Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.

Kurti i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan, Joe) Biden, do të duhej të bëhej marrëveshja, mirëpo sa më herët që bëhet, aq më kollaj është. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Është e qartë, Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë”, tha Kurti.

Në takimin e së martës në Bruksel, Vuçiç tha se me delegacionin e Kosovës nuk janë pajtuar “absolutisht për asgjë”.

Në këtë takim, Kurti tha se ka ngritur çështjen e të pagjeturve dhe shtoi se nuk ka parë gatishmëri nga pala serbe për këtë çështje.

“Nuk duket që ka gatishmëri (nga Serbia) për t’u marrë me njerëzit përgjegjës të asaj kohe, të cilët, fatkeqësisht, janë edhe në pozita shtetërore. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputetë me votat e qytetarëve, por për njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm, në ato pozita që i kanë”, u shpreh Kurti.

Palët paralajmëruan se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet në fund të muajit korrik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve./REL

Tags: Albin KurtiBrukselJoe Bidenmarrreveshja kosove-serbi

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Euro 2020/ Francë-Gjermani, sonte, 21:00 nis artileria e rëndë, duel  prestigji

Euro 2020/ Francë-Gjermani, sonte, 21:00 nis artileria e rëndë, duel prestigji

Video/ Laboratori në Wuhan, shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me krimb

Video/ Laboratori në Wuhan, shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me krimb

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Ca pak arsye, pse fitorja e Bashës është normale…







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme
Bota

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme

by mirseda
18:11 | 14/03/2026
0

Më shumë se 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, janë vrarë në Lindjen e Mesme...

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

17:47 | 14/03/2026
Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

17:32 | 14/03/2026
Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë

Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë

17:13 | 14/03/2026
PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

16:42 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com