Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Larja e hesapeve”, gjithçka që duhet të dini për duelin McGregor-Khabib (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Larja e hesapeve”, gjithçka që duhet të dini për duelin McGregor-Khabib (Video)

Conor McGregor do të zbresë pas dy vitesh mungesë në oktogon për tu përballur me ish-mikun e tij rus, Khabib Nurmagomedov. 30-vjeçari është rikthyer për të rimarrë titullin kampion bote të peshave të lehta, i cili iu hoq nga UFC pasi nuk e kishte mbrojtur për një kohë të gjatë. Momentalisht ky çmim mbahet nga rusi dhe kjo ka sjellë një përplasje të fortë mes dy luftëtarëve për një kohë të gjatë. Përballja mes tyre konsiderohet si më e madhja në histori të artëve të përziera marciale.

Për të ndjekur këtë sfidë duhet të ndizni alarmin, pasi kjo përballje do të zhvillohet në orën 4 të mëngjesit të së dielës. Ndeshja më e madhe e UFC-së do të zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas, në vendin ku McGregor ishte mposhtur nga Floyd Mayweather.

Statistikat:

Khabibi ka patur një ngjitje graduale, duke mos njohur asnjë humbje në 26 përballjet në këtë sport, 8 prej të cilave janë fituar me “knock out”, ndërsa tetë të tjera pas dorzëzimit të kundërshtarit. McGregor ka fituar 21 nga 24 ndeshjet e zhvilluara në Artet e Përziera Marciale, 18 prej të cilave me “knock out”, sidoqoftë Mystic Mac numëron edhe tri humbje, me kundërshtarë si Artemij Sitenkov dhe Joseph Duffy në fillim të karrierës, por gjithashtu edhe me kalifornianin Nate Diaz, dy vjet e gjysmë më parë, pikërisht në Mekën e këtij sporti Las Vegas, që përfaqëson njëherësh edhe disfatën e fundit të 30-vjeçarit nga Dublini në UFC.

Favorit?

Shumica e ekspertëve favorizojnë paksa Nurmagomedovin, por në fund të gjithë pajtohen se rusi që aktualisht është i pamposhtur, nuk është i pandalshëm. Një natë më parë janë përfunduar edhe matjet e fundit zyrtare mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor para duelit të tyre. Rusi peshoi 70.3 kilogramë (155lb), kurse irlandezi 70 kilogramë (154.5lb), pothuajse peshë identike, edhe pse Nurmagomedov është tre centimetra më i madh (1.78).

Ashtu siç e do tradita pas çdo matje të dy sportistët duhet të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe normalisht që kjo ishte pika më tensionuese. McGregor nuk arriti të mbajë vetën dhe për një moment tentoi ta godas me këmbë kundërshtarin e tij, por këtij të fundit nuk i bëri shumë përshtypje kjo pasi duket se është mësuar me spektaklin e Conorit.

Përballja në mes tyre është në kuadër të UFC 229, ku Nurmagomedov do ta mbrojë titullin e peshës së lehtë.

Tags: “Larjes e hesapeve”diniduelinduhetgjithçkaMcGregor-KhabibVideo

TË LIDHURA

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Next Post
Haradinaj me të rinjtë e Luginës: Kosova do të kujdeset për ju!

Haradinaj me të rinjtë e Luginës: Kosova do të kujdeset për ju!

Hamilton në “pole position” në Japoni, dështon strategjia e Ferrarit

Hamilton në “pole position” në Japoni, dështon strategjia e Ferrarit

Integrimi i Shqipërisë, 12 shtete letër Junker-it: Puno më shpejt!

Juncker i frikësuar, paralajmëron BE-në: Ballkani drejt një lufte të re

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com