Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia paturpshëm mohon gjenocidin në Srebrenicë – vendin ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90. Më 11 korrik bëhen 27 vjet nga kjo masakër, e cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit…”, shkroi Kurti në Facebook.

Autoritetet në Serbi, por edhe udhëheqësit e serbëve të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.

Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.

Masakra e Srebrenicës ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, më 1995. Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por, ai mund të njihet duke u pranuar”, shkroi Kurti në Facebook.

Kosova është në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Procesi ka nisur në vitin 2011, mbi një dekadë pas përfundimit të luftës në Kosovë, të iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb.

Gjatë luftës së viteve 1998/99, në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1,600 persona. /evropaelire

Tags: Albin Kurtigenocidikryeministri i KosovesSerbiaSrebenica

TË LIDHURA

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë
Rajoni

TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë

09:28 | 05/06/2025
Dalin pamjet e frikshme nga djegia e Universitetit italian
Rajoni

Dalin pamjet e frikshme nga djegia e Universitetit italian

14:49 | 04/06/2025
Next Post
Moment i frikshëm/Kamioni udhëtonte në anën e gabuar, shmang përplasjen me makinën (VIDEO)

Moment i frikshëm/Kamioni udhëtonte në anën e gabuar, shmang përplasjen me makinën (VIDEO)

Moti për sot/ Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave

Moti për sot/ Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave

Panik kur tërmeti “trondit” një shkollë në Kinë (VIDEO)

Tërmeti godet Greqinë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova në Dibër,
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova në Dibër,

by mirseda
14:05 | 05/06/2025
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të drogave...

SHBA i kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e dëbuar

SHBA i kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e dëbuar

13:46 | 05/06/2025
Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim

13:25 | 05/06/2025
Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

12:47 | 05/06/2025
Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com