshme, pasi në fillim kanë vjedhur zgjedhjet e tyre, pastaj votat e popullit.

E para gjë që duhet bërë këtu, është që zgjedhjet brenda partive t’i bëjë KQZ dhe t’i çertifikojë gjykata.

Nga këtu mund të fillojë një revolucion i ri, pasi do të zgjohet gara e vërtetë brenda partive dhe nuk mund të bëhen zgjedhje si ato Basha-Olldashi, ku fletët ishin me numër rendor për të identfikuar votën, listat në dorë të Bashës, dhe numëruesit badigardë të Berishës.

Nuk mund të ketë demokraci dhe zgjedhje të lira në Shqipëri, pa demokraci dhe zgjedhje të lira në partitë shqiptare, ku kryetarët nuk humbasin prej 30 vitesh dhe ankohen pastaj për sistemet zgjedhore.

 

 

Tags: kosovemero bazevotat

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
I ka dhënë fund martesës? Rudina Dembacaj fotografohet krah bashkëshortit (Foto)

I ka dhënë fund martesës? Rudina Dembacaj fotografohet krah bashkëshortit (Foto)

Meta inicion nismën e tij “U’ jam Arbëresh”

Meta inicion nismën e tij “U’ jam Arbëresh”

Lajme të mira nga portieri i Partizanit, Aldo Teqja pritet të lërë spitalin

Lajme të mira nga portieri i Partizanit, Aldo Teqja pritet të lërë spitalin







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

by mirseda
20:10 | 27/02/2026
0

Garda Civile spanjolle shkatërroi një organizatë kriminale të kultivimit të marihuanës në Tarragona dhe Barcelona Garda Civile,...

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com