Modelja Kylie Jenner është bërë nënë para pak ditësh, në moshën 20-vjeçare. Megjithatë, ajo ka zgjedhur që të qëndrojë larg medies gjatë shtatzënisë, ndërsa lindjen e vajzës e lajmëroi papritur.
Megjithatë, duket se modelja nuk ka rezistuar pa shpërndarë me ndjekësit e saj një foto të vogëlushes që e bëri nënë për herë të parë; një foto kjo e ëmbël, ku e bija i shtrëngon gishtin me dorën e saj të vogël.
Në foto, Kylie shkruan ‘Stormi’, duke zbuluar kështu edhe emrin me të cilin është pagëzuar fëmija i saj i parë.