21-vjeçarja Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e re në botë. Bukuroshja ka thyer rekordin e vendosur më herët nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili zuri vendin e multimiliarderit më të ri në moshën 23-vjeçare. Ky pozicioni i referohet listës së Forbes.
Anëtarja më e vogël e shtëpisë Kardashian, ka shtuar shifrat marramendëse në llogarinë e saj falë biznesit me produktet kozmetike. Biznesi 3-vjeçar vetëm vitin e fundit arriti të gjeneronte nga shitjet rreth 360 milionë $. E pyetur se çfarë planesh ka për të ardhmen, ajo ia ka lënë çdo gjë kohës.
“S’prisja asgjë. Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen”, ka thënë ajo për “Forbes”.