Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kush do ta besonte; Luan për Austrinë e Vjenës, vjen në provë tek Partizani

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Revolucioni tek Partizani ka preku një pjesë të mirë të senatorëve që cilësoheshin si të paprekshëm. Së fundmi ndodhi edhe një përplasje mes trajnerit Starova dhe Lorenc Trashit, që prej shumë vitesh mbart fanellën e të kuqve. Drejtuesit vendosën ti ndëshkonin të dy dhe Trashi momentalisht ka kaluar në ekipin e të rinjve. Po ashtu janë larguar një pjesë e mirë e lojtarëve të sjellë nga stafi italian që drejtoi Partizanin në fillim të sezonit. Befasi ishte largimi i Krasniqit, Vilës dhe Malotës, të cilët u anë jashtë ekipit në momentin e nisjes për Turqi për fazën përgatitore.

Ndërsa dje u prezantuan qendërmbrojtësi Renato Gojkoviç, vetëm 22 vjeç, i ardhur nga kampionati kroat, mbrojtësi 19-vjeçar Senad Hysenaj, i marrë nga Vllaznia, si dhe anësori ofensiv Emran Ramadani, marrë nga Renova.

Në stërvitjen e paradites së djeshme kanë dalë edhe dy emra të rinj. I pari është mesfushori 19-vjeçar Henri Okebugu, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte tek Egnatia dhe prova te Partizani është paralajmëruar prej javësh. Emri i dytë është një surprizë dhe sipas klubit bëhet fjalë për një futbollist me të dhëna të shkëlqyera. Bëhet fjalë për Xhin-Hjun Li, mesfushor nga Korea e Jugut, i cili është vetëm 20 vjeç.

Li është pjesë e kombëtares U21 dhe kombëtares olimpike të Koresë së Jugut, ai është në pronësi të Pohang Stilers, një ndër klubet më të rëndësishëm të vendit. Në verë Pohangu e huazoi tek Austria e Vjenës në Austri dhe aty Li ka luajtur 16 ndeshje mes kampionatit, kupës e Ligës së Europës, duke shënuar edhe një gol në gusht në kampionat.

Titullar tek Austria e Vjenës, në huazim për një vit dhe me të drejtë blerjeje për kontratë 3-vjeçare, titullar i Koresë së Jugut U-23: A është e mundur të vijë një lojtar i tillë në Shqipëri? Dhe më qesharakja: a mund të vijë një lojtar i tillë në provë? E pamundur, përtej këmbënguljes së klubit se është ai lojtar.

PARTIZANIN E KANË GËNJYER? – Në të vërtetë, futbollisti që është paraqitur te Partizani për provë nuk ka lidhje me atë të Austrisë së Vjenës. Përtej faktit që Li i Austrisë është lojtar tepër cilësor për një kampionat si ky i yni, zbulohet që koreano-jugori është në grumbullim në Qipro, me Austrinë e Vjenës. Jo vetëm kaq, por ai luajti titullar të hënën pasdite, në miqësoren kundër Dinamos së Bukureshtit. Duke krahasuar edhe fotot e siguruara nga stërvitja e Partizanit, kuptohet që nuk bëhet fjalë për atë lojtar.

Tags: AustrinëbesontekushluanpartizaniprovevjenVjenës

TË LIDHURA

Sport

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026
Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Next Post

Keni të dashur? Drejtori shokon nxënësit me vendimin e tij

Kandidati për KLGJ, letër Kuvendit: Ma punuan, dyshime ndaj avokatit!

Shorti i plotë i Ligës së Kombeve/Liga A dhe B rezervojnë përballje “titanësh”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com