Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kush janë 5 kandidatët në garë për kryetar të Bordit të AMF-së

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush janë 5 kandidatët në garë për kryetar të Bordit të AMF-së

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për pozicionin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kandidatët që kishin dorëzuar dokumentacionin dhe ishin të ftuar në mbledhjen e sotme ishin z. Julian Naqellari, znj. Sonila Rreshka, z. Endrit Bushati, z. Pajtim Melani, znj. Onorita Jata dhe z. Olsi Çoku.

Komisioni përjashtoi nga gara vetëm znj. Jata për mosplotësim kriteresh ndërkohë që pati diskutime për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kriterin e 7 viteve eksperiencë nga të cilat 5 në tregjet bankare dhe financiare dhe se duhet që tregjet financiare duhet të mbikëqyren nga drejtues profesionistë ekonomistë me eksperiencë.

Kandidati i parë z. Naqellari u shpreh me rezerva për ligjin e ri që rregullon veprimtarinë e kriptomonedhave duke i cilësuar me risk të lartë dhe se ishte skeptik për zhvillimin e tyre. Nga ana e saj znj. Sonila Rreshka relatoi se AMF duhet të bëjë me shumë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të MoneyVal për pastrimin e parave por kryetarja e Komisionit znj. Milva Ekonomi u shpreh se duhet të ishte më e përditësuar pasi tashmë Kuvendi e ka miratuar paketën ligjore sipas rekomandimeve.

Ne vijim, kandidati Bushati u shpreh se kishte një sërë angazhimesh si konsulent përfshirë dhe antarësinë në Bordin e Universitetit të Sporteve.

Ish-kryetari i Bordit z. Pajtim Melani u shpreh se paketa e miratuar e tre ligjeve financiare të miratuara së fundi duhet parë jo vetëm në funksion të zhvillimit të tregjeve financiare dhe mbrojtjes së investitorëve por edhe në harmonizimin mes tregjeve nën mbikëqyrje dhe zhvillimin e teknologjive të reja blockchain në sigurime, tregje financiare por edhe në ndërveprimin me regjistrat e hipotekave/pronave, karteleve të shëndetit publik, kontratave të shërbimeve utilitare, ujësjellës, energji, komunikime elektronike dhe postare etj. Melani u shpreh për tregtimin në Bursë të obligacioneve private(letrat tregtare), emetimin e obligacioneve bashkiake, më tej të atyre qeveritare dhe listimin e aksioneve të shoqërive me kapital shtetëror dhe shoqërive anonime me kapital private.

Gjithashtu u shpreh se AMF do të përqëndrohet në zhvilimin e pensioneve private dhe propozimin pa vonesë pligjit Bonus-Malus për sigurimin e detyrueshëm motorrik.

Kandidati z. Çoku u shpreh se ka eksperiencë të gjatë si këshilltar ligjor sidomos në fushën e gazit natyror dhe këmbënguli sërish në përmirësimin e rregulloreve të AMF-së sipas eksperiencës britanike ku më shumë rëndësi ka cilësia sesa sasia. Kyetarja e Komisionit u shpreh se intereson më shumë idetë për tregun shqiptar të shërbimeve financiare që mbetet shumë lart atij britanik ndërkohë që kandidati Çoku u shpreh se duhet më shumë punë që të mbrohen konsumatorët.

Z.Endrit Bushati e vuri theksin se përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për të rritur shkallen e përafrimit të legiislacionit me BE. Ai shtoi se duhet rritur efikasiteti i mbikqqyrjes financiare për tregjet. Bushati tha se tregu i kapitaleve e fondeve te investimeve dhe pensioneve private është në fazat e para, po duhet ti jepet prioritet për zhvillim.

Kryetari i Bordit është pozicioni më i rëndësishëm në institucionet mbikëqyrëse dhe rregullatore të tregjeve financiare dhe së bashku me Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës formësojnë Grupin Këshilimor të Stabilitetit Financiar. Kryetari Bordit eshte jo-ezekutiv dhe sipas nenit 15 të ligjit “Për AMF” drejton mbledhjen e Bordit, urdhëron ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, i propozon Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoriteti dhe merr kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të Bordit.

Në fund të mbledhjes Komisioni Ekonomisë vendosi që të pesë kandidaturat t’i propozohen seancës së Kuvendit për votim. Aktualisht Bordi i AMF-së është me vetëm 3 nga 5 antarë, në mungesë të kryetarit pas kalimit të z. Mete si drejtor i përgjithshëm dhe zv.drejtorit ekzekutiv, vakant prej vitesh në këtë institucion. /Monitor

Tags: AMFgarekandidatetkryetar bordi

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Aksident në afërsi të Elbasanit/ Fugoni përplaset me dy makina

Qëllohet me thikë një 16-vjeçar në Sukth, dërgohet me urgjencë në spital

Grenell: Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë

Grenell: Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë

ALARMANTE/ Arrihet rekordi i rasteve javore me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

ALARMANTE/ Arrihet rekordi i rasteve javore me koronavirus që nga fillimi i pandemisë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com