Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Inflacioni në Kosovë/Qeveria Kurti me pako të re mbështetëse për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se “ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu “po vepron Rusia sot”.

“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, tha kryeministri Kurti.

Ai porositi se bota po përballet me rikthimin e politikës fashiste, që tha se po sponsorizohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Pikërisht sot është rikthyer në rend të parë rëndësia e të qenit anti-fashist, kundër diskriminimeve me bazë gjinore, etnike, fetare, kundër çdolloj diskriminimi”, theksoi Kurti.

Kurti tha se Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike e kulturore, “në linjat e autokracisë e të despotizmit, të agresionit dhe gjenocidit”.

Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë Moskën për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kosova i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Po ashtu, institucionet u kanë ofruar strehim të përkohshëm disa gazetareve ukrainase.

Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe llogaritë në Moskën kur bëhet fjalë në bllokimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog që ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia thotë se do një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /evropaelire

Tags: Albin Kurtikryeministri i KosovesSovraniteti

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.
Rajoni

Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.

12:42 | 21/03/2026
Next Post
Haklaj bën deklaratën e fortë: Figura të PD-së, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit

Haklaj bën deklaratën e fortë: Figura të PD-së, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: Abonetë e urbaneve, falas për studentët

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës: Abonetë e urbaneve, falas për studentët

Antonela Berisha: Mashkulli duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet! Mos të më afrohet po nuk ishte bos

Antonela Berisha: Mashkulli duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet! Mos të më afrohet po nuk ishte bos







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi
Bota

Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi

by mirseda
14:40 | 21/03/2026
0

Organizata mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, ka bërë thirrje për “përmbajtje...

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze

14:38 | 21/03/2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

14:20 | 21/03/2026
Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

14:09 | 21/03/2026
Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

Rama: Jemi në pushtet falë grave, synojmë të kalojmë 34% përfaqësim.

13:51 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com