pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetholiganbetkulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kursimet e jetës i harxhon për shtëpinë, por pasi kthehet nga emigracioni e gjen të zaptuar

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Sefedin Koçi, një emigrant shqiptar që jeton në Alaskë të SHBA-ve, tregon në emisionin “STOP”, historinë e tij të mashtrimit me një apartament të blerë në Kamëz. Koçi thotë se pagoi 40 mijë euro për blerjen e shtëpisë dhe 20 mijë të tjera për arredimin e saj, të cilën më pas e lëshoi me qira.

Në pritje të hipotekës nga investitori i “Riza Konstruksion”, Koçi mëson se shtëpinë e tij po e merrte përmbarimi. Gjithçka kishte ardhur për shkak të një borxhi, që ndërtuesi Meminaj i kishte marrë një tjetër personi, Edmond Lyboshës.

Në një bisedë të regjistruar mes qytetarit Sefedin Koçi dhe ndërtuesit Viktor Meminaj, ky i fundit thotë se ka ngelur trokë dhe për më tepër i merr edhe para për karburant klientit të tij të mashtruar.

“Në vitin 2008 kam blerë një apartament në Mëzez. Ia kam blerë Viktor Meminajt, para noterit kemi bërë kontratat dhe i kam paguar paratë, një vlerë prej 40 mijë eurosh. I kam paguar paratë në dorë para noterit. Në vitin 2011 kam qenë këtu unë, që më është dorëzuar ky apartament nga vetë inxhinieri me çelësa në dorë, me procesverbal”.   

Sefedin Koçi jeton në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj hyrjen, që iu bleu dy sipërmarrësve, e lëshoi me qira.  “Nga viti 2011 e deri më vitin 2017 ka qenë me qira”, shprehet Koçi. Por 7 muaj më parë, vëllai i tij e lajmëron se kishte shkuar përmbarimi për t’i bllokuar hyrjen.

“Kur vij nga Amerika me fëmijët, shkoj dhe i bie derës, kur shoh unë një femër. I them: ‘Ça do ti këtu?’, ajo më thotë mua: ‘Ti ça do këtu?’. I them unë që kjo është hyrja ime dhe ajo më thotë që ishte me qira. I them: ‘A ka mundësi të dalësh?”, ajo thotë: ‘Jo, e ka pronari me hipotekë këtë hyrje!’.”

Sefedin tregon se apartamentin, për të cilin pagoi 40 mijë euro dhe investoi 20 mijë të tjera, e kishte blerë Edmond Lybesha me 13 mijë euro. Problemi me apartamentin ka ndodhur për shkak të kontratës që është lidhur midis investitorit të kompleksit dhe një subjekti privat.

Koçi ka zhvilluar një bisedë  me investitorin Viktor Meminaj në një kafene, ku është filmuar gjithçka nga kamera e fshehtë e emisionit “STOP”.

Investitori Meminaj – Unë kam thënë deklaratë noteriale me ty… që të kam 40 milionë lekë.

Sefedin Koçi – Po asnjë lekë nuk i ke atij? Ta ka bërë ai me presion?

Investitori Meminaj – Po, po! Dhe një gjë tjetër, tani janë bllokuar dy hyrje del më mbrapa, më mbrapa, që unë më ka dhënë ai përmbaruesi 17 mijë euro mua, merr vesh tani?

Sefedin Koçi – Ky, Fatos Alimadhi? Edhe ky është grup me ata apo jo?

Investitori Meminaj – Ky është brënda…

Sefedin Koçi – Ky është mafie?

Investitori Meminaj – Po, ore, po!

Sefedin Koçi – Ky është kryesori, Lybesha?

Investitori Meminaj – Me këtë e kam bërë unë deklaratën noteriale.

Sefedin Koçi – Ama, lekë s’i ke fare atij? E e ke bo kot ti atë?

Investitori Meminaj – Është bërë kot kjo. Puno me skela, gjëra, çfarë lekë, o burrë?!

Koçi tregon për emisionin “STOP”:

“Këtu është një grup mafioz, Fatos Alimadhi, Lefter Cani, “Riza Konstruksion”, Viktor Meminaj dhe Edmond Lybesha, ky që ka blerë 13 mijë euro hyrjen. Si ka mundësi ta blesh nga 60 mijë euro, që më ka shkuar mua, 13 mijë euro?”.

