Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

La pas 6 fëmijë, zbulohet pse tentoi të ndërpriste barrën gruaja nga Kukësi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
La pas 6 fëmijë, zbulohet pse tentoi të ndërpriste barrën gruaja nga Kukësi

Dalin detaje të reja që hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë në maternitetin e Kukësit, ku humbi jetën një grua, ndërsa foshnja e saj lindi i vdekur.

Mjekët e maternitetit, në një prononcim për BalkanWeb, hedhin poshtë akuzat e familjares së gruas, teksa pohojnë se pacientja kishte tentuar të dështonte barrën.

Pacientja u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, më datë 11.3. 2018 në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

Ajo është reanimuar dhe është ndërhyrë menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.

Mësohet se pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji të shprehur.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm, por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në orën 01:30 të natës. 39-vjeçarja ishte nënë e 6 fëmijëve.

Por, kush ishte Nurie Poçi, gruaja që tentoi të dështojë barrën dhe vdiq në maternitet?

Para dy vitesh, Report TV kishte publikuar rastin e familjes së 39-vjeçares, e cila jetonte në kushte të mjera. Duket se kjo është arsyeja që e ka shtyrë gruan të ndërmarrë aktin e rëndë.

Në janar të 2016-ës, Poçi ishte shprehur se jetesa me 19 mijë lekë në muaj, të cilat i përfitonte nga një pension dhe ndihma sociale ishte shumë e vështirë. Ajo thoshte se 13 mijë lekë i përdorte vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.

Por veç mjerimit në të cilin jetonte, tani Poçi dhe vajzat e saj kanë pësuar edhe këtë dramë, ku 6 vogëlushet kanë humbur nënën së bashku me foshnjen e saj të shtatë.

REPORTAZHI PARA DY VITESH

Temperaturat e ulëta te janarit, ia bëjnë edhe më të vështirë jetesën 6 vajzave të vogla dhe nënës së tyre Nurie Poçit. Ata jetojnë në një banesë me qira në qytetin e Kukësit në kushte shumë të vështira dhe pa ushqim.

210788Nurie Poçi thotë se jetesa me 19 mijë lek në muaj të cilat i përfiton nga një pension dhe ndihma sociale është shumë e vështirë. Ajo thotë se 13 mijë lekë i përdor vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.

Ndërsa në këtë kohë i ka marrë lëndë drusore me lekë borxh për të ngrohur sadopak ambientin e kësaj ngrehine, për të cilën paguan një qira të konsiderueshme në raport me kushtet që ajo ofron.

Poçi thotë se fëmijët flenë herë të ngrënë e herë të pangrënë, pasi varfëria dhe skamja janë ulur këmbëkryq në vatrën e kësaj familje.

Gruaja i bën apel instancave shtetërore që ta ndihmojnë sadopak me një banesë provizore, pasi nuk ka mundësi për të paguar qiranë.

6 vajzat të cilat jetojnë vetëm me të ëmën pasi babai i ka ndërruar jetë para disa kohësh, nuk shkojnë në shkollë pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë librat dhe mjetet shkollore.

Vogëlushet rrëfejnë se si ndihen kur shohin bashkëmoshataret e tyre që shkojnë në shkollë në një kohë që kjo gjë për ta është luks.

Në këto ditë të ftohta, 7 femrat e familjes Poçi në Kukës nuk kanë mundësi tjetër veçse të shpresojnë te humaniteti i pushtetit vendor, raporton Shqiptarja.com.

Tags: barrëngruajakush eshteme foshnjënnë maternitetqë vdiqtë ndërpristeTentoi

TË LIDHURA

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare
Aktualitet

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Gjithmonë më i miri, LeBron James jep asistin e shekullit (Video)

Gjithmonë më i miri, LeBron James jep asistin e shekullit (Video)

Vettingu/Kapet me shkelje, i vihet “fshesa” komisionerit publik

Vettingu/Kapet me shkelje, i vihet “fshesa” komisionerit publik

(Video) Ushtria siriane hedh në erë makinën e terroristëve të mbushur me eksploziv

(Video) Ushtria siriane hedh në erë makinën e terroristëve të mbushur me eksploziv

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare
Aktualitet

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

by mirseda
14:17 | 03/06/2025
0

Akuzave të kryetarit të PD Sali Berisha se ka favorizuar PS duke arrestuar anëtarët e organizatës Troplini...

Reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë

Reagon sërish Elvis Pupa: Nuk ju kam borxh asgjë

14:05 | 03/06/2025
Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

I moshuari nuk heq dorë nga arsimimi: 74-vjeçari, maturanti më i vjetër në Shqipëri

13:16 | 03/06/2025
“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

“Me zemër të lënduar…”/ Kylie Jenner humbet mikun e saj të ngushtë

13:07 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com