Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kurbanet e fatkeqësisë dhe ata të babëzisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PPP-të e fundit të rrugëve me kosto të fluturuara dhe memoriali turk

Nga Preç Zogaj

Në rendin e ditëve është përballimi i pasojave të tërmetit- një ndërmarrje e stërmadhe që ka thirrur në kauzë qeverinë dhe agjencitë e saj, shoqërinë civile, familjet, individët, opozitën, vendet mike që po na gjenden pranë. Të gjithë po bëjnë pjesën e tyre në një përpjekje që sa vjen e koordinohet e vetkoordinohet më mirë brenda të njëjtit qëllim: si të kalohet tragjedia, si të shpëtohen sa më shumë jetë të rrezikuara, si të shmangen sa të jetë e mundur tragjedi të tjera, si të ndihmohen të pastrehët dhe të shokuarit, si të rifillojnë jetën qytetet dhe qytezat e mbërthyera nga frika, si të ripajtohemi shpirtërisht e mendërisht me tokën tonë, që ka formën e pëllëmbës në hartë , siç thoshte poeti i ndjerë Ndoc Gjetja, pëllëmbë e dashur që siç na ka përkëdhelur shumë herë, na ka goditur këtë herë.

 

Kjo përpjekje epike sa ka nisur. Ajo do të shtrihet gjatë në kohë.

Por nuk është shpejt të fillojmë të flasim për shkaktarët e katastrofës. I pari është vetë tërmeti që godet gjithnjë, si një fuqi e verbër, jetët, shtëpitë, pronat. Kalendari shumëshekullor i tërmeteve është një histori kurbanesh. Gati-gati nuk quhet termet ai që nuk ka kurbane. Ky i orës katër të mëngjesit të së martës klasifikohet te tërmetet e mëdha (jo ndër më të mëdhenjtë, ai i 15 prillit të vitit 1979 ka qenë një ballë më shumë). Por hyn te ato që nuk do të harrohen kurrë për shkak të bilancit të viktimave dhe dëmeve të tjera. Ai goditi si fantazma e një përbindëshi natën, kur njerëzit ishin në gjumë. Brenda tridhjetë sekondash disa ndërtesa në Durrës dhe Thumanë u shemben, dhjetëra njerëz përfunduan nën rrënoja si në një apokalips, qindra te tjerë u lënduan, një numër i madh, ende i papërcaktuar pallatesh e banesash u bënë të pabanueshme. Tërmeti ka pjesën e vet në këtë plojë. Mediat tona i kanë dhënë një vend të dukshëm, jo pa qëllim, deklaratës së një sizmologu nga Italia se një termet i tillë mund të kishte pasur edhe katërqind të vrarë. Mund të jetë kështu, mund të jetë e kundërta. Hamendjet janë një festival ektremesh. Përpara kemi faktet që flasin vetë.

 

Numri i viktimave e ka kaluar atë të tërmetit të tmerrshëm te 15 prillit 1979 që, siç e thamë, ishte më i fuqishëm se ky i 26 nëntorit 2019. Dyzet të vdekur patëm atëherë, dyzet e nëntë kemi tani. Të plagosur e të lënduar janë mbi nëntëqind persona. Dëmet materiale po llogariten. Edhe ato ngjajnë të jenë shumë të mëdha .

Krahasimet janë të vetvetishme kur flasim për këto bilance. Edhe pse nuk thonë gjithçka, duke qenë se bilanci i dëmeve të një tërmeti nuk varet vetëm nga forca e tij. Por krahasimet ndihmojnë ndërkaq për të nxjerrë në pah çfarë i përket fatkeqësisë natyrore dhe çfarë u përket neglizhencave, papërgjegjshmërisë, grykësisë dhe babëzisë njerëzore në bilancin e dëmeve.

Për ta nisur nga e fundit, ploja e babëzisë është ulëritëse në këtë katastrofë. Disa pallate dhe disa hotele në brezit turistik të Durrësit janë shembur si të ishin prej kartoni dhe kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Po të ishin ndërtuar brenda parametrave të cilësisë dhe sigurisë sizmike nuk do të ishin shembur. Kjo duket shumë e qartë, pa qenë nevoja e një ekzaminimi profesional. Lajmet për rrafshimin e disa hoteleve janë një gjemë e shtuar në gjëmën që ka pllakosur. Për jetët e pakthyeshme që morën pikësëpari. Për damkën që i vunë hotelerisë sot dhe në të ardhmen. Për vdekjen e turizmit, pse jo, në bregdetin e Durrësit. Në fakt hotelet që ranë ashtu janë antireklama më fatale që mund t’i bëhej turizmit shqiptar. E njëjta gjë me pallatet e pabanueshëm në gjendje nokdauni në Durrësin e dashur, të cilin e kishim një vitrinë të Adriatikut, por që për 30 sekonda u shndërrua në një qytet fantazmë.

