Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Lavrentiy Beria, kush ishte shefi famëkeq i KGB-së që qau si fëmijë para ekzekutimit

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Lavrentiy Beria, kush ishte shefi famëkeq i KGB-së që qau si fëmijë para ekzekutimit

Pëlqente jetën luksoze dhe vajzat e reja, por ishte ndërkohë përgjegjës për krime çnjerëzore ndaj mijëra njerëzve. Lavrentiy Beria, shefi më jetëgjatë i shërbimit sekret sovjetik, ishte dora e djathtë e bashkëkombasit të tij gjeorgjian, Josif Stalin.

Vetë lideri sovjetik, kur e prezantonte tek udhëheqësit e huaj thoshte “Himleri im”, duke e bërë Berian de fakto si njeriun e dytë më të fuqishëm në vend. Që të dy flisnin vazhdimisht në gjuhën gjeorgjiane, duke inatosur shumë anëtarë të Byrosë Politike, të cilët nuk kuptonin asnjë fjalë, por nga ana tjetër nuk guxonin të protestonin.

Lavrentiy Beria lindi më 29 mars 1899 në fshatin Merkheuli në Gjeorgji, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Ruse. U përfshi me lëvizjen bolshevike që kur ishte student në Politeknikumin e Bakusë në Azerbajxhan. Në fillim të vitit 1921, iu bashkua policisë sekrete sovjetike, dhe nisi të shquhet shumë shpejt për egërsinë dhe mungesën e mëshirës ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai shtypi me gjak edhe rebelimin në vendlindjen e tij Gjeorgji në vitin 1924, ku u ekzekutuan me vdekje mbi 10 mijë njerëz. Beria u bë i njohur edhe për shantazhin ndaj eprorëve të tij, për t’u ngjitur më lart në karrierë. Ai i fuste në kurth me gratë të martuara, dhe më pas kërcënonte t’i bënte ato publike.

Ai u takua për herë të parë me Stalinin në vitin 1931, ndërsa ky i fundit po shkonte në Gjeorgji. Thuhet se Beria i shpëtoi jetën Stalinit nga një tentativë për vrasje, megjithëse dyshohet se ai e inskenoi vetë atë atentat, për të rënë në sy të udhëheqësit të madh.

Disa vjet më vonë, ai u bë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ai nisi të luajë një rol qendror, në spastrimet e mëdha që ndodhën në vitin 1934.

Në vitin 1938, ai u emërua si zëvendës i Nikolai Yezhov, kreut të Komisariatit për Punë të Brendshme, e njohur edhe si NKVD, paraardhësja e KGB-së.

Yezhov u ekzekutua shumë shpejt, dhe vendin e tij e zuri Beria. Gjatë spastrimeve të mëdha të viteve 1936-1938, ai mbikëqyri ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë, si dhe ndërtimin e kampeve të punës në të gjithë vendin, që njiheshin si gulagë.

Përveç kësaj, shumë qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan, shumica e të cilëve me akuza ta fabrikuara. Shprehja e tij më e famshme ishte:”Më sillni personin, dhe do t’ju them unë krimin e tij!”. Megjithatë, Beria nuk ishte një fanatik i masave të kursimit që propagandoheshin rëndom nga komunizmi.

Ai qarkullonte rregullisht me dy makina limuzinë “Pacard”, që ishin porositur enkas në SHBA nëpërmjet ambasadës sovjetike në Uashington. Përveç shtëpisë në Moskë, ai kishte një vilë jashtë qytetit, e cila ishte e pajisur me një fushë tenisi, bilardo dhe sallë kinemaje, ndërsa kishte një pallat afër Soçit.

Veshjet e tij ishin mbresëlënëse. Ato porositeshin në Londër dhe Paris. Edhe pse ishte i martuar me një grua shumë të bukur, epshi i tij seksual ishte papërmbajtshëm. Gjatë drejtimit të NKVD, Beria kreu shumë përdhunime. Sipas dëshmisë së mëvonshme të truprojave të tij, ai Beria i përdhunonte shpesh gratë në zyrën e tij.

Ato që refuzonin, përballeshin me një arrestim ose ekzekutim të mundshëm. Dhe në fakt pati prova që Beria jo vetëm që i përdhunonte viktimat e tij, por vrau disa prej tyre. Edhe pse Beria njihej si një njeri shumë pranë Stalinit, kur ky e fundit u bë shumë paranojak, nisi të bëhet tejet mosbesues ndaj tij.

Stalini ndoshta do ta kishte eliminuar, por vdiq papritur në marsin e vitit 1953. Pas vdekjes së Stalinit, Beria shërbeu si një nga 4 zëvendëskryeministrat nën drejtimin e kryeministrit Georgi Malenkov, dhe ishte gjithashtu Ministër i Punëve të Brendshme.

Por me kalimin e muajve, kolegët e tij nuhatën se ai po përgatitej të merrte një pushtet absolut si ish-shefi i tij Stalini. Kjo alarmoi shumë prej tyre, veçanërisht Nikita Khrushchev. Gati 4 muaj pas vdekjes së Stalinit, më 26 qershor 1953, Beria u arrestua në befasi në ambientet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.

Ai u akuzua për tradhti, pasi u pretendua se kishte lidhje të fshehta me shërbimet e huaja të inteligjencës, dhe se kishte tentuar të arrinte një marrëveshje armëpushimi me Hitlerin gjatë luftës, për mijëra vrasje me akuza të fabrikuara, si dhe për të paktën 357 përdhunime grash dhe vajzash.

Edhe pse ishte përgjegjës për vrasje të panumërta, ai nisi të qajë si fëmijë përpara ekzekutimit, u ul në gjunjë dhe kërkoi mëshirë. Pavarësisht përgjërimeve, u ekzekutua me një plumb në ballë nga gjenerali Pavel Batitsky. Më pas trupi i tij u dogj dhe mbetjet u varrosën në një pyll në afërsi të Moskës./ Tirana Today

Tags: KGBLavrentiy Beriaqaushefi famekeqsi femije

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Dekreti i Presidentit është i pavlefshëm”, zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

“Dekreti i Presidentit është i pavlefshëm”, zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

“Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës”

"Këshilli i Evropës tërheq vëzhguesit e zgjedhjeve"/ Cakaj: Rreziku erdhi...

Schimtt për DW: Stabilokracia e perëndimit ndaj Shqipërisë problem

Schimtt për DW: Stabilokracia e perëndimit ndaj Shqipërisë problem







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com