Kalimi nga Olimpiakos tek Uillemi në Holandë është një hap mjaft i rëndësishëm në karrierën e Marius Vrushaj. Arsyeja e largimit të tij nuk ishte tjetër veçse të merrte më shumë minuta në këmbë.
Që në ndeshjen e parë ai shënoi një supergol dhe tërhoqi vëmendjen. Alban Bushi, trajneri i Shpresave ka arritur ta bindë lojtarin të veshë fanellën kuqezi dhe e vetmja gjë që mbetet është të bindet Olimpiakosi skuadra që e ka në pronësi.
Për eksperiencën e re në Holandë ai sakrifikoi shumë, madje ai la të dashurën për të ndjekur ëndrrën. Ai për mediat holandeze ka thënë: “Është e bukur të luash para 40 mijë tifozëve. Sa për historinë me të dashurën, për momentin më shumë më interesojnë trofetë”.
Vrushaj shihet si një lojtar me shumë kualitet dhe pritet shumë nga ai në të ardhmen, me kaq sa ka treguar në fushën e lojës.