Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lefter Maliqi rrëfen gënjeshtrat e Bashës: Ja si më mashtroi 4 herë kryetari i PD-së

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Lefter Maliqi i jep ultimatum Bashës: Reflekto për Beratin ose jap dorëheqjen!

Pas përplasjeve me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, kandidati për deputet i kësaj partie në Qarkun e Beratit Lefter Maliqi ka hapur sot mitingun elektoral të PS-së në këtë qytet.

Maliqi gjatë mitingut të sotëm i ka kërkuar elektoratit të Beratit të votojnë Partinë Socialiste.

I kontaktuar nga Tirana Today, Maliqi është shprehur i revoltuar ndaj Lulzim Bashës dhe ka hedhur dritë rreth përçarjes  së  tij  me të.

Sipas tij, kreu demokrat e ka gënjyer katër herë dhe asnjëherë nuk ka qenë i qartë dhe korrekt   në asnjë  prej  rasteve ndaj tij.

Po ashtu, Maliqi tha se Partia Demokratike  rrezikon të marrë vetëm një deputet.

Përveç mos mbajtjes së fjalës nga Basha siç ju e keni deklaruar, a ka pasur ndonjë arsye tjetër që ju sot mbështesni PS-në?

Në qoftë se  ju kujtohet  mandati 2009-2013, do të shikoni se kam qenë korrekt dhe  mirënjohës me  fjalën që i kam dhënë zotit  Berisha dhe  premtimit të mbajtur të tij për Lapardhanë. Në atë  kohë zonat e  majta në këtë qark u kthyen për herë të parë në të djathta.

Arsyeja ime e kalimit më PS-në është se jam i zhgënjyer me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Basha më gënjeu katër herë dhe asnjëherë nuk e mbajti  fjalën gjatë këtyre viteve që ai është në krye të PD-së.  Hera e parë që më gënjeu ishte kur bëra  dokumentet dhe konkurrova për kryetar   partie në Berat dhe më hoqi nga lista.

Hera e dytë  që më gënjeu  ishte kur konkurrova për Drejtor të  Departamentit te  Rendit në PD dhe  mes dy  kandidatëve  të tjerë  ma hoqën sërish emrin pa asnjë motivacion. Këto gënjeshtra sa vinin e shtoheshin, hera e tretë ishte kur më lajmëruan se do kandidoja për kryetar Bashkie në Berat dhe vetë Basha më  tha  se ia  dhashë Partisë  Republikane.

Kulmi ishte  kur më tha se je i pari i listës së kandidatëve për deputetë me PD  në Qarkun e Beratit  dhe më vuri të tretin. Tani që u largova nga  PD rrezikon të marrë vetëm një deputet.

Cila ka qenë biseda me zotin Rama? Shkuat ju tek ai apo erdhi ai tek ju ? Çfarë posti ju ka premtuar?

Është e kundërta. Më detyruan njerëzit për të mbështetur PS-në dhe u detyrova t’i bindesha  elektoratit. Me Kryeministrin kam pasur vetëm një telefonate dhe  më falënderoi për  lëvizjen time në mbështetjes së kauzave për të mirën e qytetarëve dhe më tha  se do kesh  mbështetjen time të  plotë.  Nuk më ka premtuar asgjë. Ato që doja, ishin të  vazhdoheshin ato që kishin mbetur pa u bërë, dhe këtë ua premtoi sot Rama qytetarëve.

A ka një reagim nga demokratët e Beratit lidhur me këtë lëvizje që ju keni bërë?

Jo nuk ka pasur pasi e dinë të gjithë kush jam unë. Por, një gjë  ju them edhe pse jam i treti në listë më PD-në nuk do ta heq emrin nga lista. Do ua bëj siç ma  bën po erdhi puna  te vendi i tretë . Por, PD-ja rrezikon edhe vendin e parë në Berat.

Tags: 4 herebashakreu i PDLefter Maliqimashtroirama

TË LIDHURA

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare
Aktualitet

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Shqiptari i arratisur pas 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Milano
Aktualitet

Shqiptari i arratisur pas 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Milano

21:07 | 21/08/2025
Next Post
Meta: Nëse Vasili bëhet kryeministër, jap dorëheqjen nga posti i Presidentit

Meta: Nëse Vasili bëhet kryeministër, jap dorëheqjen nga posti i Presidentit

“Jeta e familjarëve të tu vlen sa një fishek, ndaj tërhiqu”, kërcënohet kreu i LSI-së në Gjoroven

"Jeta e familjarëve të tu vlen sa një fishek, ndaj tërhiqu", kërcënohet kreu i LSI-së në Gjoroven

10 fotografitë më të bukura të Sony-t për vitin 2017

10 fotografitë më të bukura të Sony-t për vitin 2017

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë
Bota

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

by mirseda
22:47 | 21/08/2025
0

Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë,...

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

21:48 | 21/08/2025
Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

21:39 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com