Deputeti Endri Hasa humbi toruan dhe shpërtheu me vezë ndaj kryeministrit Rama. Ngjarja e sotme mori komente nga të dyja palët politike, e ku për pasojë deputeti mori dënimin përkatës.
Shumë pikëpyetje u ngritën se nga i mori vezët deputeti demokrat? Këtë pikëpyetje e ka shuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai ka publikuar në Facebook një video, ku shihet Hasa që komunikon nga afër me Bashën, dhe më pas duket se fut dorën në xhepin e kryedemokratit, për të marrë vezët.
Bashkëngjitur videos në fjalë, Balla shkruan: “Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë.
E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij.
Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët, dhe ia jep deputetit pa emër”.