Para pak minutash policia e Vlorës ka sekuestruar 700 kg lëndë narkotike, kanabis, pranë fshatit Akërni.
Sipas burimeve nga uniformat blu, mësohet se droga ka qenë e vendosur në 28 pako, gati për t’u trafikuar.
Policia bën me dije se në vendngjarje u gjet edhe një furgon pa targa dhe disa bidona me benzinë.
Blutë e qytetit bregdetar vijojnë hetimet për të identifikuar edhe trafikantët.