Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Legjendat gjermane sulmojnë me fjalë të rënda Mesut Ozilin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Legjendat gjermane sulmojnë me fjalë të rënda Mesut Ozilin

Në kampin gjerman ka shumë trazira dhe emri që po sulmohet më shumë është i mesfushorit turko-gjerman, Mesut Ozil. Kritikat për të kanë filluar që nga momenti kur u publikuan foto me Erdogan dhe aq më keq që lojtari nuk doli asnjëherë në një prononcim për të sqaruar atë që ndodhi. Pas ndeshjes ndaj Meksikës, ku skuadra u mund me rezultatin 1-0, ai ishte i vetmi lojtar që nuk shkoi të përshëndeste tifozët, që ndodheshin në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.Mario Basler ishte shumë kritik ndaj mesfushorit, duke e cilësuar atë si një bretkosë të vdekur, kjo për mënyrën se si luan në fushën e lojës. “Është për të ardhur keq, kam vite që ju them se mënyra se si luan Ozil është njësoj si një bretkosë e vdekur. Kur shoh golin e shënuar nga kundërshtari që kaloi Ozilin në mënyrë të turpshme, mund të them që ky nuk është një lojtar që udhëheq skuadrën”, u shpreh Basler.Nuk ishte vetëm Basler ai që kritikon Ozilin. Lotar Mateus ishte gjithashtu i zhgënjyer nga paraqitja e mesfushorit. “Kur shoh Ozilin që vrapon ashtu në fushë, mendoj që nuk ndihet mirë në uniformën e kombëtares”, ishte shprehur Lotar. Kjo deklaratë e tij u mbështet nga Basler që shtoi: “Ozil luan aq keq, sa do të ishte një lojtar i mirë për “TUS Vermelskirchen” (një skuadër amatore në Gjermani). Aty e ka vendin një lojtar i tillë. Ai nuk e ndihmon dot skuadrën për të mbrojtur titullin. Si mund ta bëjë me këtë mënyrë lojën? Nuk e kuptoj pse trajneri Lëv e aktivizon që nga minuta e parë.“Një ndeshje të madhe individuale të Ozilit nuk kemi për ta parë kurrë. Ai shënon ndaj Luksemburugut, por jo ndaj skuadrave të mëdha”, tha Basler. Këtë pohoi edhe Mateus për “Bild”. “Kur skuadra luan mirë dhe vrapon, atëherë është mirë edhe Mesut. Kur gjërat shkojnë keq mbrapa, atëherë ai dorëzohet. Ai është një lojtar shumë i mirë, por bën shumë pak. Duhet të jetë një lider”, tha lojtari me më shumë prezenca në kombëtaren gjermane. Basler e ka cilësuar atë gjithmonë si një lojtar të mbivlerësuar nga opinioni publik. Ozil, sipas tij, kurrë nuk është ngritur në nivelin e një lideri, edhe kur fitoi Kampionatin Botëror në Brazil, në vitin 2014.

Tags: fjalëgjermaneLegjendatMesut Ozilinrëndasulmojnë

TË LIDHURA

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”
Sport

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

09:33 | 18/10/2025
Next Post
Kryefamiljari kërkon ndihmën e policisë, nënë e bijë: Ikëm vetë

Kryefamiljari kërkon ndihmën e policisë, nënë e bijë: Ikëm vetë

Vetëdorëzohet bashkë me të dashurën, pasi plagosi prindërit. Fqinjët rrëfejnë tmerrin

Vetëdorëzohet bashkë me të dashurën, pasi plagosi prindërit. Fqinjët rrëfejnë tmerrin

Ftesa drejt BE-së do “paguhet” me refugjatët? Manjani: Jemi në rrezik!

Ftesa drejt BE-së do “paguhet” me refugjatët? Manjani: Jemi në rrezik!







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Maliqi në zi! Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi
Aktualitet

Maliqi në zi! Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi

by mirseda
11:26 | 20/10/2025
0

Kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi...

Berisha vazhdon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delikuente, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës

Berisha vazhdon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delikuente, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës

11:13 | 20/10/2025
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

10:57 | 20/10/2025
Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

10:36 | 20/10/2025
PS kërkoi përjashtimin e Gazment Bardhit me 30 ditë, mblidhet Komisioni i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e Gazment Bardhit me 30 ditë, mblidhet Komisioni i Etikës

10:00 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com