Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit

4 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit

Në ditën e dytë të Konferencës tre ditore Kombëtare të Antikorrupsionit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, foli për përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve online për ofrimin më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm të shërbimeve publike.

Gjatë fjalës së saj, znj. Kushi tha se parandalimi është mjeti i parë dhe më efikas për luftën kundër korrupsionit. Sistemi i digjitalizuar i shërbimeve, krahas shpejtësisë dhe cilësisë në shërbim, bën të mundur shmangien e kontaktit me zyrtarët duke minimizuar mundësinë e abuzimit.

“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimi jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave etj”, tha ministrja.

Ministrja Kushi e quajti Portalin “Mësues për Shqipërinë” një rast suksesi, pasi portali përfshin proceset e shpalljes së vendeve të lira, regjistrimin, renditjen e kandidatëve, konkurrimin dhe shpalljen e rezultateve të konkursit, ka garantuar meritokraci e transparencë.

Portali ka filluar në vitin 2015 dhe sidomos viti 2021 shënoi një rritje domethënëse. 39% të numrit të mësuesve të punësuar përmes këtij sistemi krahasuar me vitin 2020. (perfshire edhe pandemine).

Znj. Kushi ka përmendur edhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) i cili shërben si regjistër elektronik i të dhënave, të notave, planeve të programeve mësimore, mungesave dhe aktivizimit të nxënësve në klasë, duke rivendosur kështu në një platformë digjitale të komunikimit midis trinomit “mësues-prind-nxënës”.

Më tej ministrja foli edhe për regjistrimin përmes e-Albania për nxënësit e klasave të para në shkollat e qyteteve qendër qarku dhe klasave të dhjeta, i cili vitin e kaluar u bë në qendrat kryesore të qarqeve. Znj. Kushi gjithashtu përmendi edhe sistemin e maturës shtetërore, i cili garanton transparencën, meritokracinë që në regjistrimin e nxënësve, në shpalljen e rezultateve.

Në përfundim znj. Kushi tha se lufta ndaj fenomenit të korrupsionit, është përfshirë në kurrikula për ndërgjegjësimin në moshë të hershme.

Tags: digjitalizimiEvis Kushiministrja e Arsimitshërbimet online

TË LIDHURA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA
Aktualitet

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu
Aktualitet

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Next Post
Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

Sekuestrohen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas/”S’janë të miat”, zbardhet dëshmia e porositësit

Sekuestrohen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas/"S’janë të miat", zbardhet dëshmia e porositësit

“Po bëjnë presion për rritje rroge”, Artan Lame: Dëshmi e uljes së korrupsionit

"Po bëjnë presion për rritje rroge", Artan Lame: Dëshmi e uljes së korrupsionit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA
Aktualitet

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

by mirseda
18:36 | 05/02/2026
0

Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, më 5 shkurt, në Washington, si një nga...

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

17:48 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com