Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Largimi nga Partizani/“Bobi”: Olsi Rama s’më vlerëson dot mua

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Largimi nga Partizani/“Bobi”: Olsi Rama s’më vlerëson dot mua

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili tashmë është duke drejtuar ekipin e Ferronikelit në Kosovë është rikthyer të flasë për “të kuqtë”. “Bobi” është shprehur se ekipi është ashtu si e ka lënë ai dhe vazhdon të bëhen dhe të njëjtat zëvendësime. Gjyqtarët ishin shqetësimi i Starovës gjatë kohës që ishte pjesë e Partizanit dhe me objektivin që kishte vendosur u kishte kërkuar drejtuesve që vetëm ta ruajnë nga arbitrat se për pjesën tjetër do kujdesej ai. Po ashtu ai u shpreh se Olsi Rama nuk ishte në gjendje që të vlerësonte punën e tij, pasi ai vjen si basketbollist dhe nuk ka punuar asnjëherë trajner.

A ju merr malli për Partizanin? E keni ndjekur këto javë?

Si nuk e ndjek?! Nuk ka lëvizur asnjë presje aty. I njëjti formacion, madje bëhen të njëjtat ndërrime. Ua kisha thënë që jemi skuadra më e mirë…

Por, gjithsesi nuk ia dolët ta mbyllnit sezonin, sepse ju larguan…

Unë nuk kam vënë asnjëherë në diskutim cilësitë e skuadrës dhe të lojtarëve. U kisha kërkuar drejtuesve të klubit vetëm që të më ruanin nga gjyqtarët. Më thanë që të punoja mirë dhe në qetësi, sepse nuk kisha ndonjë objektiv. Jo, mo, jo, unë e kisha një objektiv dhe ai ishte vendi i dytë. U thashë vetëm një gjë: më ruani nga gjyqtarët. Ja ku erdhi puna te vendi i tretë. Madje, tani kanë tri mundësi për të shkuar në vend të dytë…, shprehet Starova për Panorama Sport.

Si u ndiet kur dëgjuat Bathën të thoshte se Dalipi ka më shumë dëshirë sesa Starova?

Batha është djalë i mirë dhe futbollist i mirë. Ai, me thënë të drejtën. u shpreh se ‘kjo është skuadra e Starovës’, pastaj më pas tha se ‘Dalipi ka më shumë dëshirë…’ (qesh). Mos prisni të bëj polemika me Bathën, sepse e kam dashur gjithnjë si lojtar, edhe kur dikush apo edhe disa më kërkonin shpjegime se përse luante ai…

Pak kohë pasi ishit larguar nga Partizani thatë se ishit ndier i fyer nga drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Ai më pas nuk bëri polemika, por la të kuptohej se ju ishit e shkuara…

Nuk janë fjalët e tij. Ai i ka thënë ato fjalë se ka shkuar në një emision ku e ka ditur që do të pyetet për çështjen time, por ka qenë prapë i papërgatitur dhe zgjodhi një fjalë që nuk shkon. Prandaj nuk jepte përgjigje, sepse nuk di çfarë të thotë. Olsi Rama vjen nga basketbolli i të rinjve, nuk ka qenë ndonjëherë trajner. Ka njohje të mira për futbollin, ka dashuri të madhe për futbollin, por nuk është në gjendje të vlerësojë punën time. Nuk e ka mundësinë ta vlerësojë, në një kohë kur ka një luks në ekip. Aty ka një drejtor që ka 30 vjet që bën drejtorin sportiv në Serinë A.

E keni fjalën për Moxhin?

Jo, jo, po të flas për Preitin, sepse Moxhi ma tha mua, nuk vij më si punuakan këta. Sepse kur thotë ai unë jam Luçiano Moxhi dhe di të kërkojë falje për gabimin, atëherë nuk mund të bësh diskutime mbi aftësinë e tij. Ai e pa ndryshimin që pësoi skuadra kur unë mora drejtimin. Nga rruga drejt katastrofës, skuadra u rrit përnjëherë.

“Big Luçiano” deklaroi se nuk diskuton kurrë me trajnerët nëse ikin apo rrinë në një klub, duke mohuar atë keni thënë pak kohë më parë…

Sa i përket bisedës me Moxhin, dua të sqaroj se ndonëse ai ishte drejtor i përgjithshëm, nuk ishte në dijeni të faktit që unë isha larguar nga ekipi dhe për këtë ai ishte i befasuar. Gabimi im ishte se unë nxora një bisedë kofidenciale, që mbase e ka dëmtuar edhe atë. Këtë gjë nuk duhet ta bëja, por u nxitova, pasi ishte thjesht një bisedë mes nesh. Normalisht që Moxhi nuk do më pyes mua për vendimet e tij, por e përsëris se unë nuk duhet ta nxirrja atë bisedë. Moxhi ka qenë kundër atij vendimi, pasi dihet se ai më ka dashur dhe ka qenë pikërisht ai që vendosi që unë të bëhesha trajner kur Partizani ishte në një pozitë të vështirë. Ai do të vijojë te Partizani, pasi ka kaluar kohë dhe mund të jetë sqaruar situata, për të cilin nuk kishte dijeni kur bisedoi me mua.

Cila mendoni se është merita më e madhe për periudhën e fundit që punuat te Partizani?

A keni pyetur se nga doli ky Esat Mala?

Nga skuadra e dytë e Partizanit…

Po, por ka qenë këmbëngulja ime që ai t’i bashkohej skuadrës së parë. Mahmutaj, trajneri i Partizanit B, e ka pasur te Shkëndija. Unë influencova dhe e solla në sistemin zinxhir të klubit. Ka qenë ish-futbollisti im dhe i pasionuar. E binda, i thashë dhe Demit se është djalë i përgatitur dhe ai erdhi. Ai më tha mua se kam një lojtar, është shtatshkurtër, por ka qenë golashënuesi im. Mala ka shkuar në Hajduk është provuar. Në janar, kur isha vetëm me 14 veta i thashë: po si lojtar krahu a bën ky? Nuk kaloi as dy javë, e mora në Turqi dhe i bëmë një kontratë. E aktivizova në ndeshjen e parë atje që t’i jepja një mundësi dhe ai bëri gol. Që nga ai moment kapi vendin në formacion dhe po ju them se është raketë… Ja, kjo është historia e tij. Por këtu e kanë të vështirë të bëjnë edhe ndonjë kompliment kur e meriton…

Tags: “Bobi”dotlargimimuaOlsi RamapartizaniS'mëvlereson

TË LIDHURA

Mesazhi emocionues i “Plisave” për djemtë e Kombëtares para sfidës me Serbinë
Sport

Mesazhi emocionues i “Plisave” për djemtë e Kombëtares para sfidës me Serbinë

19:56 | 04/10/2025
“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon
Sport

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit
Sport

Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:21 | 03/10/2025
Next Post
Përgjaku Tetovën/Arrestohet elbasanasi, la pas 1 të vdekur dhe plagosi 2 të tjerë

Përgjaku Tetovën/Arrestohet elbasanasi, la pas 1 të vdekur dhe plagosi 2 të tjerë

Italia pa trajner, tashmë kemi një favorit

Italia pa trajner, tashmë kemi një favorit

Zbulohet fjalimi i Mourinhos që solli përmbysjen e madhe në derbi

Zbulohet fjalimi i Mourinhos që solli përmbysjen e madhe në derbi

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com