Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kurthi me Kushtetutën, si lojë e Ramës për pushtet

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kurthi me Kushtetutën, si lojë e Ramës për pushtet

Nga: Desada Metaj

Nëse do të kuptosh se ç’po ndodh me krizën politike në Shqipëri, së paku duhet të dish të lexosh Kushtetutën ose të gjesh kohë dhe durim të kuptosh ata që prej disa ditësh shpjegojnë ligjin themeltar të shtetit. Por meqë shpjeguesit, interpretuesit dhe ligjvënësit kanë opinione të ndryshme për çështjen nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën, shqiptarit të zakonshëm i mbetet të vrasë mendjen vetë të kuptojë çfarë po ndodh.

Në rastin më të keq, ai mund të kërkojë të dëgjojë gjykimin e tij në dorë të shumicës dhe opozitës para se ta ndajë mendjen.

Por në këtë pikë, çdo qytetar e kupton fare thjesht se kriza në vetvete nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën, as me ligjin: ajo është fund e krye politikë.

Dhe politika, sipas rastit, e përdor Kushtetutën dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese për ta zhvendosur debatin atje ku duhet të jetë, jo te mungesa e ligjeve, por e vullnetit për t’i zbatuar ato.

Nëse kriza sot duket kaq intriguese dhe e veshur me fjalën e madhe “kushtetuese”, zanafilla e saj në të vërtetë nuk është Kushtetuta, por krimi dhe bandat që u blenë votat në zgjedhjet e vitit 2017 dhe shtrembëruan vullnetin e popullit që shenjtëron Kushtetuta.

Dhe vjedhja nuk u frymëzua nga Kushtetuta dhe këtë nuk ka nevojë ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Në Shqipëri, madje, ka ligje nga më të ashprat në botë kundër atyre që blejnë votën, sidomos kur këtë e bëjnë kriminelët e organizuar.

Në Shqipëri ka ligje, por nuk ka prokurori profesionale dhe hetim të pavarur. Pikërisht, drejtësia e munguar për dhunimin e vullnetit të njerëzve është thelbi i krizës së vështirë për t’u zgjidhur.

Prokuroria dhe Gjykata kanë pasur mjaftueshëm prova dhe kohë për të hetuar dosjet famëkeqe ndërkombëtarisht, “339” dhe “184”. Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët që kanë mbetur ende në detyrë, e kanë kuptuar se për të vijuar karrierën duhet të bëjnë siç bëjnë shefat e tyre: t’i shërbejnë qeverisë, verbërisht dhe pa asnjë peng, sepse në fund të ditës dikush pranë Kryeministrit do të kujdeset që vetingu për ta të jetë një provim shtesë dhe jo prova e vërtetë e ndershmërisë dhe profesionalizmit.

Sot, të zhytur në krizën që e ka ndarë vendin dhe shoqërinë, si në vitet e errëta të përplasjes civile, mjeshtëria e mpakur dhe e plakur e Edi Ramës nuk synon gjë tjetër veç shmangies nga realiteti dhe problemi i vërtetë i qeverisjes së tij.

Në kushtet kur ish-ministra apo bashkëpunëtorë të afërt të Kryeministrit dalin qartas si shefa apo vartës të banditëve dhe kriminelëve gjatë dhe pas procesit zgjedhor, sigurisht është luks të diskutosh në Kuvend apo publik për Kushtetutën dhe zbatimin e saj.

Me frikën se ndoshta të tjera përgjime do të risjellin në vëmendje jo vetëm abuzimet milionëshe të ministrave, por edhe banditizmin e rrënjosur thellë të “rilindjes”, Edi Rama nuk lodhet së përdoruri “agjenturën ruse” si bashkëpunëtore të opozitës.

Kryeministër, që do hyjë në histori si njeriu që e mbajti vendin e tij jashtë BEsë, sa herë ndonjë qeveri europiane flet apo kërkon t’u rivendosë vizat shqiptarëve, nxjerr nga sirtarët librat dhe filmat e vjetër me spiunazhin rus.

Me shpresën se një popull që kulmin e audiencës e arrin me telenovelat, do të ripërtypë trillin e radhës me armiq të financuar nga Rusia.

Në këto kushte, ata që mendojnë se Edi Rama po e përjeton keq krizën e ndoshta do të ulë tonet për të gjetur një zgjidhje, ndoshta gabohen rëndë.

Sepse Kryeministri është më i qartë se kurrë, se tashmë është momenti të përdorë çdo metodë a mekanizëm për ta mbajtur ende në pushtet.

Është i gatshëm të përdorë çdo bashkëpunëtor e prokuror të vetofruar për të kaluar vetingun, çdo ish-ministër, çdo ish-deputet apo deputet ish-listash opozitare, apo çdo parti të rilindur nga riciklimi i mbetjeve të opozitës.

Është i gatshëm të bëjë paqe dhe me atë që sot e shan më fort.

Edi Rama nuk ka për qëllim të zgjidhë krizën, as të shkarkojë Presidentin, madje as të ndryshojë datën e zgjedhjeve.

Edi Rama do thjesht të zgjasë pushtetin dhe jetën e tij politike, duke dashur të përdorë për këtë edhe opozitën.

Ndaj, më shumë se debatet kushtetuese, thirrjet qesharake të prokurorëve të “nëndetëses 105”, opozita dhe PD-ja duhet të angazhohen qartas në pozicionet dhe kërkesat e tyre.

Ata nuk duhet të merakosen shumë për Kushtetutën, të cilën Edi Rama mund ta ndryshojë në çast me fuqinë e aleancës së tij euroatlantike me Gjuzët dhe përfaqësuesit parlamentarë të Bajrave, Shullazëve dhe Addylajve.

 

Tags: desada metajkrizaKushtetutashqiperi

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
EMRI/ Arrestohet anëtarja e AMA-s, dyshohet se i dha licencë kabllore Çapjave

EMRI/ Arrestohet anëtarja e AMA-s, dyshohet se i dha licencë kabllore Çapjave

Shehi zbulon planin e opozitës, ja kur do mbahet protesta kombëtare e radhës

Shehi zbulon planin e opozitës, ja kur do mbahet protesta kombëtare e radhës

Strazimiri: Llesh, po shkel betimin ndaj Republikës

Strazimiri: Llesh, po shkel betimin ndaj Republikës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com