Buffonit tek Juventusi i mbetet vetëm ceremonia e lamtumirës në fund të sezonit dhe drejtuesit janë duke punuar intensivisht për të gjetur pasuesin e portierit legjendar. Vitet e kaluar një ndër kandidatët potencial ishte portieri i Milanit dhe tashmë edhe i kombëtares Italiane, Donnarumma, por tashmë Juventusi po punon dhe duket se ka arritur edhe një akord me një tjetër portier.Fjala është për portierin e Genoa-s Mattia Perin. Allegri është i bindur tashmë se për të pasur një ecuri pozitive në kampionat dhe njëkohësisht edhe në Europë është e nevojshme që të ketë në dispozicion dy portierë kryesorë.Mediat italiane shkruajnë se tashmë është arritur akordi me Perin, i cili do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë marrëveshja me presidentin e Genoas është ende në diskutime.