Ylli i rrjeteve sociale Kylie Jenner është frikësuar nga një person i cili ka tentuar që të futet në shtëpinë e saj.
Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.
Sipas “TMZ”, personi në fjalë ka tentuar të futet me dhunë në banesën e saj.
Roja ka treguar se ai ishte nervoz dhe agresiv.
Kylie ka pohuar se ndihet në rrezik për jetën e saj dhe sidomos të vogëlushes Stormi.
Policia ka dhënë një urdhër mbrojtjeje për biznesmenen.