Në shënimin e 27 vjetorit e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Istog, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se ai mund të mos jetë i dominuari i këtij subjekti politik në zgjedhjet e reja, njofton Klan Kosova.
Na fjalimin e tij Mustafa ka thënë se para dy vite e gjysmë, në zgjedhjet e vitit 2014, si parti kishin deklaruar se për zgjedhjet e reja do të jetë një kandidat tjetër për të parin e ekzekutivit.
Mustafa ka theksuar aty, se do të ulet bashkë me kryesinë e partisë për të biseduar për njeriun që ata do ta nominojnë për kryeministër. LDK, si parti politike shikuar nga jashtë dhe si lidhje shqiptare brenda Kosovës u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh.