pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinomercurecasino girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kushi: Për mësuesinë kriteret mbeten të pandryshuara, cilësia e panegociueshme

4 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, W-Instant

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zbuloi vendimin për disa ndryshime në kriteret e pranimit të studentëve në disa nga programet e studimit të ciklit bachelor. Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

Nisur nga shqetësimet e ardhura nga institucione të arsimit të lartë, për kriteret e pranimit në këto programe, me propozim të Ministrisë së Arsimit, sot u sollën disa ndryshime. Për ata që synojnë të bëhen mësues, mesatarja e pranimit në këto degë do të vijojë të jetë 7.5, por për studentët e tjerë që synojnë të vijojnë studime për një tjetër profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj, kjo mesatare pranimi mund të jetë minimalisht 6.5.

Ata që do të aplikojnë në këto programe studime, do të pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk lejon ndjekjen më pas të programeve të ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë.

Me këtë vendim mbahet e njëjtë dhe e panegociueshme mesatarja për pranimin në degët e mësuesisë, për ata që synojnë të bëhen mësues. Krahas ruajtjes së nivelit të cilësisë në profesionin e mësuesit, synohet edhe plotësimi i nevojave reale të tregut të punës, si dhe mospenalizimi i nxënësve apo studentëve të cilët synojnë profesione të tjera.

Ky vendim pritet që të rrisë numrin e studentëve në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në disa programe të tjera studimi që mundësojnë profesione të ndryshme përveç mësuesisë.

Ky vendim siguron trajtim të barabartë për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, dhe megjithëse nuk zgjedhin të bëhen mësues, duan të ndjekin programe të tjera studimi.

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të ofrojë kode të veçanta matrikullimi për studentët që nuk vijojnë studimet e ciklit të dytë master, në fushën e mësuesisë.

Fjala e plotë e ministres Kushi:

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrjave miratuam një ndryshim në VKM, i cili përcakton notën mesatare që duan të vazhtojnë studimet e larta në universitete. Konkretisht të gjithë e dinë që me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5

Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër.

Për ta konkretizuar me një shembull. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të vazhdojnë për gjuhë të huaj por të bëhen përkthyes, apo të punojnë në një institucion tjetër.

E njëjta gjë edhe për ata që studiojnë për Gjuhë-Letërsi. Jo të gjithë që shkojnë për Gjuhë-Letërsi duan të bëhen mësues.

Ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese apo të shkruajnë.

Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera.

Është një ndryshim të cilin ne e kemi dakordësuar  edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe të jetë më i lartë. Sepse në këto vite ka qenë shqetësim nga universitetet që numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares.

Për sa i takon mësuesve, ne përsëri jemi shumë rigorozë dhe kërkojmë që mësues të bëhen më të mirët. Mësues do të vazhdojnë të jenë  maturantët që kanë mesatare minimumi 7.5. Ndërkohë që në këto programe ne do t’i hapim edhe për të tjerët që duan të marrin profesione të tjera, por të studiojnë për gjuhë të huaj, për bio-kimi, matematikë, fizikë etj.

Ndërkohë ne jemi duke finalizuar një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë. Si progralemt prioritare edhe me reduktim tarifash edhe me përjashtim nga tarifa, apo mbështetje studentore.

Javën e ardhshme besoj do ta kemi gati dhe do ta prezantojmë si një paketë të plotë për të nxitur sa më shumë të rinj e të reja që të vazhdojnë të studiojnë për mësuesi, por edhe për programe të tjera që janë prioritare për zhvillimin e vendit.

Tags: Evis KushimesuesiaMinistrja e Arsimit dhe Sportit

TË LIDHURA

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

21:27 | 13/06/2026
Aktualitet

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026
Aktualitet

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Next Post

Çuçi iu dorëzon pasaportën shqiptare/Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi

Balluku tregon familjet që mund t’u rritet çmimi i energjisë

Mjeku kuron, natyra shëron







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

by mirseda
21:27 | 13/06/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan...

Kupa e Botës 2026/ Vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City, arrestohen dy persona

21:25 | 13/06/2026

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:11 | 13/06/2026

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com