Kush është ishulli më misterioz, më i izoluar dhe më i rrezikshëm në planet?

Një ishull i pandikuar nga civilizimi modern. A ekziston? Po. Në Oqeanin Indian, populli sentinelez ka jetuar në një ishull të vogël për më shumë se 60.000 vjet. Ata nuk e duan aspak ndërhyrjen e botës moderne. Njerëzit e ishullit Sentineli i Veriut, kanë sulmuar shumicën e njerëzve që janë përpjekur t’i kontaktojnë ata.

Ishulli i veçantë është pjesë e ishujve Andaman, një arkipelag që përmban mbi 500 ishuj nën kontrollin e Indisë. Një prej këtyre ishujve është Ishulli Sentinel i Veriut, me një sipërfaqe rreth 60 kilometra katrorë.

Sentinelezët kanë ekzistuar për mijëra vjet, dhe janë vendosur në këtë ishull që nga koha e specieve të lashta njerëzore. Studiuesit besojnë se ky fis është një nga të paktët fise më afër njerëzve të parë që kanë ecur mbi Tokë.

Ata janë kryesisht gjuetarë-mbledhës, dhe përdorin harqe dhe shigjeta për të gjuajtur për ushqim. Gjuha që flasin është tërësisht e pakuptueshme, madje edhe për ekspertët apo nga njerëzit nga ishujt fqinjë. Ata jetojnë përkohësisht në disa kasolle.

Më pas fisi lëviz vazhdimisht nëpër ishull për të gjuajtur ose për të kërkuar strehë nga kushtet e këqija të motit si cunamit apo stuhitë. Në fillim të viteve 1800, Perandoria Britanike filloi kolonizimin përreth ishujve Andaman, dhe krijoi aty një koloni ndëshkimore.

Ata lanë jashtë vëmendjes vetëm Ishullin Sentinel. Kontakti i parë i tyre me botën Perëndimore ndodhi krejt rastësisht. Në verën e vitit 1867, një anije tregtare indiane doli jashtë kursit të saj, dhe u përplas me shkëmbinjtë nënujorë koralorë rreth ishullit Sentinel.

Të paktën 100 pasagjerë i mbijetuan kësaj përplasjeje dhe vazhduan të eksplorojnë ishullin, duke mos ditur se një fis i zemëruar do t’i sulmonte 3 ditë pas mbërritjes së tyre. Fisi vendas lëshoi drejt tyre ​​shigjeta me maja hekuri, ndërsa grupi i udhëtarëve filloi të mbrohej me shkopinj dhe gurë.

Kapiteni i anijes nxitoi të kërkonte ndihmë. Ai kontaktoi me një anije të marinës, që do të shkonte në ishull dhe do të shpëtonte udhëtarët e bllokuar aty. Në vitin 1880, një oficer i Ushtrisë së Marinës Mbretërore i quajtur Moris Portman drejtoi një ekspeditë të re në këtë ishull.

Së bashku me njerëzit e fisit sentinelez, ai eksploroi pyjet e ishullit, ndërsa vendasit e udhëzuan atë drejt një fshati të braktisur. Aty nuk kishte njerëz të tjerë përveç guidave. Portman vendosi të vazhdonte më tej me eksplorimin e pyllit. Pas disa ditësh, ai gjeti një familje akoma më tribale dhe vendosi t’i rrëmbente, për t’ua treguar të tjerëve.

Por plani nuk funksionoi dhe aq mirë. Grupi përbëhej nga 4 fëmijë dhe dy të rritur. Të rriturit vdiqën për shkak të kontaktit me sëmundjet moderne, ndaj ata vendosën që t’i rikthenin fëmijët në ishull duke u dhënë dhurata.

Pas kësaj ndërhyrjeje, ishulli u la kryesisht i qetë, përveç rastit kur aty shkoi një i burgosuri i arratisur i burgu Port Blair. Ai u vra menjëherë nga fisi. Ata e bënë këtë me ndërhyrje nga jashtë. Deri në vitin 1960, në ishull nuk pati asnjë ndërhyrje, derikur antropologu Triloknath Pandit vendosi ta studionte atë.

Ai zbarkoi në ishull në vitin 1967 dhe gjeti ashtu si Portman, fshatrat e braktisura. Pandit dhe ekuipazhi i tij eksploruan fshatrat dhe lanë dhurata nëpër kasolle, duke marrë me vete disa sende për studimin e tyre. Disa vjet më vonë, një grup i ri antropologësh donin që të xhironin një dokumentar në ishull.

Policia indiane i ndihmoi ata për t’u mbrojtur nga fisi vendas. Por sapo arritën në ishull, ata u pritën me një breshëri shigjetash me majë hekuri të hedhura mbi varkën e tyre. Ata u zhvendosën në pjesën jugore të ishullit ku sulmi vazhdoi. Në këto kushte u detyruan ta braktisnin si ekspeditën po ashtu edhe dokumentarin.

Në vitin 1981, anija“Primrose” u mbyt pranë ishullit. Ekuipazhi arriti të dilte në breg. Por shumë shpejt lehtësimi se kishin shpëtuar nga mbytja i la vendin tmerrit kur panë sentinelezët që vraponin drejt tyre me armë. Ata luftuan me ta me armë dhe sëpata, dhe ishte marina indiane ajo që i shpëtoi në fund.

Tani le të kthehemi tek antropolog Pandit. Ai e vizitoi ishullin disa herë, për më shumë se 20 vjet derisa në vitin 1991, pati më në fund një takim paqësor me fisin vendas. Ai u shpërndau disa arra kokosi dhe shumë dhurata banorëve të ishullit.

Pas kësaj takimi, qeveria indiane mendoi se kishte ardhur koha ta mbronte ishullin, prandaj ndaloi studimet e tjera, nga frika se njerëzit do të çonin atje mikrobe moderne dhe do ta zhduknin të gjithë fisin. Qeveria nuk do që ta zbatojë ligjin në ishull, edhe pse ai konsiderohet pronë e qeverisë indiane.

Pas cunamit të madh të vitit 2004, qeveria indiane dërgoi një helikopter për të kontrolluar nëse fisi i kishte mbijetuar asaj ngjarje katastrofike. Por ata dukeshin mirë dhe ishin zhvendosur në terrene më të larta për të qenë të sigurt para se cunami të godiste edhe shtëpitë e tyre. Përveç disa shkatërrimeve në ishull, ky lloj fisi duket se përshtatet lehtësisht me ndryshimet natyrore.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/the-most-mysterious-isolated-and-dangerous-island-on-the-planet-a63a49bb1f5a

Përshtatur nga TIRANA TODAY