Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Legalizimi i kan*bisit/ Berisha: Te përdoruesit shfaqen psikoza të trurit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Legalizimi i kan*bisit/ Berisha: Te përdoruesit shfaqen psikoza të trurit

Një ditë më parë, kryeministri Rama prezantoi gjetjet e Këshillimit Kombëtar, teksa mbi gjysmë milioni qytetarë, kanë plotësuar pyetësorin e nismës në fjalë. Ai konfirmoi se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore. Në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro”. Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik, ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, u shpreh Rama. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e ka konsideruar të dëmshëm vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

“Sot jam këtu në një bisedë me ju së pari, dhe para të gjithash për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit.

Është një vendim për legalizimin e krimit, vrasjeve, drogimit të të rinjve dhe të popullatës, rrënimit të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre.

Unë në formimin tim si mjek, por edhe si politikanë, kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime, apo nënproduktet përdoren për lehtësimin e ankthit, në këtë kontekst të dhëna nga mjekët nuk kanë ndonjë pasojë.

Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore, dhe në proceset e trurit, kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se jep ndryshime në trurin e përdoruesve. Kanabisi ka të paktën 50 lëndë kimike, që nuk dihen se çfarë shkaktojnë në trurin e njeriut”, tha mes të tjerave Berisha.

Sipas Berishës, legalizimi i kanabisit në vendin tonë do të sillte pasoja në procesin e hapjes së negociatave. “Edi Rama zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve, vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar, pasi ju garantoj se dëmton procesin e integrimit në BE.

Edi Rama shfrytëzon një rrymë pozitive që i është krijuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të luftës në Ukrainë, por ky është një kalkulim i gabuar, pasi kanabisi shqiptar është krim, krim dhe vetëm krim, është organizata kriminale. Pikërisht në momentin kur po krijohej një klimë pozitive për hapjen e negociatave, sinjali që jep ky është që do të legalizojë kanabisin, kur Italia shpenzon edhe miliarda euro për të mbrojtur kufirin e saj”.

Tags: Berishakanabisi mjekesor

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Berisha “zbulon” vilën ku u takua Bllako me Ramën para se të arrestohej

Berisha "zbulon" vilën ku u takua Bllako me Ramën para se të arrestohej

Berisha sfidon ndërkombëtarët: Kushdo që ka prova, marr çdo vendim

Berisha sfidon ndërkombëtarët: Kushdo që ka prova, marr çdo vendim

Kundërshtohet procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës

Kundërshtohet procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com