Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Kutia e Pandorës” në epokën dixhitale  

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Kutia e Pandorës” në epokën dixhitale   

Nga Carl Bildt,  “Project Syndicate”

Stockholm – A është bota duke rrëshqitur në mënyrë të rrezikshme drejt një Armagedoni kibernetik? Le të shpresojmë që jo; por le të kuptojmë gjithashtu kërcënimin, dhe të përqendrohemi tek ajo që duhet të bëjmë për ta shmangur atë. Vendet kanë filluar të eksplorojnë njëri pas tjetrit mundësitë për forcimin e aftësive të tyre sulmuese në hapësirën kibernetike, dhe shumë vende të tjera e kanë bërë tashmë diçka të tillë.

Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm. Në fakt, pak prirje të tjera përbëjnë një kërcënim më të madh për stabilitetin global. Pothuajse të gjitha shoqëritë janë bërë shumë të ndërvarura nga interneti, pjesa më e rëndësishme e infrastrukturës në botë – dhe gjithashtu edhe infrastruktura mbi të cilën mbështeten të gjitha infrastrukturat e tjera.

I ashtuquajturi “Interneti i Gjërave” është një emërtim i gabuar; së shpejti do të jetë “Interneti i Gjithçkaje”. Dhe epoka jonë aktuale nuk është një Revolucion i Katërt industrial; është fillimi i epokës dixhitale dhe fundi i asaj industriale. Epoka dixhitale ka krijuar dobësi të reja që hakerët, kriminelët në internet dhe aktorët e tjerë të ligj, po i shfrytëzojnë tashmë në mënyrë rutinore.

Por edhe më alarmues, është padurimi i qeverive kombëtare për të kryer operacione luftarake kibernetike kundër njëra-tjetrës. Ne kemi arritur tanimë në fazën, në të cilën çdo konflikt ka një dimension kibernetik.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kaluan Rubikonin në 2010, duke nisur sulmin “Stuxnet” kundër objekteve bërthamore të Iranit. Tani, s’ka asnjë tregues se ku sulmet e vazhdueshme por të fshehura në internet, kanë nisur dhe kur përfundojnë ato.

Gjërat ishin ndryshe në botën e vjetër të armëve bërthamore, kur pajisjet qenë të komplikuara dhe të shtrenjta të bazuara në teknologji që zotëroheshin vetëm disa specialistë me arsim të lartë.

Nga ana tjetër armët kibernetike, janë në përgjithësi lira për t’u zhvilluar apo marrë nga të tjerët, dhe më të lehta për t’u përdorur. Për rrjedhojë, edhe shtetet e dobëta e të brishta, mund të bëhen fuqi kibernetike të konsiderueshme.

Më keq akoma, teknologjitë e luftës kibernetike, po përhapen me një ritëm alarmues. Përderisa ekzistojnë masa të gjera mbrojtëse, për të kontrolluar aksesin ndaj teknologjive dhe materialeve bërthamore të ndjeshme, pothuajse asgjë nuk mund të parandalojë shpërndarjen e kodeve softuerikë të dëmshëm.

Për të kuptuar shkallën e kërcënimit me të cilën përballemi, mos kërkoni më tej sesa virusi “WannaCry”, që ndër të tjera thuajse nxorri jashtë funksionit Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik majin që shkroi. Virusi shfrytëzonte një dobësi në sistemin operativ Microsoft Windows që e kishtë zbuluar tashmë Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA (NSA), por që nuk raportoi te Microsoft.

Pasi ky informacion u zbulua ose u vodh nga NSA, Koreja e Veriut vuri shpejt në përdorim “ransomware”, çka nuk duhet të vijë si një befasi. Gjatë viteve të fundit, Koreja e Veriut ka nisur sulme të shumta kibernetike në të gjithë botën, veçanërisht kundër kompanisë së njohur kinematografike “Sony Pictures”, por edhe kundër shumë institucioneve financiare.

Dhe, sigurisht, Koreja e Veriut vështirë se përbën një përjashtim. Rusia, Kina dhe Izraeli kanë zhvilluar gjithashtu armë kibernetike, të cilat përpiqen t’i ndërfutin në sistemet në anembanë botës. Ky kërcënim në rritje, është arsyeja se përse vendet e tjera kanë filluar të flasin për blerjen e aftësive sulmuese kibernetike: ato duan të kenë në dorë një pengesë për të shmangur sulmet nga fuqitë e tjera kibernetike.

