Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja

Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe dhe aeroporte. Opozita politike është ajo formale, PD, LSI dhe gjithë gjallesat satelitore simbiotike që pushteti i ka lënë në pritje të një oferte më të mirë. Kjo opozitë ka qëllim absolut pushtetin. Lufta civile në PD e vërteton plotësisht këtë.

Kjo nuk ka lidhje me interesat e vendit, por me pushtetin brenda PD-së. Duke përjashtuar Berishën, Basha mori një vendim kundër bindjeve, ose të paktën kundër frikës së vet, ndërsa Berisha, ai që e vuri dhe kurrë nuk e përzuri Bashën, tashmë papritur zbuloi se ky qenka poliagjent i Ramës, Sorosit dhe (disa) amerikanëve që nuk e duan. Ndërsa opozita morale, ajo që gjykon se problemi nuk është një parti apo tjetra, por mungesa e moralit në politikë, është sot e dëshpëruar, e çorientuar dhe e paorganizuar.

Kjo opozitë nuk e gjen veten askund. Shpresa e saj e vetme deri tani ishte minimaliste: të paktën të ikin hajdutët në pushtet. Tani që u vërtetua se rilindja është e aftë të marrë mandat të ri, pothuajse pa u lodhur dhe me luksin e arrogancës, kjo opozitë është ako[1]ma më e pezmatuar. PD-ja do ta zgjidhë në një mënyrë a një tjetër konfliktin e brendshëm. Dikush do të jetë gjithsesi kryetar i PD-së, i cilësdo PD. Por kjo nuk i bën asnjë punë opozitës morale, sepse kjo opozitë nuk ka të njëjtët objektiva me opozitën formale. PD-ja në dy pjesët e saj përfaqëson Bashën e Berishën, por nuk përfaqëson më “duart e pastra”, të përndjekurit, lirinë dhe demokracinë.

Ajo përfaqëson 2 grupe që luftojnë se kush do të marrë të drejtën për të qenë në vendin e duhur kur Rama të lodhet me pushtetin, ndërkohë që Ramën ka më shumë gjasa ta mposhtë prostata apo Alzajmeri sesa opozita. Opozita ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet: bashkimin me opozitën morale të vendit. Kjo është sfidë e vështirë duke pasur parasysh se PD-ja ka bërë dhe po bën gjithçka për të vërtetuar se nuk e ka shumë merak moralin në politikë.

Në 2005, Berisha krijoi iluzionin e një aleance me opozitën morale të vendit, iluzion të cilit i dha dërmën brenda pak kohësh. Në 2021 është e pamundur që t’u shesësh shqiptarëve iluzione. Madje, është e vështirë që t’u shesësh edhe shenjtorët, në kushtet kur askush nuk beson më tek askush. Shqipëria nuk është e djathtë. Shqiptarët dalin të majtë nga materniteti. Që e djathta të fitojë, do të duhet të bashkojë votat e atyre që presin radhën për t’u zënë vendin socialistëve në plaçkitjen e asaj që mbetet me votat e atyre që pikërisht duan të votojnë që plaçkitja të përfundojë.

Duhet të bashkojë gjithashtu edhe votat e atyre që nuk duan të dëgjojnë më për politikën. Prandaj, pyetja se kush do ta marrë PD-në nuk ka asnjë kuptim për opozitën morale të vendit. E vetmja rëndësi e kësaj pyetjeje është e natyrës sportive. Pyetja e vërtetë është a mundet PD-ja që, përtej Bashës e Berishës, të gjenerojë një udhëheqësi morale për të bashkuar të pabashkueshmet.

Tags: bashaBerishaermal hasimja

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

U kap me 49 kg kokainë/ Refuzohet për herë të dytë lirimi i Selim Çekajt

U kap me 49 kg kokainë/ Refuzohet për herë të dytë lirimi i Selim Çekajt

Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?

Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com