Në vendin tonë, moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira, duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 29ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.