Një deputete që do të jetë pjesë ë parlamentit Italian, është njohur gjatë gjithë fushatës zgjedhore si kandidatja “pa fytyre”, pasi në të gjitha takimet nuk e ka zbuluar kurrë fytyrën e saj.Por, pasi u shpall fituese në këto zgjedhje nën siglën e partisë së 5 Yjeve, Piera Aiello duhet të bëhet e njohur për publikun.
“Corriere Della Sera” raporton se ajo do të përfaqësojë tashmë në parlamentin italian, Sicilinë.
Ne gjithë takimet e fushatës ajo nuk e ka nxjerrë zbuluar fytyrën, madje edhe në fletën e votimit ishte vetëm emri i saj dhe emri i partisë përfaqësuese me siglën e M5S.
Kjo e kishte një shkak shumë të fortë. Ajo ishte nuse në derën e një mafiozi, nuse e djalit t vrarë të një personi cilësuar padrino në Itali.
Ajo ishte dëshmitare e vrasjes së bashkëshortit 27-vjeçar më 24 qershor të vitit 1991, por tregon se u gjet duke dëshmuar ne zyrën e gjyqtarit Paolo Borsellino, fare rastësisht, kur shkoi me kunatin. “Dy burra qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës”- ka thënë ajo dhe pas dëshmisë u fut në programin e mbrojtjes se dëshmitarëve.
Ajo ka treguar për historinë e saj edhe ne librin “Mafia e mallkuar”, bërë në bashkëpunim me gazetarin Umberto Lucentini, “The Guardian” dhe disa TV.
Mediat italiane shkruajnë se pas fitores ne zgjedhje, tashme është e detyruar te zbulohet. TIRANA TODAY