Por investitori vazhdon absurditetin, duke i kërkuar lekë Sefedin Koçit.

Investitori Meminaj – Tani do iki në Himarë.

Sefedin Koçi – Kaq kam unë. 50 mijë lekë.

Investitori Meminaj – Nuk më del për naftë mua…

Sefedin Koçi – Aq kam unë…

Investitori Meminaj – Do më japësh 70! Bëj çfarë të duash 70 ose 80!

Sefedin Koçi – Unë kam 50 mijë lekë.

Investitori Meminaj – T’i hedh naftë…

Sefedin Koçi – Ku do shkosh ti ?

Investitori Meminaj – Do iki në Himarëëëë … do iki në Himarë po të them unë oreee …

Sefedin Koçi – Ej! Po si je katandis kështu ore?

Investitori Meminaj – E lere tashi …

Sefedin Koçi – Na këto 50 mijë lekë, t’i kesh për naftë dhe 10,  60 …

Investitori Meminaj – Më jep edhe një 10-she tjetër!

Sefedin Koçi – S’kam, 60. A i ke për naftë deri në Vlorë, ku do shkosh?

Investitori Meminaj – Ta kem edhe një 10-she për policët rrugës.

Takimi i dytë.

Sefedin Koçi -Tani, unë po të jap 50.

Investitori Meminaj – Më jep edhe 50 të tjera … aman!

Sefedin Koçi – Hahahahahaha…

O sa keq, që je katandis more! Po si je katandis kështu?

Investitori Meminaj – Iku ajo tani … Më jep edhe një 50-she?

Sefedin Koçi – S’kam më, për Zotin!

Moszbatimi i kontratës, ku thuhej se Meminaj i kishte marrë një borxh Lyboshës, shkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe çështja iu caktua gjyqtarit Agron Zhukri, i cili vendosi që të bëhet një urdhër – ekzekutimi. Por gjyqtari ka harruar të analizojë këtë kontratë për të parë nëse bilancet financiare të “Riza Construction” janë fiktive apo të vërteta.

Në vitin 2014, në ekstraktin historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” nuk është deklaruar borxhi prej 40 mijë eurosh që i kishte Viktor Meminaj, Edmond Lybeshës.  

Sefedin Koçi zhvilloi një telefonatë me përmbaruesin Fatos Alimadhi.

Përmbaruesi F. Alimadhi – Unë nuk kam bërë asnjë lloj pazari me Viktorin, miku im.

Sefedin Koçi – Ashtu ëëëë?

Përmbaruesi F. Alimadhi – Po! As e kam takuar asnjëherë, në do të dish ti.

Sefedin Koçi – Ti vajte njëherë në fillim me shkep hyrjen, ti atje.

Përmbaruesi F. Alimadhi – Po lëri këto! Ç’i ke këto ti, more, për të më thënë këto gjëra mua? Po pra! Asnjëherë s’e kam takuar.

Sefedin Koçi – Je kështu, burrë i ndershëm ti ëëë?

Përmbaruesi F. Alimadhi – Po, pjesërisht.

Më pas u takua me përmbaruesin tjetër, Lefter Canin.

Përmbarues L.Cani – Unë jam me ligjin, nuk e thy dot, ligjin e kam frikë.

Sefedin Koçi -Ti ke frikë ligjin, ëë? Për të shkatërruar shtëpi, ti s’ke frikë ë?

Përmbarues L. Cani – Po pati urdhër – ekzekutimi, zbato ligjin, nuk të gjen gjë asnjëherë.

Shko merri lekët dhe mos më hajde mu! Shko merrja lekët atij, se ka lokal, ka dyqan, ka shtëpia. Ik e merrja!

Meqenëse përmbaruesi Cani është në dijeni të pronave të tjera të Viktor Meminajt, pse nuk sekuestroi ato, por sekuestroi apartamentin që i ishte shitur Sefedin Koçit?

“Kërkoj nga prokurori i përgjithshëm që kjo hyrje të bllokohet, kush ka paguar paratë ta marrë!”, shprehet i revoltuar Koçi.

Tags: e gjene jetësi harxhonkthehetKursimetnga emigracionipër shtëpinëpor pasitë zaptuar

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Lopetegui: ‘Tifozë, na mbështesni kundra Shqipërisë’

Imami Elvis Naçi përgjigjet për deklaratat e bëra për gratë

Shtypi i ditës, 4 tetor 2017







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com