Siguria kibernetike konsiderohet e komplikuar dhe e kushtueshme; por sulmi kibernetik shihet si i lirë dhe joshës. Problemi është se ndërsa parandalimi funksionon në botën bërthamore, ai nuk është veçanërisht i efektshëm në botën kibernetike. Aktorët batakçinj- dhe Koreja e Veriut nuk është shembulli i vetëm – janë shumë më pak të prekshëm sesa vendet e zhvilluara ndaj kundërvënies kibernetike. Ata mund të sulmojnë vazhdimisht, pa rrezikuar pasoja të rënda.

Sulmet kibernetike shpesh herë me origjinë të paqartë, e bëjnë më të vështirë aplikimin e një teorie racionale të parandalimit në botën kibernetike. Identifikimi i palës përgjegjëse, nëse është i mundur, kërkon kohë; dhe rreziku i fajësimit të gabuar është gjithmonë aty. Unë dyshoj se ne do të shohim ndonjëherë prova të qarta se Izraeli është duke kryer operacione sulmuese kibernetike; por kjo sigurisht nuk do të thotë se po e bën diçka të tillë.

Në errësirën e hapësirës kibernetike, aktorët e sofistikuar mund të fshihen pas palëve të treta të pavetëdijshme, të cilët pastaj i ekspozohen kundërgoditjes nga pala që ndodhet nën sulm. Dhe në konfliktin në vazhdim midis vendeve të Gjirit, të paktën një qeveri mund të ketë kontraktuar hakera me banim në vende të tjera, për të kryer operacione kundër një kundërshtari.

Kjo metodë e shmangies së zbulimit, do të shndërrohet thuajse me siguri një normë. Në një botë të copëtuar nga rivalitetet gjeopolitike të mëdha dhe të vogla, një dykuptimësi e tillë në fushën kibernetike, mund të ketë rezultate katastrofike. Armët bërthamore në përgjithësi i nënshtrohen sistemeve të qarta, të rrepta dhe të përpunuara të komandimit dhe kontrollit. Por, kush mund të kontrollojë legjionet e luftëtarëve kibernetikë në rrjetin e errët?

Duke qenë se gjendemi ende në fazat e hershme të epokës dixhitale, hamëndësimi i secilit është se çfarë do të vijë më pas. Qeveritë mund të fillojnë të zhvillojnë sisteme autonome të kundërpërgjigjeve, që do të jenë jetike në një botë të prekshme ndaj pasojave të panumërta.

Më e dukshme, armët kibernetike do të bëhen pjesë kryesore në luftërat e hapura. Karta e Kombeve të Bashkuara, afirmon të drejtën e të gjithë shteteve anëtare për vetëmbrojtje – një e drejtë që pa dyshim, është gjithnjë e më e hapur për interpretim në një botë kinetike dhe të dixhitalizuar. Karta prek edhe çështjet e së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me jo-luftëtarët dhe infrastrukturën civile në zonat e konfliktit.

Po për konfliktet e panumërta, që nuk arrijnë pragun e nje lufte gjithëpërfshirëse? Deri më tani, përpjekjet për të vendosur rregulla dhe norma universale, që rregullojnë sjelljen e shtetit në hapësirën kibernetike, kanë dështuar. Është e qartë, se disa vende duan të ruajnë lirinë e plotë të veprimit në këtë fushë. Por kjo paraqet një rrezik të dukshëm.

Siç e kanë treguar edhe rrjedhjet e NSA-së, nuk ekziston asnjë mënyrë për të kufizuar qasjen tek armët destruktive kibernetike, dhe s’ka arsye të shpresojmë që rregullat e frenimit që qeverisnin epokën bërthamore, do të funksiononin në epokën kibernetike.

Mjerisht, një marrëveshje e detyrueshme ndërkombëtare, për të kufizuar zhvillimin dhe përdorimin e armëve kibernetike sulmuese në situata të paqëndrueshme, është ndoshta një rrugë e gjatë. Ndërkohë, duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe rreziqevetë përhapjes së armëve kibernetike, dhe t’u bëjmë thirrje qeverive të zhvillojnë aftësi mbrojtëse dhe jo ofesinve. Një garë armësh në hapësirën kibernetike, nuk ka fitues.

Shënim: Carl Bildt, ish-ministri i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006-2014 dhe kryeministër në vitet 1991-1994. Aktualisht është Kryetar i Komisionit Global për Qeverisjen e Internetit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: “Kutia e Pandorës”Carl BildtdixhitaleepokëshakeretinternetiIzraelikoreja e veriutshtetet e bashkuara

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi

Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi

Dezertimi i 4 komandove, ish-deputeti i PD-së: Nuk është hata, shqetësuese është fakti se…

Dezertimi i 4 komandove, ish-deputeti i PD-së: Nuk është hata, shqetësuese është fakti se...

Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

by mirseda
20:43 | 27/01/2026
0

Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen për cilësinë e ujit, e shqetësohen për sasinë e...

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

19:04 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com