Ish-kampionia e botës në UFC ka bërë një debutim fantastik në WWE, pasi ka fituar që në përballjen e parë duke dhuruar një shfaqje mjaft të mirë. Ronda Rousey ka lenë pas shpine artet marciale mikse dhe është futur në botën e “world wrestling entertaniment”, ku do të ketë për koleg Kurt Angle.
31-vjeçarja ka fituar në sfidën dyshe, ku përballë kishte një dyshe me shumë eksperiencë si “Triple H” dhe Stephanie McMahon. Një kapje për krahu e Rousey ndaj rivales McMahon vendosi fatin e këtij duel spektakolar, që argëtoi pa masë fansat e këtij sporti.
Hera-herës, ish-kampionia e botës në UFC, tregoi se mund të përdorë përvojën e fituar nga ky sport edhe në WWE, me disa kapje të bukura me këmbë apo grushte të fuqishme ndaj rivaleve.