Hotelet janë ndërtuar tani vonë, në erën e re të biznesit të turizmit. Presupozohet se do të ishim më të sigurtët, më komodët. Pallatet gjithashtu janë ndërtuar në erën e re të nismës së lirë. Lakmia për dy lekë më shumë e atyre që i projektuan, i financuan, i ndërtuan, i menaxhuan, i shiten- lakmi e ngjyer tashmë me gjak- është një krim që njerëzit përgjegjës nuk duhet thjesht ta mbajnë në ndërgjegje, por ta shpaguajnë ligjërisht. Nuk e di tani a ka filluar ndonjë hetim penal për katastrofën prokuroria e Durrësit apo ajo e Krimeve të Rënda. Sekush duhet të bëjë punën e vet, prokurorët as nxjerrin kufoma e të mbijetuar nga gërmadhat, as ngrenë çadra. Puna e tyre është të hetojnë dhe çojnë në gjykatë peronat që kanë përgjegjësi penale në këtë tragjedi. Ligji duhet t’u qepet e t’i gjeje kudo ku janë kriminelet me kollare të 26 nëntorit: në zyrat e bashkive ku jepen lejet e ndërtimit, në zyrat e tjera të pushtetit vendor e qendror ku ndërtimet duhet të kontrollohen e certifikohen para përdorimit, në zyrat e qeverisë ku mosveprimi sipas ligjit i zyrtarëve të lartë të fushës i ka dhënë një dorë krimit të madh të abuzimit me ligjshmërinë dhe standardet e ndërtimit, në zyrat e firmave dhe subjekteve private që kanë ngritur këto ndërtesa duke “kursyer” në parametrat e cilësisë dhe sasisë së materialeve të ndërtimit, apo duke eliminuar kolonat mbajtëse për të fituar sa më shumë sipërfaqe të shfrytëzueshme. Botës nuk do t’i mungojnë kurrë lakmitarët e pacipë, xhambazët me shpirt të prishur, të verbuarit nga etja për tu pasuruar në rrugë të paligjshme. Për ketë është shteti, autoriteti publik, qeveria, bashkia, agjencitë e kontrollit. Për të frenuar e mbajtur në kanalet e ligjit këto tundime vrastare. Babëzia e privatëve akuzon qeveritë. Neglizhencat në verifikimin e ndërtesave të vjetra si ato në Thumanë akuzojnë pushtetin vendor dhe qendror. Vdekjet e paralajmëruara akuzojnë gjithë një piramidë zyrtarësh nga një qeveri në tjetrën. Disa prej të cilëve janë paguan nën dorë për të dhënë leje ndërtimi e leje shfrytëzimi symbyllur.

Bilanci tragjik i babëzisë dhe papërgjegjshmërisë është më i madh se bilanci i fatkeqësisë. Mund të duket e rëndë ta themi por duhet ta themi : tërmeti i 26 nëntorit u ngrit vrullshëm nga thellësia e nëntokës sonë dhe bëri “ kontrollin” e munguar të ndërtimeve në rajonin e Durrësit, Thumanës, Laçit, Lezhës dhe Tiranës gjithashtu. “Kontrollin” që duhej të kishin bërë autoritetet. Fatmirësisht pallatet e reja në Tiranë dhe shumë syresh në Durrës, Laç dhe Lezhë u qëndruam goditjeve. Nuk e kishim këtë verifikim. Së paku për një termet të magnitudës 6,4 të shkallës Rihter. Dhe gjithë sa jemi banorë në këto qytete- më shumë se një milion- dhe bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit kemi falënderuar këto ditë me dorë në zemër arkitektët, inxhinierët, sizmologët , ndërtuesit dhe sipërmarrësit privatë që respektuan parametrat dhe menduan për jetët tona pa na njohur e pa i njohur, edhe kur mund të mos i kishin respektuar ato parametra, siç kanë bërë të papërgjegjshmit lakmitarë. Në verbërinë e vet, teksa u mund nga ndërtesat e forta, tërmeti i se martës fshiu ndërkaq nga faqja e dheut apo vuri buzë greminës gjithçka që nuk i rezistoi provës dhe mbolli vdekje e lëndime më shumë se paraardhësit e njëqind viteve të fundit. Kjo ishte hakmarrja e ligjësive. Ky ishte çmimi i lartë që paguan familjet e goditura dhe mbarë vendi. Çmim që nuk është fiksuar akoma. Që do të jetë akoma më i lartë se sa e dimë tani. Që nuk duhet lënë për asnjë arsye në havanë e anonimes, ku askush s’jep llogari para ligjit. Tërmetit të natyrës i duhet dhënë përgjigje me “tërmetin” e ligjit për pjesën ku fajin e kanë njerëzit.

Tags: komentprec zoga

TË LIDHURA

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët
Aktualitet

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Next Post
Rikthimi i vizave, Soreca mesazh qeverisë shqiptare

“Histori që të thyejnë zemrën”, Soreca premton mbështetjen e BE për të prekurit

Çfarë janë dritat e çuditshme që shihen në qiell gjithmonë para tërmeteve

Çfarë janë dritat e çuditshme që shihen në qiell gjithmonë para tërmeteve

UEFA premton mbështetje: Ndihmoni Shqipërinë, po kalon një moment të vështirë

UEFA premton mbështetje: Ndihmoni Shqipërinë, po kalon një moment të vështirë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com